GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

U eliminuan nga penalltitë, Tabarez: Nuk është fundi i botës

08:39 - 04/07/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
U eliminuan nga penalltitë, Tabarez: Nuk është fundi i botës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Uruguai u eliminua nga Kupa e Amerikës në raundin çerekfinal. 120 minutat e duelit ndaj Kolumbisë nuk prodhuan gola, teksa djemtë e Oscar Tabarez humbën 4-2 me penallti. Në gjysmëfinale Kolumbia, që do të ketë përballë Argjentinën e Leo Messit.

Trajneri i Uruguait analizon sfidën e luajtur në Brazil, duke theksuar se çfarë nuk bëri mirë skuadra e tij. Mërzitja ekziston, por shumë shpejt nisin duelet e eliminatoreve të Botërorit Katar 2020, aty ku Uruguai dëshiron të jetë me çdo kusht.

“Ishte një eliminim i ngjashëm me 2019, por nuk është fundi i botës. Humbja ishte një mundësi dhe na vjen shumë keq. Jemi të lënduar, pasi donim të avanconim sa më larg të mundeshim në Kupën e Amerikës.

Ndeshjet e ardhshme do të jenë një mundësi e re për të shpresuar dhe për t’u përpjekur për të marrë pikët e nevojshme në lidhje me kualifikimin në Botërorin Katar 2022. 

Sigurisht që nuk ndihemi mirë në këto momente. Kolumbia nuk është se luajti më mirë se ne. Në fillim të të dyja pjesëve ne dominonim, ndërsa ata na imponuan disa gjëra, por ideja ishte e qartë: të luanin me topa të gjata për sulmuesit, të cilët janë të shpejtë dhe të mirë në lojën në ajër.

Kjo gjeneroi disa raste që e e thirrën në detyrë portierin tonë, por kjo ndodhi edhe në zonën e tyre. Na mungoi pak më shumë forcë në momentet kur dominonim lojën. Ne bëmë gjithçka që kishim planifikuar. 

Pengu i vetëm është fakti që nuk mund të vazhdojmë të garojmë në këtë turne. Ne do të donim që gjithçka të shkonte ndryshe, por të shohim përpara“, deklaroi mjeshtri uruguaian. 

Lajme të lidhura

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha
Breaking Views

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Pretendime ndaj gjyqtarëve/ “E fituam ndeshjen tonë”, reagimi i trajnerit Kërnaja pas ndeshjes me Vllazninë
Sport

Pretendime ndaj gjyqtarëve/ “E fituam ndeshjen tonë”, reagimi i trajnerit Kërnaja pas ndeshjes me Vllazninë

21:07 - 04/04/26
Heshtje në “Arenën e Demave”, Vllaznia e mposht Partizanin dhe ruan kreun
Sport

Heshtje në “Arenën e Demave”, Vllaznia e mposht Partizanin dhe ruan kreun

20:52 - 04/04/26
Para
Aksidenti tragjik në Fier- Vlorë ku u shua familja Gushi/ Del ekspertiza: Automjeti Audi A8 ishte me shpejtësi 160 km/orë

Aksidenti tragjik në Fier- Vlorë ku u shua familja Gushi/ Del ekspertiza: Automjeti Audi A8 ishte me shpejtësi 160 km/orë

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com