GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

U bëmë për 1 lek!

21:34 - 06/08/22
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Kronikë e një arrestimi të paralajmëruar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Lajmi se Bordi i Transparencës ka ulur çmimin e litrit të naftës më 1 lek, ose 0.008 euro kapi të papërgatitur ekspertët, analistët vendas dhe të huaj, shoqatat e biznesit dhe të turistëve dhe sigurisht edhe opozitën dhe popullin opozitar! Edhe vetë qeveria mbeti pa fjalë. Shoqatat e Turizmit në Shqipëri njëzëri e përshëndetën vendimin e bordit për të ulur çmimin e naftës me 1 lek dhe e quajtën lajmin më të mirë të sezonit. Tanimë, edhe Jugu i vendit që ka patur një sezon të vështirë, do të rigjallërohet. Me 1 lek më shumë në xhepat e tyre turistët vendas do të shpenzojnë më shumë.

Më herët Banka e Shqipërisë, ndërsa përshëndeti vendimin e Bordit si një vendim historik me implikime pozitive në spiralin e pritshëm të rritjes ekonomike, bërë një sqarim të detajuar në një përpjekje për të mos mbiçmuar lekun dhe për të mos e dëmtuar më tej euron dhe dolarin. Kur flasim për 1 lek, sqaroi një zyrtar i Bankës, nuk flasim thjesht për monedhën me peshë 3.00 gr, me diametër 18 mm, me formë të sheshtë që është prej materiali përzierje baker-zink (çelik i veshur me baker) që është në qarkullim në Shqipëri prej vitit 1997. Po flasim për një monedhë që sot, me vendimin e Bordit të Transparencës, merr vlerën e arit të zi. Sot motorrët e ekonomisë shqiptare janë vënë në lëzizje dhe janë gati për një hop cilësor.”

“Kjo është shenja më e sigurtë se ne tani po dalim nga kriza që ka kapur gjithë botën. Për këtë arsye qeveria tërhiqet nga paketa e dytë mbështetëse për pensionistët dhe bizneset, sepse thjesht tani nuk është më nevoja. Ky lajm i bordit, – tha një zëdhënës i qeverisë- është edhe një shuplakë për opozitën që na është qepur me gurë në trastë dhe na ka bërë për një lek në sytë e shqiptarëve”. Agjencitë turistike raportuan për një kërkesë në rritje të paparë për të ardhur në Shqipëri dhe siç konfirmojnë lajmet e fundit, nuk ka më kapacitete të lira akomoduese deri në fund të shtatorit.

Konfindustria e cilësoi lajmin si ogur të mbarë për ekonominë e vendit dhe një garanci më shumë për investitorët e huaj që pritet të vërshojnë në Shqipëri. “Klima e biznesit e rënduar nga konflikti i tejzgjatur politik, dhe akuzat krejt të pabaza për korrupsion në çështjen e incineratorëve, është përmirësuar në nivelin e vendeve nordike”.

Turistët e ndodhur në Shqipëri, kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, me të mësuar lajmin se nafta është ulur me 1 lek, u dyndën në 1370 pikat e karburantit në gjithë vendin, duke bllokuar qarkullimin për disa orë. Tronditja që kaploi Shqipërinë u pasua menjëherë nga një tërmet i fortë në tregjet financiare dhe në vetë bursën e naftës. Euro dhe dollari pësuan rënien më të madhe karshi lekut që prej nisjes së luftës në Ukrainë. Për shkak të mbylljes së bursave aziatike, jeni japonez doli më pak i dërrmuar pas këtij vendimi befasues të Bordit të Transparencës. mimi naftës në bursë ra 8.7 USD për fuçi.

Komisioni Europian, G-7 dhe G-20 me një deklaratë të përbashkët, përshëndetën vendimin e Bordit dhe vlerësuan kontributin e ekonomisë shqiptare në këtë kohë kur nga fronti i ekonomisë në përgjithësi dhe energjisë në veçanti marrim vetëm lajme shqetësuese. Një burim i Komisionit të BE-së, në kushtet e anonimatit, pranoi se me këtë lëvizje Shqipëria ka bërë aq sa për të hapur dhe mbyllur 15 kapituj menjëherë.

Vëzhguesit e jetës politike Shqiptare nga Brukseli thanë se “1 lekshi” pritet që të ulë temperaturat e larta politike në vend. “Protestat që po planifikonte, shoqëria civile dhe partitë e opozitës tashmë mund të quhen pa vlerë, dhe në anën tjetër, dhe temë debati në ditët e nxehta të gushtit, pas vendimit historik të Bordit, nuk pritet të jenë më as zjarret, as skandalet e supozuara, as akuzat për korrupsion. Të gjithë tani do të flasin për 1 lekshin. Të jemi të sinqertë deri në fund, Shqipëria me këtë vendim na ka bërë për 1 lek” P.S. Me rastin e vendimit historik të Bordit të Transparencës, qeveria do të organizojë më 13 gusht një koncert madhështor në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Etiketa: Bordi Transparenceskryesore2Lutfi DervishiOpinion

Lajme të lidhura

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…
OP-ED

I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…

14:41 - 13/02/26
Para
Sulmi ndaj policisë së Kosovës/ Reagon shefi i EULEX: Vepra kriminale, do të…

Sulmi ndaj policisë së Kosovës/ Reagon shefi i EULEX: Vepra kriminale, do të...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës
Breaking Views

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

18:03 - 25/02/26

Biznesi brenda partisë është shndërruar në një plaçkitje të madhe të pronës publike, aq sa zyrtarët apo ish-zyrtarët veprojnë në...

Lexo më shumë
Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

17:44 - 25/02/26
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

17:27 - 25/02/26
Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha

Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha

17:22 - 25/02/26
Bllokohet edhe Përmeti, u ndërtua nga “Salillari”, çahet asfalti i rrugës për në Skrapar

Bllokohet edhe Përmeti, u ndërtua nga “Salillari”, çahet asfalti i rrugës për në Skrapar

17:04 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com