GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U arrestua për trafik droge dhe organizatë kriminale, sa vite burg rrezikon Elsa Lila

11:41 - 17/03/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Elsa Lila arrestohet për trafik kokaine në Itali
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokatja e njohur, Elierta Myftari, ishte sot në një lidhje “Skype” nga Italia me emisionin “Wake Up”, ku foli për situatën e këngëtares shqiptare, Elsa Lila, e cila u arrestua një ditë më parë nga policia italiane.

E pyetur nga moderatorët e programit se me sa vite burg mund të dënohet Lila, avokatja tha se duhet të kemi parasysh fazën që janë hetimet tani.

“Faktikisht janë ekzekutuar urdhrat e arrestit edhe pse ato që janë aktualisht në ngarkim të personave të hetuar, janë vetëm indicie. Domethënë nuk bëhet fjalë ende për prova. Mund t’i quajmë prova vetëm në përfundim të një procesi ku personat do të gjykohen. Nga ato që kanë dalë në mediat italiane dhe shqiptare, krimet që mund t’i kontestohen personave që janë të përfshira në këtë hetim, nuk janë absolutisht krime të lehta. Përveç trafikimit të drogës, këtu krimi më i rëndë është krimi i organizuar, organizatë e tipit mafioz, e strukturuar”, tha Myftari.

Sa vite burg rrezikon Elsa Lila? Avokatja: Do të gjykohet për trafikim

Kjo e fundit shtoi se dënimet për krimin e organizatës mafioze janë të larta dhe fillojnë nga 10-15 vite burg për anëtarët e thjeshtë.

Ndërsa duke folur për rastin e këngëtares së njohur, avokatja tha: “Nuk dihet akoma nëse është e mundur t’i kontestohet pjesëmarrja në organizim të tipit mafioz. Do shihet nga faktet që do mblidhen se sa ajo ishte në dijeni të aktivitet që zhvillonte. Flitet që ajo mbante llogaritë e pjesës ekonomike të organizatës, por duhet parë gjithmonë sa ishte në dijeni të aktiviteteve që kryheshin”.

Myftari shtoi më pas se procesi i gjykimit të grupit të Elsa Lilës do të zgjasë me vite.

“Vështirë që një proces kaq i komplikuar të zgjasë pak, sidomos kur janë të përfshirë shumë persona dhe ka shumë mundësi që të shtohen edhe të hetuar të tjerë. Parashikoj vite”, përfundoi avokatja.

Etiketa: Elsa LilaKryesore1

Lajme të lidhura

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?
Aktualitet

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

19:19 - 11/03/26
Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër
Aktualitet

Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër

18:05 - 11/03/26
Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen
Aktualitet

Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

17:26 - 11/03/26
Para
“2 kompani kanë 90% të tregut”/ Braçe: Qeveria është dorëzuar

“2 kompani kanë 90% të tregut”/ Braçe: Qeveria është dorëzuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG
Breaking Views

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG

23:25 - 11/03/26

Bastioni arktik i Aspmyra goditi sërish. Sondre Brunstad Fet hapi rezultatin me penalltë në minutën e 32-të, pastaj Ole Blomberg...

Lexo më shumë
Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

23:00 - 11/03/26
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

21:59 - 11/03/26
Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

21:50 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com