GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U gjet në Peqin, ende nuk dihet kur u ekzekutua ‘Kinezi’ i Aldo Bares

17:56 - 17/10/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Viktima e Peqinit, ish-anëtar i bandës së Aldo Bares. Dyshohet se u vra për hakmarrje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndonëse Alban Semaku, i njohur me nofkën “Kinezi” i Aldo Bares është gjetur i vrarë me dy plumba buzë lumit Shkumbit mesditën e së dielës, ende nuk dihet se kur është krer vrasja. Dyshohet se ai mund të jetë qëlluar me armë të shtunën, por pritet që ekspertiza të zbardhe kohën kur ka humbur jetën anëtari i Bandës së Lushnjes.

Mësohet se dy plumba i kanë marrë jetën Alban Semakut, një në shpinë dhe një në brinjë. 38-vjeçari është person me precedentë të mëparshëm penale dhe rezulton të jetë i dënuar për vrasje.

Viktima është identifikuar në morgun e Elbasanit nga nëna e 38-vjeçarit.

Viktima u pikas nga banorët e zonës të cilët lajmëruan policinë, por në vendin e ngjarjes nuk u bë i mundur identifikimi i tij. Nëna e të ndjerit, identifikoi të birin në morgun e Elbasanit. Viktima është Alban Semaku i njohur edhe si Elton Mermalin, vetëm 38 vjeç.

Vendi ku viktima u gjet e bën të vështirë zbulimin e identitetit të autorëve të ngjarjes për shkak se është një zonë e pabanuar dhe pa kamera sigurie. Paraprakisht dyshohet se viktima mund të jetë sjellë pa jetë pranë lumit, ndërsa mund të jetë ekzekutuar në një tjetër vend. Grupi hetimor ka marrë në mbikëqyrje të gjitha kamerat e sigurisë në rrugët që të çojnë drejt vendit ku u gjet trupi i pajetë. 

 “Kinezi” deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali dhe ishte pjesëtar i bandës së Lushnjes, grup me mbi 100 anëtarë, me në krye Aldo Baren, i cili ishte udhëheqësi me autoritet absolut. Pikërisht miqësia me Bares dhe e shkuara e tij kriminale pritet të jenë pistat kryesore të hetimit për Prokurorinë.

Ai është dënuar për një vrasje të kryer në vitin 2003, por ka përfunduar pas hekurave të burgut edhe për kanosje e lëndë narkotike. Dënimi i fundit është marrë vitin 2015 pasi kishte kërcënuar një person me jetë në Lushnje, e për këtë vepër penale kishte dalë nga burgu vetëm pak muaj më parë.

Etiketa: Aldo Bareekzekutim Alban Semakukinezi

Lajme të lidhura

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq
Aktualitet

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

14:10 - 18/03/26
Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, raportohet për disa të lënduar
Aktualitet

Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, raportohet për disa të lënduar

13:51 - 18/03/26
Lleshaj kundër Ramës: Të sulmosh Kurtin tani është antikombëtare
Aktualitet

Çështja ‘Balluku’/ Ish-ministri socialist sulmon Ramën: Imuniteti nuk mund të kthehet në privilegj

13:38 - 18/03/26
Para
Pejiç zbulon të ardhmen e trajnerit të Kukësit

Pejiç zbulon të ardhmen e trajnerit të Kukësit

TË FUNDIT

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq
Aktualitet

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

14:10 - 18/03/26

Kryeministri Edi Rama doli në mbledhjen me tregtarët e naftës duke i përgëzuar për “çmimet e lira” në vend, ndërkohë...

Lexo më shumë
Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, raportohet për disa të lënduar

Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, raportohet për disa të lënduar

13:51 - 18/03/26
Lleshaj kundër Ramës: Të sulmosh Kurtin tani është antikombëtare

Çështja ‘Balluku’/ Ish-ministri socialist sulmon Ramën: Imuniteti nuk mund të kthehet në privilegj

13:38 - 18/03/26
Meta flet për punëtoret: Shqipëria vendi me pagat më të ulta në Europë dhe Rajon

Dosja kaloi për gjykim, reagon Meta: Drejtësi me regji, mezi presim që të zbardhim mashtrimet e akuzës

13:19 - 18/03/26
Opozita në Bundestag, Bardhi: Korrupsioni i qeverisë mbetet sfida kryesore që pengon Shqipërinë drejt BE

Opozita në Bundestag, Bardhi: Korrupsioni i qeverisë mbetet sfida kryesore që pengon Shqipërinë drejt BE

12:54 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com