GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U gjet tek Çapjat, “Alfa Romeo” do përdorej në vrasjen e Sokol Sanxhaktarit

11:53 - 17/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U gjet tek Çapjat, “Alfa Romeo” do përdorej në vrasjen e Sokol Sanxhaktarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Makina e gjetur në servisin në pronësi të babait të Florenc Çapjas, Fejzullah Çapja dyshohet se do të përdorej për të vrarë Sokol Sanxhaktarin. OraNews shkruan se makina tip Alfa Romeo e cila është gjetur në servisin e Çapjave besohet se është i njëjti mjet për të cilin Nuredin Dumani ka rrëfyer se do përdorej për të vrarë Sanxhaktarin.

Çfarë rrëfeu Nuredin Dumani për planin për të vrarë Sokol Sanxhaktarin?

Nuredin Dumani ka pasur në ngarkim vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini. Në rrëfimin e tij në SPAK si i penduari i drejtësisë, Dumani tregon se Florenc Çapja, i kishte premtuar 200 mijë euro për eliminimin e Sanxhaktarit. E donte të vrarë pasi dyshonte se kishte lidhje me Suel Çelën. Por bashkë me Dumanin, për këtë ngjarje është rrëfyer edhe Henrik Hoxhaj, ndërsa të përfshirë kanë qenë edhe Vis Korçari, Bledar Muça dhe Eljo Bitri.

“Lidhur me këtë fakt janë marrë deklarimet e shtetasit Nuredin Dumani i cili ka shpjeguar se i është kërkuar nga shtetasit Florenc Çapja, Vis Korçari, Bledar Muça dhe Eljo Bitri, që të godiste shtetasin Sokol Sanxhaktari për një shumë prej 200,000 euro, pasi ai ishte lidhje e Suel Çelës”, thuhet në dosje.

Në rrëfimin e tij, Henrik Hoxhaj tregoi se porosia për Sanxhaktarin ishte marrë para se të ndodhte vrasja e vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia, që u eliminuan në vitin 2020. Ai tregon se Sokoli nuk lëvizte kurrë vetëm, pasi me vete kishte gjithmonë një person të armatosur që i mbronte “krahët”.

“E lamë për të takuar shtetasin Bled Muça pasi Nuredini e kishte marrë porosinë prej këtij shtetasi. Takimi me Bledin nuk u realizua pasi u realizua vrasja e vëllezërve Haxhia. Në lidhje me përgatitjen për vrasjen e Sokolit, Nuredini kishte çuar njerëz për të marrë informacion mbi lëvizjet e tij dhe kishte mësuar se Sokoli dilte në mëngjes ose mbasdite i shoqëruar nga një person i armatosur, me makinë që të dy. Për ta takuar Bled Muçën do shkonim të dy kurse për ta bërë punën do ta bëja unë sepse nuk doja që lekët të ndaheshin me persona të tjerë. Ai që do të përdorej si shofer në vrasje do të ishte dhe informatori për lëvizjet e Sokolit. Unë do të merrja 150.000 euro ndërsa shoferi 50.000 euro. Kjo shumë më është thënë mua nga ana e Nuredinit. Nuk e di arsyen se përse do të kryhej vrasja. Unë nuk kam kryer asnjë takim me asnjë person përveç se me Nuredinin,”-tregon ai. Megjithatë vrasja nuk ndodhi, për arsye që nuk bëhen me dije as nga Dumani dhe as nga Hoxhaj.

Sanxhaktari është në burg, pasi më 30 korrik 2020, ku vrau në lokal shokun e tij të fëmijërisë, Florian Lamçja. Për vrasjen, Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 18 vite burg Sokol Sanxhaktarin dhe Ardiano Hajdarin, të akuzuar për vrasjen e shokut të tyure Florian Lamçja në një lokal në Elbasan në 30 korrik 2020. Ndërkohë me 5 vite burg janë dënuar Amadeus Lamçja dhe Mehmet Muça, të akuzuar për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Etiketa: capjaDumaniKryesore1

Lajme të lidhura

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Para
Drejtonin mjetin në gjendje të dehur, aksidentohen dy persona

Makina del nga rruga në Qafë-Thanë, përplaset me bordurën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com