GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U gjet në pyll i zhveshur dhe i masakruar me thikë, zbardhet vrasja e Bledar Dedjas/ Detajet

18:02 - 23/02/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U gjet në pyll i zhveshur dhe i masakruar me thikë, zbardhet vrasja e Bledar Dedjas/ Detajet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia italiane ka arritur të zbardhë detaje nga vrasja e Bledar Dedjas, krim i ndodhur pasditen e 20 janarit.

Policia ka arrestuar një 17-vjeçar italian, banues në Pieve del Grappa, me prejardhje të paditur familjare.

Arrestimi, ka ndodhur orët e fundit në provincën e Trevisos.

Hetuesit, duke pasur parasysh edhe moshën e të dyshuarit, ruajnë konfidencialitetin më të rreptë për çështjen që po shqyrtohet tani nga Prokuroria për të Mitur të Venecias. Trupi i pajetë i Dedjës u gjet nga një mik i tij, i shtrirë në një pellg gjaku të shkaktuar nga plaga me thikë që i ishte shkaktuar në shpinë dhe që i kishte shpuar mushkëritë.

Në trupin e 39-vjeçarit kishte edhe plagë të tjera me thikë, duke përfshirë disa lëndime në mbrojtje. Gjatë autopsisë u morën edhe mostra për të vërtetuar nëse burri kishte kryer marrëdhënie seksuale para se të vritej.

Bledari në fakt ishte gjetur pak metra larg makinës së tij, një Mercedes Class B me të cilin kishte arritur në Via dei Carpini, me pantallona dhe të brendshme të ulura. Hetuesit kishin vënë në dukje menjëherë krimin e natyrës seksuale.

Shqiptari frekuentonte një klub dhe kishte pasur probleme në familje në të kaluarën pasi gruaja e tij e kishte ndjekur nga një hetues privat që kishte zbuluar “jetën e dyfishtë” të viktimës, i ndërtuar rreth kontakteve të bëra me njerëz që frekuentonin bisedat erotike dhe me të cilët burri kontaktonte përmes një celulari të dytë që kishte në dispozicion.

Ndoshta kanë qenë mesazhet mes Dedjës dhe vrasësit që kanë inkuadruar të riun. Prezencën e 17-vjeçarit në vendngjarje, policia mund ta ketë konfirmuar edhe nëpërmjet hetimeve të kryera dhe mbi të gjitha nga gjurmët e gishtave.

Bledari me sa duket kryente edhe marrëdhënie klandestine femërore, siç konfirmohet nga deklaratat e një 30-vjeçareje, gjithashtu shqiptare, e cila tha se e kishte takuar atë dy vjet më parë në një bisedë në internet dhe se ata filluan të takoheshin.

Etiketa: bledar dedjaItaliKryesore1Vrasja

Lajme të lidhura

Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë
Aktualitet

Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë

16:16 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë
Aktualitet

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë
Aktualitet

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26
Para
61 vjeçari dhunon bashkëshorten, arrestohet

I zhdukur prej 25 ditësh, gjendet i pajetë 44-vjeçari/ Dyshimet e para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë
Aktualitet

Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë

16:16 - 03/04/26

Një rast i rëndë është shënuar pasditen e sotme në Durrës, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën në ambientet e...

Lexo më shumë
A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend

16:09 - 03/04/26
Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…

15:55 - 03/04/26
Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

15:26 - 03/04/26
PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com