GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U dhunua nga Rrajat, Maja: SPAK të hetojë ekspertin, vuaj ende…

14:46 - 12/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U dhunua nga Rrajat, Maja: SPAK të hetojë ekspertin, vuaj ende…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kushërinjtë Maja, të cilët u dhunuan nga pjesëtarë të fisit Rraja në muajin korrik 2023, kundërshtojnë akt-ekspertizën, që e klasifikon si plagosje të lehtë, dhunën e ushtruar ndaj tyre.

Kjo akt-ekspertizë është përdorur nga Prokuroria e Tiranës për të ndryshuar më pas akuzën e ngritur ndaj pjesëtarëve të fisit Rraja, nga “plagosje e rëndë me dashje” në bashkëpunim, në “plagosje të lehtë me dashje”.

Jashar Maja në një intervistë për Neës24 u shpreh se do të kërkojnë një tjetër ekspertizë, ndërsa shtoi se gjendja e tij shërndetësore vijon të jetë problematike, si pasojë e dhunës që u ushtrua ndaj tij me mjete të forta.

Jashar Maja tha se nuk është në gjendje të lëvizë, pasi ka marrje mendsh dhe probleme të tjera të shkaktuara si pasojë e goditjeve në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.

“Jam shumë i zhgënjyer nga shteti shqiptar. Në mes të ditës thuhet nuk është dhunë. Po të ishte në një shtet tjetër do bëhej nami. Nuk e di ku të ankohem. Me atë mjek ligjor duhet të merret SPAK”, u shpreh Maja në intervistat televizive, një ditë pasi Prokuroria e Tiranës njoftoi akuzën e re ndaj pjesëtarëve të fisit Rraja.

Maja tregon si e mësoi për akt ekspertizën që e klasifikonte plagosje të lehtë.

“Personalisht isha në një rast vdekjeje. Familjarët më njoftuan. Më informoi edhe shefi i postës në Fushë Krujë, i cili më tha firmos që je njohur me akt-ekspertizën dhe unë se kam lexuar fare atë “, tha ai.

“Nuk besoj se do më jepet drejtësi. Çfarë verifkimi duan. Në mes të ditës, me sende të forta, armë. Ky prokurori nuk e sheh çfarë është ajo armë apo lodër, apo duan të tallen me mua me të dëmtuarin. Më keq sa nuk ka më. Unë kam marrje mendsh. Nëse ngrihem nga krevati më merren mend”.

Sa i takon kushëririt të tij Bilbilit, Jashari thotë se ai është operuar në Itali ku dhe do të udhëtojë sërish nesër për të kryer një operim të dorës.
“Bilbili do të shkojë në Itali të operojë dorën, ai ka fraktura akoma. Më keq sa nuk ka më. Është bërë operim në Itali, ndërsa nesër e pasnesër do të operojë dorën”, shprehet Jashari.

Ai thotë se pas dhunës askush nuk është interesuar më për të.

“Ore nuk na ka pyetur kush, cfarë halli ke…

Unë dua drejtësi nga shteti shqipar. Ose të thotë nuk kemi mundësi për të të mbrojtur, atëherë mbrohem vetë{, shprehet ai.

Etiketa: MajaProkuroriaRrajaSpak

Lajme të lidhura

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane
Aktualitet

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Para
Berisha: Të ngrihemi me forcë, për të shpëtuar nga pushtimi i egër

Berisha: Të ngrihemi me forcë, për të shpëtuar nga pushtimi i egër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane
Aktualitet

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26

Me debate është zhvilluar seanca gjyqësore për dosjen Veliaj. Gardianit Fation Baci, iu caktua avokat kryesisht Pranvera Doci, pasi avokati...

Lexo më shumë
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26
Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com