GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U arrestuan nga SPAK për shkelje me tenderat, shpallen të pafajshëm 7 zyrtarët (Emrat)

17:27 - 06/11/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
40 gjermanë thirren të dëshmojnë në GJKKO, të huajt u mashtruan nga Call Center-at
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

GJKKO ka shpallur të pafajshëm 7 zyrtarët e arrestuar nga SPAK në Drejtorinë e Targave dhe Shtypshkrimit Durrës, të akuzuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shkelje e barazisë në tendera” e kryer në bashkëpunim.

Çështja ndaj 7 të pandehurve u dërgua për shqyrtim në nëntor të vitit 2022, ndërsa sot GJKKO ka marrë vendimin për shpalljen të pafajshëm të të pandehurve.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 22.11.2021 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të çështjes penale me Nr. 293 të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve A.G, N.D, Xh.D dhe Y.S akuzuar për figurën e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal, si dhe në ngarkim të të pandehurve E.M dhe E.H akuzuar për figurën e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 paragrafi i parë e 25 i Kodit Penal.

Pasi shqyrtoi kërkesën e prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (seanca paraprake) me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, me vendimin Nr. 6/67 Regjistri Themeltar, datë 20.11.2022 vendosi: dërgimin e ?ështjes për gjykim.

Gjykimi i kësaj çështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Rudina Palloi dhe Irena Gjoka, bazuar në nenet 25, 248 dhe 258 të Kodit Penal, nenet 388/1 shkronjat a) dhe b) dhe 485 të Kodit të Procedurës Penale, vendosi:

1. Deklarimin e pafajshme të të pandehurës A.G, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 248 – 25 i Kodit Penal, pasi në zbatim të nenit 388/1 shkronja “a” dhe “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk provohet se ekziston dhe fakti nuk përbën vepër penale.

2. Deklarimin e pafajshme të të pandehurës N.D, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 248 – 25 i Kodit Penal, pasi në zbatim të nenit 388/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk provohet se ekziston.

3. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Xh.D, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 248 – 25 i Kodit Penal, pasi në zbatim të nenit 388/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk provohet se ekziston.

4. Deklarimin e pafajshmëm të të pandehurit Y.S, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 248 – 25 i Kodit Penal, pasi në zbatim të nenit 388/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk provohet se ekziston.

5. Deklarimin e pafajshme të të pandehurës E.M, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 – 25 i Kodit Penal, pasi në zbatim të nenit 388/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

6. Deklarimin e pafajshmme të të pandehurës E.H, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 – 25 i Kodit Penal, pasi në zbatim të nenit 388/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

7. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit H.K, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 – 25 i Kodit Penal, pasi në zbatim të nenit 388/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

8. Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit si dhe shpenzimet gjyqesore lihen siç janë bërë.

9. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brënda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar

Etiketa: GJKKOpafajesiSPAK zyrtaret

Lajme të lidhura

U hodh gaz i skaduar drejt protestuesve të opozitës, ministrja Koçiu ngre supet: Nuk di nëse është i dëmshëm
Aktualitet

U hodh gaz i skaduar drejt protestuesve të opozitës, ministrja Koçiu ngre supet: Nuk di nëse është i dëmshëm

14:55 - 20/02/26
Kapen 620 kg kokainë, e maskuar si kripë për kafshët në Spanjë
Aktualitet

EL PAIS: Mafia shqiptare po pushton Spanjën me drogë, 10 ton kokainë u kapën në një vit

14:37 - 20/02/26
“Po hidhem në lumë vëlla!” I dha fund jetës, 42-vjeçari kishte 7 vite pa e parë të birin
Aktualitet

“Po hidhem në lumë vëlla!” I dha fund jetës, 42-vjeçari kishte 7 vite pa e parë të birin

13:59 - 20/02/26
Para
Kiko kërkon të punësohet si pastrues

Plazhi i Shëngjinit si parkim për azilkërkuesit e Italisë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

U hodh gaz i skaduar drejt protestuesve të opozitës, ministrja Koçiu ngre supet: Nuk di nëse është i dëmshëm
Aktualitet

U hodh gaz i skaduar drejt protestuesve të opozitës, ministrja Koçiu ngre supet: Nuk di nëse është i dëmshëm

14:55 - 20/02/26

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu ka deklaruar se ka urdhëruar Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore...

Lexo më shumë
Kapen 620 kg kokainë, e maskuar si kripë për kafshët në Spanjë

EL PAIS: Mafia shqiptare po pushton Spanjën me drogë, 10 ton kokainë u kapën në një vit

14:37 - 20/02/26
Rizgjedhja në krye të FSHF-së, Duka merr urime nga Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, homologët europianë dhe Lugina e Preshevës

Rizgjedhja në krye të FSHF-së, Duka merr urime nga Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, homologët europianë dhe Lugina e Preshevës

14:09 - 20/02/26
“Po hidhem në lumë vëlla!” I dha fund jetës, 42-vjeçari kishte 7 vite pa e parë të birin

“Po hidhem në lumë vëlla!” I dha fund jetës, 42-vjeçari kishte 7 vite pa e parë të birin

13:59 - 20/02/26
Tritol, granata dhe armë, Ylli Zallës i gjendet sërish arsenal armatimesh në Fushë-Krujë

Tritol, granata dhe armë, Ylli Zallës i gjendet sërish arsenal armatimesh në Fushë-Krujë

13:43 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com