GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U gjet i copëtuar në kanal, “ngrijnë” hetimet për të moshuarin shqiptar, pistat e policisë

15:03 - 05/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U gjet i copëtuar në kanal, “ngrijnë” hetimet për të moshuarin shqiptar, pistat e policisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia italiane ka disa pyetje për vrasjen e të moshuarit Shefki Kurti, 72-vjeçari shqiptar, i cili u gjet i copëtuar në kanal. Hetuesit duhet t’i përgjigjen dy pyetjeve: Pse dhe ku u vra i moshuari? Por gjithashtu ku e copëtoi vrasësi kufomën e 72-vjeçarit shqiptar të gjetur në Adigetto më 28 korrik. Inspektimet e ekspertëve të mjekësisë ligjore vijojnë, ndërsa shtëpia e shqiptarit në Badia Polesine është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Në banesën e cila ndodhte në via Ghirardini 78, sipas burimeve nga grupi hetimor, po kërkohen gjurmë gjaku. Pas një kontrolli fillestar, ushtarët e Risit do të kthehen sërish për të bërë kontrolle të tjera. Hetuesit po kërkojnë gjurmë gjaku pasi copëtimi i një trupi kërkon gjakderdhje të madhe. Është e pamundur që vrasësi të pastronte vendin e ngjarjes nëse trupi do të ishte copëtuar atje ku u gjetën gjymtyrët.
Duket se vrasja nuk është kryer nga një profesionist. Kufoma e gjymtuar u gjet disa ditë pas zhdukjes së 71-vjeçarit më 24 korrik. Vrasësi as nuk u përpoq të hiqte qafe pjesët më të dallueshme të viktimës, siç bëjnë zakonisht vrasësit me përvojë. Aq sa u gjet koka dhe dukej qartë edhe një tatuazh në lëkurën e të moshuarit, elementë që lejuan menjëherë të afërmit ta njihnin.
Megjithatë mbetet ende mister vendi i saktë ku është kryer një vrasje kaq e tmerrshme. Sipas dëshmisë së fëmijëve, Alketa dhe Arben, Shefkiu nuk kishte armiq. Por, sipas hetuesve italianë dikush, në realitet, duhet ta ketë urryer shumë Shefki Kurtin, deri në atë pikë sa ta vrasin pa mëshirë, duke bërë trupin copa-copa dhe më pas duke e hedhur në kanal me shpresën se nuk do të gjendej kurrë.
Autopsia duhet të zbulonte edhe armën e vrasjes si dhe atë të përdorur për copëtimin e trupit. Duke pasur parasysh prerjet e pastra, mund të jetë një sharrë rrethore.
Hetuesit po gërmojnë jetën e viktimës dhe familjes së tij dhe financat e 71-vjeçarit, të cilat rezultojnë se janë mesatare. Pra, pyetja që po i mundon hetuesit është se cili do të ishte motivi që armatosi dorën vrasëse?

Lajme të lidhura

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë
Aktualitet

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit
Aktualitet

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
Para
“Mund të kisha vrarë dhe familjen time…”, ja çfarë tha Arjan Tase në Gjykatë

“Mund të kisha vrarë dhe familjen time…”, ja çfarë tha Arjan Tase në Gjykatë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të...

Lexo më shumë
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com