GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U hap para dy muajsh, mbyllet aksi Orikum–Dukat

11:36 - 09/09/23
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
U hap para dy muajsh, mbyllet aksi Orikum–Dukat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka njoftuar se të hënën, 11.09.2023, do të mbyllet aksi Orikum-Dukat. Mësohet se shkak është bërë rinisja e shtrimit me asfalt e rrugës në fjalë.

Aksi Orikum – Dukat, një tjetër segment i rëndësishëm i cili lidh baypassin e Vlorës me tunelin e Llogarasë, me gjatësi rreth 15 km, u vu në funksion pa mbaruar punimet, gjatë sezonit të verës.

Udhëtarët do të duhet të qarkullojnë nga e hëna në të premte në drejtim të rrugës së vjetër nacionale Orikum-Llogara, teksa kalimi në rrugën Orikum-Dukat do të bëhet vetëm gjatë fundjavave.

Rruga në fjalë i është dhënë me koncesion kompanisë “Gjikuria” me administratorë Milo Gjikuria, Ardmir Doda, Florenc Gjikuria për vlerën e 50,5 milionë eurove.

Aksi Orikum–Dukat nisi të shtrohet në vitin 2018, teksa Rama dhe Balluku, më 20 qershor deklaruan se punimet në këtë rrugë do të përfundojnë në qershor të vitit 2024.

Ky koncesion iu dha në nëntor të viti 2018 kompanisë “Gjikuria Shpk”, pa konkurrim dhe kontratat u nënshkrua për 13 vjet. Sipas dokumenteve kjo firmë do të merret me ndërtimin dhe më pas mirëmbajtjen e këtij aksi rrugor për 13 vjet. Ndërsa më tutje janë përcaktuar edhe vlerat që do të marrë kompania për shërbimet që do të japë në vazhdim.

Gjikuria, si kompani fituese ka arritur që ta financojë ndërtimin e rrugës përmes një kredie me vlerë 25.6 milionë euro, të marrë në një marrëveshje me tri banka: “Intesa San Paolo”, “OTP” dhe “Tirana Bank”, kundrejt një interesi 6%. Për të balancuar shumën e interesit që do të paguajë nga kredia e marrë, kompania vendosi që të aplikojë për shtetin një tjetër interes prej 5% për 21.7 milionë eurot që do të financojë vetë në këtë segment, duke bërë që shteti të paguajë 17.2 milionë euro interesa për kontratën.

Kështu llogaritja gabim e fondit limit që cituam pak më sipër, ndikon edhe në interesit të lartë bankar që duhet të paguhet për këtë koncesion. I lumtë Belindës dhe Gjikurisë, përderisa SPAK-u akoma nuk është zgjuar!

Etiketa: ARRSHGjikuriambyllet rruga

Lajme të lidhura

Banorët e Rrjollit sërish në protestë kundër resortit të Bashkim Ulajt: Do hyjmë në grevë urie përpara SPAK
Aktualitet

Banorët e Rrjollit sërish në protestë kundër resortit të Bashkim Ulajt: Do hyjmë në grevë urie përpara SPAK

15:18 - 17/02/26
Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital
Aktualitet

Konsumoi fotoksinë, ndërron jetë në QSUT 23-vjeçarja nga Durrësi

15:11 - 17/02/26
“Pse më parakalove?”/ Zbardhet ngjarja në Berat, i plagosuri shkoi të sqarohej me shoferin e makinës tjetër…
Aktualitet

E rëndë në Tiranë/ U dëmtua teksa po punonte me gur fresibël, ndërron jetë 60-vjeçari

14:56 - 17/02/26
Para
Antidroga në Fier, goditet grupi që trafikonte drogë në Greqi (EMRAT)

Antidroga në Fier, goditet grupi që trafikonte drogë në Greqi (EMRAT)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banorët e Rrjollit sërish në protestë kundër resortit të Bashkim Ulajt: Do hyjmë në grevë urie përpara SPAK
Aktualitet

Banorët e Rrjollit sërish në protestë kundër resortit të Bashkim Ulajt: Do hyjmë në grevë urie përpara SPAK

15:18 - 17/02/26

Banorët e Rrjollit në Velipojë kanë dalë përsëri sot në protestë për të kundërshtuar ndërtimin e resortit “Blu Borgo” të...

Lexo më shumë
Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital

Konsumoi fotoksinë, ndërron jetë në QSUT 23-vjeçarja nga Durrësi

15:11 - 17/02/26
“Pse më parakalove?”/ Zbardhet ngjarja në Berat, i plagosuri shkoi të sqarohej me shoferin e makinës tjetër…

E rëndë në Tiranë/ U dëmtua teksa po punonte me gur fresibël, ndërron jetë 60-vjeçari

14:56 - 17/02/26
‘Drejtësi jo politikë’/ Mijëra qytetarë në Prishtinë në mbështetjë të UÇK-së, mesazh Hagës në ditën e pavarësisë

‘Drejtësi jo politikë’/ Mijëra qytetarë në Prishtinë në mbështetjë të UÇK-së, mesazh Hagës në ditën e pavarësisë

14:42 - 17/02/26
I dyshuar si pjesë e grupit të mashtrimit me Call Center në Tiranë, GJKKO lë në burg italianin (Emri)

I dyshuar si pjesë e grupit të mashtrimit me Call Center në Tiranë, GJKKO lë në burg italianin (Emri)

14:24 - 17/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com