Njeriu më i rrezikshëm i Shqipërisë në vitet e fundit Laert Haxhiu është esktraduar drejt vendit tonë ditën e sotme nga Greqia ku ndodhej i burgosur prej 23 majit të vitit të kaluar.
Pavarësisht kërkesave të vaqzhdueshme të tij nga ana e avokatëve, autoritetet greke vendosën që ta ekstradonin atë drejt Shqipërisë.
Kujtojmë që Laert Haxhiu është i dënuar nga drejtësia shqiptare me burgim të përjetshëm për një sërë veprash penale si: “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Historia e e përfshirjes në krime të Laert Haxhiut nisi pasi banda e Aldo Bares i dogji banesën dhe i vrau nipin familjes Haxhiu, kohë kur Laerti ishte vetëm 5-vjeç.
Pas vrasjes së Bledarit nisi dhe saga e hakmarrjes mes dy familjeve.
Vrasja e Bledar Haxhiut
Në 23 nëntor 1998 banda e Aldo Bares ekzekuton Bledar Haxhiun dhe Artan Sulçen. Historinë e ekzekutimit të tyre e ka treguar pas arrestimit njëri prej pjesëmarrësve në vrasje që më vonë u bë i penduar i drejtësisë, Petrit Liçi.
Prokurori: Kë donte të virste Edjan Xhafa dhe pse?
Petrit Liçi (i penduar): Donte të vriste Bledar Haxhiun, por ishte i plagosur dhe nuk e bënte dot vetë. Na tha se do të na jepte lekë po ta vrisnim. Pranuam të bënim vrasjen. E pritëm disa herë në kryqëzim. Por një ditë, Edjani erdhi edhe vetë. Na dha një çantë me katër automatikë. Në datën 23 tetor, rreth orës 8 ose 9 të mëngjesit, u nisëm me makinë, unë, Erjon Kashari dhe Elton Mermali. Pas nesh erdhi dhe Edjani me Dritan Vilën. Pritëm në një kryqëzim. Po vinte Bledar Haxhiu me makinë së bashku me Artan Sulçen. Ne sa e pamë nxorëm automatikët dhe qëlluam. Pasi u siguruam se e vramë, u nisëm. Ktheva kokën dhe pashë që Edjani së bashku me Dritan Vilën kishin shkuar te makina dhe po qëllonin me pistoleta mbi trupat e vrarë të tyre. Më pas u larguam në shtëpinë e Edjanit.
Nisja e krimeve të Haxhiut
18 vite më pas Larert Haxhiu nis “karrierën” si kriminel. Në shtator të vitit 2016-të Laert Haxhiu do të plagoste me armë nipin e Ado Bares (Alfred Shkurtit, Xhulio Shkurtin.
Nipi i Bares në dëshminë e tij ka dhënë detaje se si ndodhi përplasja me Haxhiu, duke treguar se Laerti e ka sharë dhe kërcënuar dhe më pas e ka qëlluar me armë në këmbë.
“Në atë çast përballë tyre në rrugë ka ndaluar një autoveturë e bardhë tip Smart, me targa italiane e drejtuar nga i pandehuri Laert Haxhiu. Ky i fundit kishte në dorë një pistoletë me të cilën ka qëlluar në drejtim të tyre, derisa i mbaruan fishëkët e pistoletës. Një nga plumbat e pistoletës të të pandehurit ka qëlluar Xhulion në këmbën e majtë, ndërsa një tjetër ka goditur shtetasin Saimo Xheliu në pjesën e barkut. Pasi i kanë mbaruar fishekët e pistoletës i pandehuri i ka thënë Xhulios: “Nuk e ke të gjatë ti!”. Më pas e ka fyer dhe ka vazhduar rrugën me autoveturën e tij drejt kryqëzimit të gjimnazit “18 Tetori” thuhet në dosjen e prokurorisë, sipas dëshmisë së Xhulio Shkurtit.
Por babai i Laert Haxhiut, Qamil Haxhiu dha një tjetër variant të ngjarjes, ku akuzonte palën tjetër si provokatorë të sherrit dhe se ishin ata që i kishin kërcënuar të birin.
“Edhe atë veprim që bëri, që plagosi Xhulio Shkurtin me atë tjetrin, e bëri se ata e shanë, e ofenduan. Prandaj nuk kanë të drejtë ata të shajnë e të ofendojnë njerëzit. Konflikti nisi se këta i thonin ku i ke gjetur lekët ti që ke blerë makinë. Ç’kanë ata se ku i gjen lekët djali im. Apo janë të fortit e Lushnjes ata dhe ekziston akoma ligji i xhunglës tek ata? Ata janë të fortit e Lushnjes dhe mund të bëjnë çfarë të duan me lushnjarët? Jo s’është kjo e vërteta”, ka treguar Qamil Haxhiu.
Lidhur me këtë ngjarje Laetti Haxhiu u dënua me 18 vite burg, por nuk u arrestua nga policia. Ndërkohë ën tetor të vitit 2017-të Laert Haxhiu organizon një tjetër atentat ndaj Xhuljo Shkurtit, i i cili shpëtoi vetëm falë telefonatës së berberit, por në këtë atentat mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha.
“Ne nuk ishim ulur në kafe. Po rrinim te një pemë në anë të rrugës. Xhulio sapo kishte ikur. Ne po bisedonim në këmbë kur një makinë ndaloi pak metra më larg (rreth 20 metra) dhe që atje doli një person me maskë të zezë në kokë, në duar mbante një armë automatike. Kur u afrua nja 6 a 7 metra, unë u largova me vrap pas ndërtesave. Të tjerët nuk mundën. Autori hapi zjarr dy herë me breshëri kallashnikovi, pastaj u fut në makinë dhe u larguan”, thuhet në dëshminë e Sajmir Xhelilit, një prej të mbijetuarve nga atentati.
Për këtë krim është akuzuar Laert Haxhiu dhe janë dënuar me burgim të përjetshëm Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi
Vrasja e Besmir Hidës (daja i Zamir Latifit)
Në 1 tetor të vitit 2019-të vritet biznesmeni Besmir Hida, ndërsa pinte kafe në lokal. Dy persona të maskuar u futën në lokal dhe qëlluan mbi të duke e lënë të vdekur në vend.
Kjo ngjarje u zbardh vetëm katër vite më vonë pas riekspertimit, dhe rezultoi se autorët ishin Laert Haxhiu, Orgest Bilbili dhe Ardian Ahmetaj.
Para se të dndohte vrasja Besmir Hida kishte kërkuar në media që të zbardhej vrasja e nipit të tij, ndërsa kishte denoncuar në polici se kishte parë Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin të lëviznin lirshëm nëpër qytet.
Vrasja e Arben Boriçit
Në orët e para të mëngjesit të 14 dhjetorit në vitin 2019 u gjet në një lokal, i vrarë me një plumb në kokë Enver Boriçi. Familjarët e gjetën të ekzekutuar ish-anëtarin e bandës së Lushnjës, pasi kishte qenë duke pirë kafe. Plumbi në kokë i kishte shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
52-vjeçari, Enver Boriçi ishte vëllai i Arben Boriçit, i dënuar me burgim përjetë, si anëtar i bandës së Lushnjes.
Trupi i pajetë i një personi që u gjet mëngjesin e të dielës në 19 Tetor të vitit 2021 në afërsi të lumit Shkumbin. Ai u identifikua fillimisht si Alban Semaku. Viktima i kishte marrë plagët nga afër dhe ishte qëlluar me tre plumba, një prej të cilëve në kokë. Dyshimet janë se e kishin rrëmbyer fillimisht në Lushnjë dhe pasi e vranë brenda në makinë, ia hodhën trupin në një zonë mes Elbasanit dhe Peqinit.
Alban Semaku sapo kishte dalë nga burgu i Peqinit, i dënuar për pjesmarrje në një vrasje të dyfishtë në vitin 1998, atëherë kur mbante emrin e vërtetë, Elton Mermali. Adoleshenti i asaj kohe qe bërë pjesë e një nga organizatave më të rrezikshme kriminale të dalë nga kaosi i vitit 1997, Banda e Lushnjës.
Mermali kishte qenë një nga ekzekutorët direktë të Bledar Haxhiajt, kushëri me Laert Haxhiajn. Dyshimet janë se u vra për hakmarrje, por prokuroria nuk arriti asnjëherë tek banda e re që nisi gjuetinë e lidhjeve të Aldo Bares në Lushnjë.
Discussion about this post