GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U ÇMEND “PRONARI” – “20% ULJE” DY BLERJET E PARA!

12:11 - 09/08/25
në Aktualitet, KRYESORE, Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
U ÇMEND “PRONARI” – “20% ULJE” DY BLERJET E PARA!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Siç u parashikua “pronari” i FSHB-së, Avni Ponari, nuk surprizon më askënd. Në një tjetër episod tragjikomik i nivelit grotesk, ky “president” vendosi të aplikojë një “20% ulje për dy blerjet e para” të lojtarëve të huaj – një lëvizje më shumë për të tallur anëtarët kontribuues të saj sesa për t’i ndihmuar! Pse ky President nuk ndjek modelin e FIBA-s, meqenëse në çdo dalje të tij nuk rri pa e përmendur emrin e këtij institucioni? FIBA mbështet federatat me financa për pjesëmarrje me ekipet kombëtare, mbështet me bazë materiale, mbështet me edukim stafesh, trajnerësh, arbitrash,liderë sportivë ashtu si çdo federatë mëmë bën dhe jo të zhvatë anëtarët e saj me politika të pamenduara dhe mbi të gjitha vendime JO LEGJITIME DHE NË KUNDËRSHTIM ME STATUTIN. Nuk dihet me cilën kryesi janë bërë këto ulje sezonale– me atë që e njeh gjykata, apo me atë që ai vetë ka “blerë” bashkë me sekretarin që i mban pishën? E vetmja gjë që dihet është që FSHB është kthyer në një monopol personal, ku mbretëron arroganca, mungesa e transparencës dhe dhunimi institucional i çdo forme legjit imiteti.

“PRONARI” QË GRABIT BASKETBOLLIN ME LIGJ

Avni Ponari ka 18 vite në krye të FSHB-së dhe mendon se ky institucion është pronë e trashëgueshme e tij. Ai e përdor federatën si filial të bizneseve të veta, duke emëruar “këshilltarë” dhe drejtues që askush nuk i njeh si profesionistë, por që shërbejnë si kukulla të verbra të çdo urdhri të tij. Ky është presidenti që nuk njeh statut, nuk njeh rregullore dhe nuk njeh ligj! Ai nuk ka asnjë të drejtë të marrë vendime ekonomike pa iu nënshtruar mendimeve dhe analizave të Asamblesë, por e bën. Ai nuk ka të drejtë të ndryshojë tarifa, pa i propozuar ato në diskutim me shoqatat, por i ndryshon. Ai nuk ka të drejtë të imponojë struktura organizative, por i imponon. A i thotë njeri këtij presidenti që Federata nuk është një kompani private? Që klubet nuk janë degë të sigurimeve të tij? Që ky institucion financohet nga taksat e shoqatave, nga kontributi i tyre, nga pjesëmarrja e tyre në aktivitet, e jo nga fondet e tij personale?

KU SHKOJNË PARATË? – PYETJE PA PËRGJIGJE!

Sot, për të pasur pesë lojtarë të huaj, një klub në Shqipëri duhet të paguajë 10,950 euro. Ndërkohë që në Kosovë – një vend me struktura më të forta, ligje të zbatueshme për sponsorizimin dhe transparencë reale – kjo tarifë është vetëm 2,500 euro. Diferenca është tronditëse! Por më tragjik është fakti që askush nuk di ku shkojnë këto para. Nuk ka një raport vjetor, nuk ka transparencë f inanciare, nuk ka asnjë shpjegim për mënyrën se si menaxhohen të ardhurat, apo këto para shërbejnë për xhepat personalë të zyrtarëve të FSHB.

NJË FEDERATË PA VIZION

FSHB nuk ka më asnjë lidhje me zhvillimin e sportit. Nuk ka më as politika zhvillimi, as programe për edukimin sportiv, as nisma për rritjen e talenteve të reja. Ka vetëm një interes: tarifat e lojtarëve të huaj, sepse kjo është mënyra e vetme me të cilën kjo federatë di të “fitojë”. Ndërkohë, strukturat e kampionatit mbeten të pandryshuara, numri i lojtarëve të huaj pa limit – edhe pse analistë, trajnerë dhe specialistë të sportit kanë ngritur alarmin prej kohësh se kjo po dëmton rëndë kampionatin kombëtar. Dhe këtë e tregojnë vetë rezultatet dhe hum bjet e kombëtareve të U20 djem dhe vajza me 100 pikë diferencë dhe renditje nga fundi, ku pikërisht këto lojtarë luajnë me 5 të huaj në ekipe të rriturish dhe janë me eksperiencë në këtë drejtim. Vazh dojmë me kampionatet kombëtare me ndeshje pa emocione, pallate sporti bosh, talente që ikin çdo ditë dhe që prodhojnë dhunë si rrahja e Sekretarit. Ky president ka GRABITUR KOMPETENCAT E SHOQATAVE! Shoqatat janë financuesit, pjesëmarrësit, ndër tuesit realë të sportit – dhe ky njeri nuk i pyet, nuk i dëgjon, i trajton si skllevër pa të drejtë fjale.

MOS U MASHTRONI NGA “ULJET” E TIJ!

Këto “20% ulje” janë thjesht një karrem për të vazhduar pazaret, për të heshtur ata që ndoshta po ngrenë zërin. Një mënyrë e dëshpëruar për të treguar se “diçka po bëhet”, kur në fakt, po rrënohet gjithçka që ka mbetur nga dinjiteti i këtij sporti.

TALLJA ME INTELEKTUALËT, KULTURËN DHE DINJITETIN SPORTIV

Ky nuk është më thjesht një keqmenaxhim sportiv. Është tallje me intelektualët, me ata që kanë studiuar për sport, me ata që kanë jetuar gjithë jetën për basketboll. Ky është një president që, në vend që të ndihmojë, shkatërron, tallet dhe rrënon.

KOHA E REAGIMIT – BOJKOT!

Ka ardhur koha për një bojkot të madh! Për një shpërfillje masive ndaj një federate që nuk denjon t’i kthejë përgjigje dhe injoron vetë anëtarët e saj. Ky sistem duhet refuzuar në tërësi – jo më pagesa për mallra të skaduar, jo më pjesëmarrje në një teatër të kalbur, jo më durim për një diktaturë federative që mbijeton duke shkelur mbi djersën dhe sakrificën e të gjithëve. Nëse nuk reagohet sot, nesër nuk do te ketë më basketboll – por vetëm show, arrogance, grushta në parket dhe një pronar që do shesë edhe koshat si skrap

Etiketa: Avni ponariKryesore1

Lajme të lidhura

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Para
Daniel Pirushi firmos 400 MLN lekë me studiot e Hamit Mustafës dhe ortakut të Gentian Sulës për Llogaranë, Qafshtamën, Karavastanë dhe Kune Vainin

Daniel Pirushi firmos 400 MLN lekë me studiot e Hamit Mustafës dhe ortakut të Gentian Sulës për Llogaranë, Qafshtamën, Karavastanë dhe Kune Vainin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com