GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

U eliminuan nga moldavët, Duro flet për disfatën e Laçit: U shpërfytyruam totalisht

22:55 - 28/07/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
U eliminuan nga moldavët, Duro flet për disfatën e Laçit: U shpërfytyruam totalisht
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

E pabesueshme çfarë ndodhi në Elbasan ku Laçi u shkatërrua 4-1 nga moldavët e Petrocub duke i dhënë lajmtumirën Conference League në raundin e dytë. Goli i Mazrekajt në minutën e 38 krijoi iluzionin se skuadra kurbinase do ta shtronte me lehtësi rrugën drejt raundit tjetër por më pas Petrocub reagoi.

Ndeshje horror në 45 minutat e dyta për skuadrën e Shpëtim Duros që pësoi plot katër gola, dy prej të cilëve brenda tre minutave, duke zhgënjyer jo pak në ndeshjen e dytë të raundit të dytë edhe pse përballë kishin një skuadër të kalueshme në letër.

Mjaft i zhgënjyer trajneri Shpëtim Duro pas humbjes së Laçit 1-4 ndaj Petrocub, që solli edhe eliminimin e kurbinasve në Conference League. Tekniku kryeqytetas tha se nuk ka shpjegim për 30 minutat e fundit të ndeshjes, teksa evidentoi mesfushën si “thembrën e Akilit” të kurbinasve.

Fituat pjesën e parë dhe patët raste të mbyllnit ndeshjen, por çfarë ndodhi më pas?
Nuk kam fjalë për ta përshkruar këtë humbje, Në pjesën e parë ishim në avantazh dhe pjesën e dytë e nisëm mirë. Patëm raste për të bërë edhe golin e dytë, por pas golit të barazimit, u shpërfytyruam totalisht. Ishim të dërrmuar psikologjikisht dhe ishte një humbje e turpshme, por nuk di si t’i shpjegoj 30 minutat e fundit.

Në katër ndeshje keni shënuar vetëm dy gola, të dy me Mazrekajn. A prisnit diçka më shumë nga sulmuesit e tjerë?
Komplimente për Mazrekajn, që edhe sot ishte protagonist. Edhe në disavantazh ishte i vetmi që luante futboll. Adeleke mund të mos tregohej aq egoist, pasi duhej të mbyllnim ndeshjen, por edhe këto episode ndikojnë ne fatin e një takimi.

A ndikoi fakti që nuk kishit asnjë nga treshja e mesfushës së sezonit të kaluar?
Ajo ishte një treshe shumë e konsoliduar dhe sot u detyrova të luaj me Zarubicën në pjesën e dytë, pasi mungonte edhe Spahiu për shkak kartoni. Babatunde e justifikoi pjesën e parë, por vuajti në të dytën. Është mesfushë e improvizuar dhe besoj që aty është pika jonë më e dobët.

 

Lajme të lidhura

Mes formës spektakolare dhe ftesës së Sylvinhos, Strakosha dhe Muçi festojnë sot ditëlindjen
Sport

Mes formës spektakolare dhe ftesës së Sylvinhos, Strakosha dhe Muçi festojnë sot ditëlindjen

12:33 - 19/03/26
Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja
Breaking Views

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja

23:12 - 18/03/26
“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen
Breaking Views

“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

20:59 - 18/03/26
Para
Ambasadorja amerikane “del nga vetja”, ja çfarë bën Kim gjatë koncertit

Ambasadorja amerikane "del nga vetja", ja çfarë bën Kim gjatë koncertit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Krahasimi: Në Itali nafta ulet në 1.9 Euro për litër, në Shqipëri arrin në 214 lekë
Breaking Views

Krahasimi: Në Itali nafta ulet në 1.9 Euro për litër, në Shqipëri arrin në 214 lekë

16:23 - 19/03/26

Këtë të enjte çmimi i naftës në tregun vendas shënoi 214 lekë për litër. Që prej nisjes së konfliktit në...

Lexo më shumë
Berisha nga Brukseli: Paraqitëm krizën që po gllabëron Shqipërinë dhe kërkesën për qeveri teknike

Berisha nga Brukseli: Paraqitëm krizën që po gllabëron Shqipërinë dhe kërkesën për qeveri teknike

15:32 - 19/03/26
Fermerët e Dimalit në protestë: Prodhimet shiten shumë lirë, nuk na janë dhënë dëmshpërblimet

Fermerët e Dimalit në protestë: Prodhimet shiten shumë lirë, nuk na janë dhënë dëmshpërblimet

15:10 - 19/03/26
Nafta vazhdon të rritet/ Ministri Karakaçi rrëzon propozimin e PD: Taksa e qarkullimit nuk do të ulet!

Nafta vazhdon të rritet/ Ministri Karakaçi rrëzon propozimin e PD: Taksa e qarkullimit nuk do të ulet!

14:31 - 19/03/26
SPAK i përgjigjet kritikave të Ramës: Vetëm 9.7 % e të paraburgosurve po hetohen nga ne!

40 bashki të përfshira në hetimet e SPAK-ut! Tenderat që po fundosin pushtetin lokal

14:17 - 19/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com