GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U filmua nga qytetarët/ Shefi i komisariatit Mat e pëson keq

në Aktualitet, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
U filmua nga qytetarët/ Shefi i komisariatit Mat e pëson keq
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me firmë të kryepolicit Ilir Proda shefi komisariatit Mat është vënë në hetim disiplinor. Ndërsa shoferi i tij është gjobitur dhe i janë hequr 15 pikë nga patenta. Shkak është bërë parakalimi gabuar në tunelin e “Murrizit” ndërsa ky veprim është filmuar dhe publikuar në media nga qytetarët.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë DibërNë lidhje me një video të postuar në rrjetin social “JOQ Albania”, ku shfaqet një automjet policie duke kryer parakalim brenda tunelit të Murrizit, menjëherë është bërë identifikimi i drejtuesit të automjetit të Policisë së Komisariatit të Policisë Mat, punonjësi i Policisë, Inspektor A.S.Për shkeljen e kryer, Policia Rrugore e Dibrës i ka vendosur masën admistrative me vlerë 40000 lekë të rinj dhe drejtuesit të automjetit i janë zbritur 15 pikë nga Leja e Drejtimit.

Ndërkohë, për këtë rast, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nisur nga fakti që shkelja është kryer nga punonjësi i policisë dhe me automjet të policisë, shkelje e cila ka impakt tek qytetarët dhe cënon imazhin e Policisë së Shtetit, ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit për nisjen e hetimit disiplinor për drejtuesin e automjetit dhe për shefin e Komisariatit të Policisë Mat, i cili ka qenë duke udhëtuar me automjetin e konstatuar në shkelje.

Drejtoria e Standardeve Profesionale në zbatim të Nenit 121, Ligjit 82/2024 “Për Policinë e Shtetit” ka nisur hetimin disiplinor ndaj drejtuesit të mjetit Inspektor A.S., dhe Kryekomisar E.S., me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Mat, për shkelje të rëndë: “kryerja e veprimeve që cënojnë rëndë figurën e punonjësit të policisë, institucionin apo shërbimin policor në tërësi” dhe “Keqpërdorimi i atributeve/ kompetencave të policisë”.

Policia e Shtetit falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata të denoncojnë çdo rast të abuzimit me detyrën nga ana e punonjësve të Policisë dhe çdo paligjshmëri tjetër duke ju garantuar reagim të shpejtë e profesional.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli
Aktualitet

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

20:02 - 26/10/26
Investigimi, nga atentati ndaj ‘Tanit të Ruzhdiut’ në Sarandë tek tonelatat e kokainës në Spanjë
Aktualitet

Investigimi, nga atentati ndaj ‘Tanit të Ruzhdiut’ në Sarandë tek tonelatat e kokainës në Spanjë

19:21 - 26/10/26
Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë për kultivim kanabisi, sekuestrohen 220 kg marijuanë
Aktualitet

Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë për kultivim kanabisi, sekuestrohen 220 kg marijuanë

19:07 - 26/10/26
Para
Bellingham: Kishim ide të qarta të asaj që duhej të bënim ndaj Shqipërisë, me presing i detyruam të gabojnë

Bellingham: Kishim ide të qarta të asaj që duhej të bënim ndaj Shqipërisë, me presing i detyruam të gabojnë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 27 Tetor 2026

07:35 - 27/10/26

Dashi Është e vështirë të frenosh oreksin e tepërt që dashi do të ketë gjatë kësaj dite. Nëse mendoni se...

Lexo më shumë
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 27 Tetor 2026

07:32 - 27/10/26
Harry Kane shpallet “mbret” i futbollit, fiton Topin e Artë 2026!

Harry Kane shpallet “mbret” i futbollit, fiton Topin e Artë 2026!

07:27 - 27/10/26
Ditmir Bushati ia përplas Ramës: Skemat e Vuçiç kanë hedhur rrënjë edhe në Shqipëri! Askush nuk e ndal dot ndryshimin!

Ditmir Bushati ia përplas Ramës: Skemat e Vuçiç kanë hedhur rrënjë edhe në Shqipëri! Askush nuk e ndal dot ndryshimin!

23:00 - 26/10/26
‘E meritonte Cubarsi’/ Lamine Yamal ia dedikon Trofeun Kopa shokut të tij të skuadrës

‘E meritonte Cubarsi’/ Lamine Yamal ia dedikon Trofeun Kopa shokut të tij të skuadrës

22:48 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com