GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Në 2020 u gjobit si ndotës/ Hajdari i Kuçovës i fal tenderin 1.4 MLD lekë Marsel Shegës për pastrimin

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Në 2020 u gjobit si ndotës/ Hajdari i Kuçovës i fal tenderin 1.4 MLD lekë Marsel Shegës për pastrimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në mes të fushatës elektorale kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari, pa iu dridhur qerpiku firmos një super tender me risk të lartë korrupsioni për fondin, por edhe me pasojë për qytetin. Pak ditë më parë Bashkia Kuçovë ka publikuar kontratën e tenderit me objekt “Shërbimi i pastrimit, grumbullimit dhe transportit në vend depozitim të mbetjeve urbane”. Për këtë prokurim  Kreshnik Hajdari shpenzon 1.4 miliardë lekë nga taksat e qytetarëve të Kuçovës, një punë që do të bëhet përtej këtij mandati.

Kryebashkiaku nuk ka pritur të mbarojnë zgjedhjet, se nuk i dihet ç’ndodh. Prandaj ka firmosur mbi një abuzim dhe cenim të hapur të ligjit për porkurimet. Tenderi është mbyllur me datë 18 prill 2023 pa garë fare. Kompanitë Alko Impex Construction” shpk dhe “Horeal Expo Group” janë skualifikuar me justifikimin se kishn mangësi në dokumente.

Kështu në garë mbeti vetëm firma “Viola Green” në pronësi të Marsel Shegës, Fatos Jupit dhe Sherif Kapllanit. Ajo u shpall fituese pa konkurrencë edhe pse kishte ofertë me vlerë 100% sa fondi limit. Po pse nuk e anuloi tenderin kryetari, pse nxiton dhe i shkel dhe shkon mbi procedurat duke tenderuar shtrenjtë këtë shërbim?

Firma e gjobitur nga IKMT

Kush është kjo firmë që Hajdari e ka paracaktuar të fitojë tenderin? Kryetari Hajdari po kryen aferë më një firmë të ndëshkuar njëherë për mashtrim.

Përveç faktit që kontrata është nënshkruar në shkelje me ligjin, Bashkia Kuçovë nuk duhej të zhvillonte projekte me këtë firmë: Sepse në vitin 2020 janë gjobitur për një aferë të tillë. Konkretisht, në shtator të vitit 2020 Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndëshkuar me gjobë 2 milionë lekë Bashkinë e Rrogozhinës, e cila kishte kontraktuar firmën “Viola-Green SHPK” për të pastruar mbetjet urbane në këtë qytet.

 

Shkak janë bërë hedhjet e mbetjeve urbane në territorin e bashkisë Rrogozhinë, në fshatin Zall, pranë bregut të lumit Shkumbin.

Për të cilat IKMT ka njoftuar të marrë masa, por nuk është kryer asnjë veprim.

Ndërkohë, policia ka njoftuar se veç gjobës, kjo kompani me administrator Marsel Shegën do të ndiqet penalisht për krimet ndaj mjedisit. Nuk e dimë se ç’masë u mor ndaj kësaj firme, por shohim se po vazhdon të xhirojë në arkën e saj tenderët e bashkive.

“Viola-Green SHPK” ka si objekt pastrimin dhe përpunimin e mbetjeve. Ajo ka lidhur 4 kontrata për pastrim të mbetjeve, 2 kontrata me Bashkinë Përrenjas, një me Bashkinë e Peqinit dhe një me Kuçovën, të cilat shkojnë në vlerën 198 723 683 lekë. Në këto kushte, Hajdari ka shtuar listën e zullumeve të kësaj kompanie dhe ka vënë në rrezik fondin e pastrimit të qytetit Kuçovë.

Lexo edhe: Veliaj, aferë me Shkëlqim Kupën/ I jep 205 MLN Lekë për pastrimin e barishteve të përroit
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuziKRESHNIK HAJDARItenderviola green

Lajme të lidhura

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP
Breaking Views

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26
Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”
Breaking Views

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”

12:28 - 28/09/26
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Para
Masakroi shokët e klasës, ky është profili i adoleshentit vrasës

Masakroi shokët e klasës, ky është profili i adoleshentit vrasës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bylykbashi: Protesta në Tiranë është e pamjaftueshme, duhet të përshkallëzohet në të gjithë vendin
Aktualitet

Bylykbashi: Protesta në Tiranë është e pamjaftueshme, duhet të përshkallëzohet në të gjithë vendin

09:17 - 02/10/26

Për deputetin e PD, Oerd Bylykbashi, protesta që po zhvillohet në Tiranë prej 4 muajsh, duhet të shtrihet edhe në...

Lexo më shumë
Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

Videot intime në rrjet/ Dëshmia e Adrian Hilës: I kam vendosur vetë kamerat, kisha frikë se më vidhnin!

08:54 - 02/10/26
Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, a po krijion Rama një mburojë të re për zyrtarët e lartë?

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, a po krijion Rama një mburojë të re për zyrtarët e lartë?

08:46 - 02/10/26
Të shtëna me armë te “Ali Demi” në Tiranë, forca të shumta policie rrethojnë një lokal

Të shtëna me armë te “Ali Demi” në Tiranë, forca të shumta policie rrethojnë një lokal

08:37 - 02/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 2 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com