GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U ekzekutua në Fier, Demir Backa u konfliktua 1 vit më parë për mbesën

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U ekzekutua në Fier, Demir Backa u konfliktua 1 vit më parë për mbesën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të shënuar mbrëmjen e djeshme në Fier, ku një 57-vjeçar ndërroi jetë. Demir Backa ishte në makinën e tij tip “Audi”, kur një makinë tjetër u afrua pranë tij dhe zbrazën karikatorin e kallashnikovit.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 16 gëzhoja, ndërsa në automjet janë gjetur 1 kallashnikov dhe 1 pistoletë. Pista kryesore e hetimit mbetet hakmarrja, por nuk përjashtohet e ndonjë konflikt i kohëve të fundit. Sipas burimeve ai ka pasur dhe konflikte kohë më parë, por nuk dihet nëse bëhet fjalë se atentati është vijim i përplasjes. Autorët e dyshuar të atentatit, sipas provave janë 2, të cilët kanë qenë të maskuar.
Burime bëjnë me dije se fisi Backa është me origjinë nga Kosova, por që prej vitesh jetojnë në Fier dhe se janë një nga tre më të pasurit në këtë qytet. Mësohet se një vit më parë fisi Backa ka pasur një konflikt me një grup nga Tirana. Shkak i konfliktit ishte bërë se njëri nga biznesmenët në Tiranë, kishte ngacmuar mbesën e Demir Backës.
Nuk dihet nëse përplasja e ndodhur më parë ka ndonjë lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmë.
Kujtojmë që 57-vjeçari është vëllai i ish-anëtarit të Bandës së Pusit të Mezinit, Medi Backës, i cili njihej edhe si “Buç Backa”, i vrarë në 28 mars të vitit 1997 në masakrën e Levanit, së bashku me 23 persona të tjerë, 17 shqiptarë dhe 6 romë.
Të quajtur me nofkën “Të fortët e Jugut”, kjo bandë kishte si rivale kryesore Bandën e Çoles të drejtuar nga Zani Çaushi. Zan Çaushi aktualisht është duke vuajtur dënimin në burg.
Viktima ishte pronar i “Bar Piazza” në qendër të qytetit dhe i një hoteli në Sarandë.
Ende nuk dihen motivet e ekzekutimit të Demir Backës, ndërkohë që në fshatin Daullas është gjetur e djegur një makinë, e cila dyshohet se u përket autorëve. Policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e tyre, teksa janë sekuestruar edhe kamerat e bizneseve afër vendit ku u ekzekutua 57 vjeçari

Etiketa: ekzekutimFierkonfliktlarje hesapesh

Lajme të lidhura

Babai i Noizy-t paraqitet në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut
Aktualitet

Babai i Noizy-t paraqitet në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut

11:48 - 10/11/26
Zhbllokohet transporti, statistikat e 2021 dhe viti pandemik
Aktualitet

Transporti publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 Janari

11:34 - 10/11/26
Tabaku nga Brukseli: Integrimi duhet të sjellë përfitime për bizneset e fermerët, po çfarë të eksportojë Shqipëria kur s’ka prodhim
Aktualitet

Tabaku nga Brukseli: Integrimi duhet të sjellë përfitime për bizneset e fermerët, po çfarë të eksportojë Shqipëria kur s’ka prodhim

11:11 - 10/11/26
Para
Kosovë, nis numërimi i votave të diasporës

Kosovë, nis numërimi i votave të diasporës

TË FUNDIT

Babai i Noizy-t paraqitet në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut
Aktualitet

Babai i Noizy-t paraqitet në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut

11:48 - 10/11/26

Babai i reperit të njohur Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy, është paraqitur paraditen e kësaj të marte...

Lexo më shumë
Zhbllokohet transporti, statistikat e 2021 dhe viti pandemik

Transporti publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 Janari

11:34 - 10/11/26
Tabaku nga Brukseli: Integrimi duhet të sjellë përfitime për bizneset e fermerët, po çfarë të eksportojë Shqipëria kur s’ka prodhim

Tabaku nga Brukseli: Integrimi duhet të sjellë përfitime për bizneset e fermerët, po çfarë të eksportojë Shqipëria kur s’ka prodhim

11:11 - 10/11/26
FOTO/ Humb i moshuari në Kamëz, thirrja e policisë

Lëvizte “i qetë” me armë dhe drogë me vete, arrestohet në Tiranë 42-vjeçari

10:43 - 10/11/26
Sondazhi/ Kosto e rritur e jetesës, shqetësimi kryesor i shqiptarëve

‘Pasqyra‘ e Ramës e çon inflacionin në nivele rekord! Ushqimet më shtrenjtë se në Gjermani, Itali e Spanjë

10:29 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com