GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

U gjobit 4 herë nga AMA/ Fidel Ylli i fal “TIBO-s” 457 milionë lekë, zbulohet kontrata

15:31 - 08/03/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
U gjobit 4 herë nga AMA/ Fidel Ylli i fal TIBO-s 457 milionë lekë, zbulohet kontrata

U gjobit 4 herë nga AMA/ Fidel Ylli i fal TIBO-s 457 milionë lekë, zbulohet kontrata

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesve të institucioneve publike nuk pyesin për kur bashkëpunojnë me biznesmenë “grabitqarë”. Fidel Ylli, ka lëshuar bombën me tenderin e fundit të zhvilluar, ku 457 milionë lekë. Ylli si kryetar i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, ka zhvilluar një tender me vlerë 457 milionë lekë, me të cilën parashikohej që të transmetoheshin live ndeshjet sportive tek ekipet e shkollave në vend. Por në këtë rast nuk është bërë asnjë transmetim, por veç transferim parash.

Në dokumentin e publikuar me 6 mars të këtij viti evidentohet se fituesi i kësaj kontrate është platforma TIBO, me drejtues Adnan Mahmuti. Kontrata e lidhur mes tyre përmban një sërë shkeljesh.

Shkeljet e kontratës

E para, tenderi është zhvilluar në 27 tetor të vitit 2022 dhe kontrata është nënshkruar me 21 nëntor. Por u publikua në mars 2023, pra 4 muaj me vonesë. Me sa duket, Ylli dhe Mahmuti kanë dashur ta mbajnë të fshehtë këtë kontratë abuzive, dhe e publikojnë tani duke i shpëtuar vëmendjes së opinionit.

Nënvizojmë se në këto katër muaj nuk janë transmetuar ndeshjet për të gjitha ekipet sportive të shkollave. Duket qartazi se Mahmuti nuk e ka përmbushur kontratën, por Ylli vazhdon t’i rrah krahët e t’i mbush arkën.

 

Së dyti, në dokumente vihet re, se në garë ka marrë pjesë vetëm firma TIBO. Me këtë veprim është cenuar konkurrenca. Në fakt, Ylli ia ka falur tenderin Mahmutit, sepse kemi të bëjmë me fitues të paracaktuar në shkelje të ligjit “Për Prokurimet Publike”.

Kujtojmë se Fidel Ylli bashkëpunon me një firmë, e cila është gjobitur nga AMA katër herë, për transmetime kanalesh të paautorizuara. Por, operatori TIBO edhe pas marrjes gjobave vijon piratimin e kanaleve televizive të Platformës Digitalb, piratimin e Televizionit Kombëtar, TOP Channel, si dhe të eventeve sportive të blera ekskluzivisht nga shoqëria Digitalb.

Vjedhjet nga TIBO

Prej disa vitesh TIBO shet abonime në Shqipëri, Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në shumicën e rasteve pa bërë deklarime në organet tatimore dhe me çmime të padeklaruara në organet kompetente, duke shkaktuar evazion fiskal.

Sipas ligjit Ligji me numër 97 i vitit 2013, AMA duhej t’i kishte hequr licencën kësaj platforme. Por në vend të kësaj, e mbështesin. Jo më larg se në 3 tetor 2022, Fidel Ylli ka deklaruar se TIBO është një nga partnerët kryesore të KOKSH-it, për transmetimin e ndeshjeve të rëndësishme. Këto fakte tregojnë se qenkan partner të mirë në përvetësimin e fondeve.

 

Lexo edhe: Zgjedhjet në FSHF/ Andi Lila: Fidel Ylli po i hedh benzinë zjarrit për llogari të Veliajt

 

Etiketa: abuzimFidel Yllikokshkontraatenderi

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Jasharajt na treguan se populli këtë herë nuk ka gabuar me liderët

Jasharajt na treguan se populli këtë herë nuk ka gabuar me liderët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë
Kosovë & Rajon

Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

09:56 - 21/02/26

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryediplomatin amerikan, Marco Rubio, në Departamentin amerikan të Shtetit. Osmani tha se...

Lexo më shumë
Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është  klasifikuar si sekret

Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është klasifikuar si sekret

09:29 - 21/02/26
Me plagë në kokë, policia e dhunon protestuesin në komisariat dhe refuzon ta dërgojë në spital

Me plagë në kokë, policia e dhunon protestuesin në komisariat dhe refuzon ta dërgojë në spital

09:05 - 21/02/26
Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

Protesta e opozitës/ 52 të shoqëruar nga Policia, 17 persona të arrestuar dhe 35 nën hetim

09:03 - 21/02/26
Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

08:51 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com