GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U gjet i pajetë në Dajt, fundi tragjik i ish-trajnerit të futbollit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U gjet i pajetë në Dajt, fundi tragjik i ish-trajnerit të futbollit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agim Çeta, 82 vjeç, i cili u denoncua i humbur në emisionin investigativ ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv nga e bija është gjetur dje pa shenja jete në afërsi të njësisë Dajt, në Tiranë. Ai kishte katër ditë që kishte dalë nga shtëpia për të pirë kafe dhe nuk ishte kthyer më.

Stafi i emisioni “Pa gjurmë” u angazhua për të gjetur vendndodhjen e tij, pasi e bija mëngjesin e datës 30 shtator u shfaq në dyert e Report Tv për të kërkuar ndihmë.

“Jam sërish në Report Tv, me shpresën që sot do ta gjej babain tim”.

Ish-trajneri i futbollit Agim Çeta, kishte 4 ditë që rezultonte i humbur. Telefonatat në studio live nisën të sillnin informacionet e para.

Një pjesë e redaksisë u instalua në Linzë, atje ku ai ishte parë për herë të fundit, atje ku edhe kërkimet kishin vazhduar pa ndërprerje prej 24 orëve nga familjarë, miq dhe shokë të familjes Çeta.

I moshuari vuante nga skleroza dhe çdo minutë që kalonte mund të ishte fatale.

Në një lidhje direkte familjarët njoftuan se kishin arritur ta gjenin e më pas erdhi dhe konfirmimi i vajzës.

“Po është babai im, po po ai është. Rrobat janë të tijat”- konfirmoi vajza nga studio edhe pse askush nuk e kuptoi atë moment në ishte gjallë apo i vdekur?

Në këto kushte, moderatorja Odeta Dume u detyrua të ndërpriste emisionin duke kërkuar ndihmën e Urgjencës Kombëtare dhe të Policisë së Shtetit.

PAS TRANSMETIMIT TË DATËS 3 TETOR

Fatkeqësisht ato pak sekonda shprese dhe lumturie, do të zëvëndësoheshin me trishtim dhe dhimbje për familjen Çeta.

I pari që iu afrua trupit ishte dhëndri Artan Xhaja. i moshuari kishte disa orë që kishte ndërruar jetë.

Më pas mbërriti dhe policia dhe ndihma e shpejtë të cilët nuk u ngeli veçse të kryenin procedurat ligjore. Trupi i pajetë i të moshuarit u përcoll në morgun e Tiranës ndërsa nuk u kostatua asnjë shenjë dhune, veçse njëra këmbë ishte gërvishur dhe pizhamet që mbante ishin grisur, që të lë të dyshosh se 82-vjeçari mund të ketë rrëshkitur, dhe sfilitur nga lodhja nuk ka mundur të dalë nga ai shteg i ngushtë ku u gjet i pajetë.

“Nuk e ndihmuan askush se menduan se ishte i çmendur. i ka shkuar tek dera e kanë parë por kanë larguar dhe i kanë mbyllur derën. Kjo është për të ardhur keq. Babai im nuk ishte i çmendur, ishte i sëmurë.  Po unë nuk do bëhem plakë. Këta njerëz duhet ti mbrojmë. Kush i gjen le të telefonojë në polici, sepse ndihmon familjen”, tha sot e bija me lot në sy.

4 ditë endje nepër rrugët e Linzës ishin shumë për një të moshuar…

4 ditë pa kujtesë, pa bukë, pa ujë …

4 ditë pa ndihmë…

Një banor i zonës dëshmoi– “Menduam se ishte me probleme mendore ndaj nuk i folëm fare”

Por, 4 ditë indiferencë janë shumë për një komunitet…. /Shqiptarja.com/

Etiketa: cetadajtHistoriatragjike

Lajme të lidhura

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë
Aktualitet

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

23:00 - 12/11/26
Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare
Aktualitet

Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

22:46 - 12/11/26
Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar
Aktualitet

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar

20:30 - 12/11/26
Para
Arbnor Muja përzgjidhet në formacionin e javës në Belgjikë

VIDEO/ Super Arbnor Muja, shënon gol në Champions League

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”
Breaking Views

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”

23:15 - 12/11/26

Përveç emocioneve, në stadiumin “Air Albania”, pati edhe thirrje të ndryshme gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Finlandës. Një pjesë e...

Lexo më shumë
Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

23:00 - 12/11/26
Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

22:46 - 12/11/26
Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

22:41 - 12/11/26
Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

22:15 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com