GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U arrestua se rrahu policin, Blerim Bulica: S’më ka kthyer paratë

22:13 - 02/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Arrestohet shoferi i kryebashkiakut të Pukës (Emri)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Efektivët e Komisariatit 6 në Tiranë arrestuan sot një nga dhunuesit e një efektivi një natë më parë dhe bënë shpalljen në kërkim edhe katër bashkëpunëtorëve të autorit.

Autori i arrestuar nga policia sot, Blerim Bulica ka deklaruar në komisariat se efektivi që ka dhunuar nuk i ka dhënë një shumë parash.

Sipas autorit, polici i dhunuar i ka marrë një shumë parash dhe nuk ia ka kthyer.

Bulica ka deklaruar se konflikti mes tij dhe efektivit të dhunuar ka qenë i hershëm, sepse ata njiheshin që në Kukës.

Ai ka thënë se sa herë që përpiqeshin të takoheshin për paratë, efektivi që ra pre e dhunës e fyente.

Njoftimi i policisë mbrëmjen e sotme për arrestimin e Blerim Bulicës dhe bashkëpunëtorëve të tij:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Direction”, nga Komisariati i Policisë Nr. 6.
Kapet dhe vihet në pranga pas një ndjekje intensive nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, 29-vjeçari që në bashkëpunim me 4 persona të tjerë të shpallur në kërkim, goditi ditën e sotme dy shtetas (njëri prej tyre punonjës Policie).
Sekuestrohen 3 jelekë antiplumb, veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale angleze, një shkop gome si ato të Policisë, dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, të gjetura gjatë kontrollit të banesës së 29-vjeçarit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, ditën e sotme, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Besim Alla”, gjatë një konflikti disa persona kanë goditur shtetasit E. F., dhe B. F., dhe automjetin e tyre, dhe më pas janë larguar, kanë organizuar punën për kapjen e tyre dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Direction”.
Pas një ndjekje intensive nga shërbimet e Policisë, është bërë lokalizimi dhe arrestimi i njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasi B. B., 29 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit B. B., 35 vjeç, Sh. B., 25 vjeç, B. B., 31 vjeç, dhe B. A., 34 vjeç.
29-vjeçari, në bashkëpunim me 4 shtetasit e tjerë, rreth orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme, në rrugën “Besim Alla”, për motive të dobëta, janë konfliktuar me shtetasit E. F., (punonjës Policie) dhe B. F., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 29-vjeçarit të arrestuar, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan 3 jelekë antiplumb, veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale angleze, dhe një shkop gome si ato të Policisë, dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Etiketa: dhunaEfektiviKryesore1leket

Lajme të lidhura

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës
Aktualitet

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë
Aktualitet

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26
Para
Aksident me vdekje në Divjakë (Emri)

Aksident në Elbasan, vdes 58-vjeçarja, tre të plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore
Breaking Views

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ushtruar kontrolle në subjektet “Beata dhe “Burgaj”. Inspektimet kanë vijuar ditën e sotme në Shkodër. Inspektorati...

Lexo më shumë
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26
Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës

Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës

19:15 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com