GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U arrestua në mes të Bllokut, flet DJ Cerry: Isha me djalin e më thanë…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U arrestua në mes të Bllokut, flet DJ Cerry: Isha me djalin e më thanë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak kohë më parë Policia e Gjirokastrës arrestoi shtetasin Ardian Kola, i njohur për publikun si Dj Cherry, pasi akuzohej se transportonte emigrantë të paligjshëm. Dj Cherry në një intervistë për JOQ ALBANIA ka treguar se si qëndron e vërteta rreth këtij lajmi që bëri bujë kudo në media por dhe akuzave që rëndojnë ndaj tij, ndërsa tregon të gjithë kalvarin e natës kur ishte ndaluar nga Policia e Gjirokastrës ndërkohë që ishte në makinë me djalin e tij.

Sipas tij, në rrëfimin e bërë, e gjitha ndodhi pas një debati me një efektiv të Policisë së Rendit. DJ thotë se pas kësaj ngjarje dhe akuzave që s’kanë lidhje me të, ai ka vendosur të largohet jashtë Shqipërisë bashkë me familjen e tij.

“Unë jam Ardian Kola. Historia ime është mëse e thjeshtë. Tani jam në “arrest shtëpie” për një shpifje. Isha në pushime në Vlorë, pastaj në Sarandë. Mora djalin dhe do e sillja në Tiranë. Në Gjirokastër më ndaloi patrulla. Duke qenë se isha me shapka dola zbathur. Arsyeja e ndalimit ishin xhamat e zinj. Iu prezantova, punoj në media. Si e kemi ne shqiptarët. Aty plasi debati, ai mund të ishte gabimi im. Ishte polic i vetëm. Polic rendi, jo rrugor. Kush jam unë, kush je ti, këto debatet banale. Hip në makinë tha, më jep dokumentat tha se nuk ikën ti pa na lënë diçka. Ika dhe mendova për djalin pastaj. E lashë makinën 2 km më tutje. Lashë makinën, mora çunin. Prita. Makinën ia kisha marrë me qera se lëviz shumë gjatë verës. U arrestova më vonë në mes të Bllokut. Më shoqëruan, nuk më jepnin asnjë lloj informacione. Kam ikur Tiranë-Gjirokastër me pranga. Sipas policit unë paskam qenë me emigrantë. Policia konstatoi se nuk kishin lidhje me mua, Prokuroria kërkon burg. 7 vjet burg kërkojnë më duket. Tani jam me arres shtëpie. Është e turpshme, kam vendosur që të iki nga ky shtet. Pres vetëm vendimin e Gjykatës. Përtej shakave, më ndihmoi zoti që qëllova me gjyqtar të saktë, se përndryshe këtu…,”-u shpreh ai në intervistën e tij.

38-vjeçari u arrestua pasi dyshohej se ishte autor i dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Sipas burimeve zyrtare më datë 19 qershor, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Kola nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin. Ai ka vazhduar lëvizjen me shpejtësi dhe më pas ka braktisur automjetin me të cilin dyshohet se po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

Etiketa: Dj CherryPoliciashpjegon

Lajme të lidhura

Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Kuvendi mblidhet pas protestave të vazhdueshme të lëvizjes studentore, Rama ikën jashtë vendit

07:44 - 22/10/26
Protestat e studentëve, senatorja amerikane mesazh Ramës: Mbro qytetarët dhe lufto korrupsionin!
Aktualitet

Protestat e studentëve, senatorja amerikane mesazh Ramës: Mbro qytetarët dhe lufto korrupsionin!

07:26 - 22/10/26
“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit
Aktualitet

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

22:19 - 21/10/26
Para
“Çmenden” Ronaldo dhe Georgina, shpenzojnë 21 milion euro për…

“Çmenden” Ronaldo dhe Georgina, shpenzojnë 21 milion euro për...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Kuvendi mblidhet pas protestave të vazhdueshme të lëvizjes studentore, Rama ikën jashtë vendit

07:44 - 22/10/26

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot, në orën 10:00, seancën e radhës plenare, në një klimë të tensionuar politike...

Lexo më shumë
Protestat e studentëve, senatorja amerikane mesazh Ramës: Mbro qytetarët dhe lufto korrupsionin!

Protestat e studentëve, senatorja amerikane mesazh Ramës: Mbro qytetarët dhe lufto korrupsionin!

07:26 - 22/10/26
Parashikimi i motit: Reshje shiut të dobëta në disa zona të vendit

Parashikimi i motit për sot, 22 Tetor 2026

07:21 - 22/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Tetor 2026

07:21 - 22/10/26
Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)

23:18 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com