GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U arrestua nga SPAK/ Vladimir Topi, biznesmeni nga Lushnja që në 7 vite i fitoi shtetit 1 mld lekë në tendera

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U arrestua nga SPAK/ Vladimir Topi, biznesmeni nga Lushnja që në 7 vite i fitoi shtetit 1 mld lekë në tendera
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas arrestimit të Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë dhe një specialisteje në të njëjtin institucion, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë, SPAK njoftoi sot se ka arrestuar edhe dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve Vladimir Topi, administrator I firmës që do të përfitonte tenderin.

Po kush është biznesmeni Topi që, sipas SPAK, korruptoi me 300 mijë lekë zyrtaren më të lartë të administratës në dikasterin që drejtohet nga Ogerta Manastirliu?

Gazetari Elton Qyno raporton për OraNews se Vladimit Topi, biznesmeni 75-vjeçar, u arrestua nga SPAK mesditën e të Dielës, për akuzën e “Korrupsionin aktiv ndaj zyrtarëve publikë”. Me profesion inxhinier dhe origjinë nga Barbullinja e Lushnjës, Topi ka ngritur dy kompani ndërtimi në Tiranë dhe Lushnjë, si kompaninë “Bledi” dhe “Dricons”.

Në muajin Gusht 2015, Vladimir Topi, ka hapur kompaninë “Dricons” në Tiranë, me qëllim kryerjen e aktivitetit në fushën e ndërtimit dhe supervizimeve të punimeve në objekte private dhe publike.

Gjatë një monitorimi që “Ora Neës” bëri në transaksionet e Thesarit, rezulton se nga viti 2019 deri në qershorin e vitit 2023, kompania “Dricons” e Vladimir Topit, ka fituar 4 tendera nga ministria e Shëndetësisë.

Të 4 tenderat kanë të njëjtin objekt prokurimi atë të supërvizimit të punimeve në ndërtimin e objekteve, ku vlera totale e pagesave në këto 4 tendera rezulton të jetë 13.8 milion lekë të vjetra.

Ndërkohë “Dricons” rezulton të ketë kryer supervizimin e dhjetëra punimeve në objekte publike, si reparti special RENEA, Drejtoria e Policisë Shkodër dhe jo vetëm, si dhe Repartet Ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes.

Vetëm nga viti 2015 deri në vitin 2018, në llogarinë bankare të “Dricons” janë kryer 229 pagesa nga institucione të ndryshme të buxhetit të shtetit me një vlerë të përgjithshme, prej 302 milion lekë të vjetra.

Ndërsa nga viti 2019 deri në qershorin e vitit 2023, “Dricons” ka përfituar nga buxheti i shtetit 288 transaksione bankare me një vlerë prej 874 milion lekë të vjetra.

E gjitha shuma financiare prej mbi 1 miliard lekësh është përfituar përmes tenderave për kryerje e supervizimin e punimeve të objekteve publike të ndëruara nga buxheti i shtetit.

Etiketa: biznesmenkorrupsionKryesore1SpakVladimir Topi

Lajme të lidhura

Temperatura të larta/ Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 gusht 2026
Aktualitet

Temperatura të larta/ Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 gusht 2026

08:01 - 03/08/26
Mbetën të bllokuar nga rritja e nivelit të ujit, 7 qytetarë shpëtohen nga rrjedha e Drinit të Zi në Bulqizë
Aktualitet

Mbetën të bllokuar nga rritja e nivelit të ujit, 7 qytetarë shpëtohen nga rrjedha e Drinit të Zi në Bulqizë

07:45 - 03/08/26
Breshëri të shtënash me armë gjatë një feste në jaht luksoz në Dhërmi
Aktualitet

Breshëri të shtënash me armë gjatë një feste në jaht luksoz në Dhërmi

22:51 - 02/08/26
Para
FOTO/ Martohet portieri i përfaqësueses së Kosovës Visar Bekaj, pamjet nga ceremonia

FOTO/ Martohet portieri i përfaqësueses së Kosovës Visar Bekaj, pamjet nga ceremonia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor për 3 gusht/ Me sa këmbehen sot euro, dollari dhe monedhat e tjera
Ekonomi

Këmbimi valutor për 3 gusht/ Me sa këmbehen sot euro, dollari dhe monedhat e tjera

08:27 - 03/08/26

Në tregun valutor shqiptar, këtë të hënë (3 gusht), dollari amerikan dhe euro vijojnë të këmbehen sipas kursit të publikuar...

Lexo më shumë
Temperatura të larta/ Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 gusht 2026

Temperatura të larta/ Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 gusht 2026

08:01 - 03/08/26
Mbetën të bllokuar nga rritja e nivelit të ujit, 7 qytetarë shpëtohen nga rrjedha e Drinit të Zi në Bulqizë

Mbetën të bllokuar nga rritja e nivelit të ujit, 7 qytetarë shpëtohen nga rrjedha e Drinit të Zi në Bulqizë

07:45 - 03/08/26
Horoskopi për ditën e sotme, 3 gusht 2026   

Horoskopi për ditën e sotme, 3 gusht 2026  

07:30 - 03/08/26
Protestuesit lënë mesazhin gjigand para kryeministrisë: Bulevardi i Shpresës

Protestuesit lënë mesazhin gjigand para kryeministrisë: Bulevardi i Shpresës

23:15 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com