GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“U çuditëm nga ajo ankesë”/ Salianji përplaset me Manjën: Burgjet popullohen nga hallexhinjtë

11:55 - 31/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“U çuditëm nga ajo ankesë”/ Salianji përplaset me Manjën: Burgjet popullohen nga hallexhinjtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat Ervin Salianji dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja janë përplasur këtë të hënë në Komisionin e Sigurisë Kombëtare. Salianji gjatë fjalës së tij, tha se sot burgjet mbushen me hallexhinj që ndërtojnë një objekt pa leje ndërkohë që krerët e krimit fshihen në Dubai, ndërsa kërkoi që qeveria të angazhohet për marrëveshjen e ekstradimit me Emiratet e Bashkuara.

“Burgjet popullohen nga hallexhinjtë nga ata që ndërtojnë pa leje, ata që bëjnë dyer dhe derë shtëpie. Krerët e krimit janë në Dubai. Dje një ngjarje tjetër e rëndë në zonë rezidenciale, një vrasje. Ju takon te marrëveshja që duhet të bëjë qeveria për ekstradimin është e domosdoshme. Ata që janë të pamundur dënohen dhe ata që janë krerë të krimit ndërtojnë në mes të Tiranës dhe vendosin kush do të hyjë në burg dhe kush do të dalë nga burgu”, deklaroi ai.

I  menjëhershëm ishte dhe reagimi i Manjës, i cili theksoi se marrëveshja e ekstradimit duhet të jetë vullnet i të dyja palëve. Ai shtoi se burgjet kanë për detyrë të administrojnë ata individë që përfundojnë në qeli për shkak të llogarive me drejtësinë.

 

“Edhe ne jemi njohur me ankesat e të paraburgosurve në Elbasan. U çuditëm nga ajo ankesë sepse monitorimet në IEVP-të tona sa i takon kushteve dhe ushqimeve janë të përjavshme. Nëse sot 80% e të dënuarve e konsumojnë ushqimin do të thotë se standardet dhe norma ushqimore është e duhura. Ne mund të jemi të paragjykuar sa i takon ankesës që është paraqitur në Elbasan. Ne e kemi bërë ankesën tonë atë ditë. Ftesa ime mbetet e hapur që në çdo moment të shkojmë bashkarisht në Elbasan. Lidhur me trajtimin financiar dua të kthehem, që trajtimi financiar nuk është indikatori kryesor pse njerëzit largohen. Mund të jenë faktor të ndryshëm. Paga është një element i qenësishëm por jo indikatori kryesor. Një pjesë e tyre kanë zgjedhur të punojnë në sektorin privat. Një pjesë tjetër kanë shkuar në policinë e shtetit dhe pjesë tjetër i janë rikthyer sektorit privat. Më lejoni që të jap pagën mesatare sa është rritur në shtator. Paga mesatare nga 49 mijë lekë ka vajtur 53. Po punojmë për të siguruar transportin për punonjësit e policisë së burgjeve. Burgjet tona popullohen nga ata që shqipton një vendim drejtësia. Ne administrojmë ata që vijnë aty nga drejtësia se kanë rënë në konflikt me ligjin. E dyta nëse sigurisht ju keni një shqetësim lidhur me mbipopullimin, unë e thashë amnistia është një nga elementët. Mua më lind pyetja e doni amnistinë apo nuk e doni. Se në fund i takon kuvendit. Votohet me 84 vota ku zëri i opozitës është i domosdoshëm. Asnjë amnisti nuk ka kaluar pa konsensusin dhe dakordësinë e opozitës. Sepse ato nisem nga parimet e humanizmit. Nuk kanë lidhje me fushatat elektorale. Të drejtat e votës ata e kanë aty ku janë duke vuajtur dënimin. Lidhur me marrëveshjet e ekstradimit është kërkuar edhe në Kuvend pse Shqipëria nuk nënshkruar marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe. Ato janë edhe çështje e vullnetit të përbashkët. Mund të kërkosh ti por varet sa është vullneti i palës tjetër. Nuk ka qasje për marrëveshje ekstradimi. Shumë shpejt një grup në nivel ekspertësh kanë shfaqur kërkesën për të ardhur në Tiranë. Ne jemi të hapur me çdo shtet për marrëveshje ekstradimi”, tha ai.

 

Etiketa: Ervin SalianjiKryesore1Ulsi Manja

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
Para
Eneda Tarifa nuk e fsheh më romancën e re, kapet duke u puthur me basketbollistin (FOTO)

Eneda Tarifa nuk e fsheh më romancën e re, kapet duke u puthur me basketbollistin (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com