GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

U ekzekutua me breshëri plumbash, çfarë e lidhte bosin qipriot me shqiptarin

19:59 - 09/02/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
U ekzekutua me breshëri plumbash, çfarë e lidhte bosin qipriot me shqiptarin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bosi i nëntokës në Qipron e Veriut Halil Falyali u ekzekutua me breshëri të gjata automatiku mbrëmjen e djeshme teksa po shkonte me një eskortë nga hoteli i tij në shtëpi.

Gjatë sulmit mbeti i vrarë edhe shoferi i tij, ndërsa mediat turke raportuan se atentatorët u larguan nga ishulli me një skaf të shpejtë në drejtim të Turqisë sapo u siguruan që e kishin vrarë.

Sulmi në fjalë duket të ketë kushtuar shumë, atentatorët kanë qenë profesionistë dhe pas tij gjendet një dorë e fuqishme sipas mediave lokale, nisur edhe nga figura që përfaqësonte Falyali.

Pasuria e tij llogaritet të jetë sa 60% e të gjithë buxhetit të Qipros së Veriut dhe njihej si një ndër bosët më të mëdhenj të lojërave të fatit, drogës dhe pastrimit të parave në rajon.

Ai  zotëronte të gjithë tregun e paligjshëm të lojërave të fatit në Turqi, ndërsa është akuzuar publikisht nga bosi tjetër i mafias Sedat Peker si personi kyç në trafikun e tonelatave të kokainës nga Amerika Jugore në Turqi.

Madje sipas Pekerit, Falyali e bëntë këtë në bashkëpunim me djalin e ish-kryeministrit të Turqisë, Binali Yildirim.

Falyali i mohoi këto akuza duke thënë se nuk ka lidhje me diçka të tillë, por akuzat nga Peker e kthyen atë në vëmendjen e mediave dhe opinionit publik turk.

Faylayli ka një histori të gjatë me krimin, trafiqet dhe vrasjet, ndërsa gjatë kësaj “karriere” është ndeshur shpesh me një element tjetër të nëntokës turke.

Ai është Sami Hostan, por njihet ndryshe si “Sami Shqiptari” për shkak të prejardhjes së tij nga trojet shqiptare.

“Sami Shqiptari” njihet për lidhjet që ka me qarqe të fuqishme në Turqi, siç është ushtria apo bosët e mafies dhe konsiderohet si i paprekshëm në shtetin turk. Disa vite më parë ai u akuzua nga prokuroria turke si pjestar i grupit “Ergenekon” që do të rrëzonte me forcë qeverinë turke, por doli nga burgu disa vite më vonë.

Raporti Hali Falyali-Sami Hostan

Kontaktet e tyre nisin më shumë se 20 vite më parë, kur Hali Falyali kishte një konflikt me një tjetër bos të mafias, të quajtur Behcet Tore. Të dy ata kanë patur biznese bashkë gjatë fundit të viteve ’90, por pastaj i prishën marrëdhëniet duke bërë që Tore të akuzonte Falyalin për një borxh prej 10 milion dollarësh.

Në mes, Sami Hostan, i cili njihet ndryshe edhe si “Sami Shqiptari”

Sipas tij, për shkak të këtij borxhi, Halil Falyali kishte organizuar një sulm kundër tij, por gjithçka u ndal pas ndërhyrjes së “Sami Shqiptarit”, i cili qetësoi gjakrat mes tyre.

Më pas, Behcet Tore përfundoi në burg ku është edhe sot, megjithatë nuk e mohoi asnjëherë që Falyali i kishte një borxh 10 milion euro.

Në deklarimet e bëra më pas në mediat turke, Falyali është shprehur se e njihte mirë “Sami Shqiptarin”, por që sipas tij ai nuk kishte ndërhyrë për të ndaluar ndonjë atentat ndaj Tores, madje sipas tij një sulm i tillë nuk ishte planifikur fare. /abcnews.al

Etiketa: Halil Falyali

Lajme të lidhura

Çfarë po ndodh? Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian
Botë

Çfarë po ndodh? Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian

15:03 - 12/02/26
U kap me 8 kg kokainë, arrestohet i riu shqiptar në Itali
Aktualitet

Goditet rrjeti i trafikut të kokainës në Itali, rejtohej nga shqiptarë dhe menaxhohej nga Shqipëria

15:21 - 10/02/26
Aksident tragjik në Itali/ Makina përplaset me kamionin e mbeturinave, humb jetën 33-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Aksident tragjik në Itali/ Makina përplaset me kamionin e mbeturinave, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

13:32 - 10/02/26
Para
“Bën të njëjtat veprime”, takimi i Bledit dhe Lauretës, shkakton debat: Doje ta çoje në shtëpi?

“Bën të njëjtat veprime”, takimi i Bledit dhe Lauretës, shkakton debat: Doje ta çoje në shtëpi?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tenderi i KESH që çoi Benet Becin nën akuzë kushtoi 700 mijë euro/ SPAK: Ja si ndikoi biznesmeni
Aktualitet

Tenderi i KESH që çoi Benet Becin nën akuzë kushtoi 700 mijë euro/ SPAK: Ja si ndikoi biznesmeni

20:59 - 13/02/26

Tenderi me vlerë rreth 700 mijë euro që coi Benet Becin para drejtësisë, për prokurorinë e posaçme është kryer në...

Lexo më shumë
Planit të Rritjes i jepet drita jeshile, BE mbështet Kosovën me 882 milionë euro

Planit të Rritjes i jepet drita jeshile, BE mbështet Kosovën me 882 milionë euro

20:45 - 13/02/26
Grabiti me kallash bankën, Bardhyl Fusha shiti kompanitë pasi ishte mbytur në borxhe

Grabiti me kallash bankën, Bardhyl Fusha shiti kompanitë pasi ishte mbytur në borxhe

20:38 - 13/02/26
Hapet tenderi 300 milionë lekë për mobilimin e 4 sallave të Gjykatës së Posaçme

Hapet tenderi 300 milionë lekë për mobilimin e 4 sallave të Gjykatës së Posaçme

20:13 - 13/02/26
Makina del nga rruga dhe përmbyset pranë urës së Bushtricës

Makina del nga rruga dhe përmbyset pranë urës së Bushtricës

19:45 - 13/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com