GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

U hap sa për fushatë/ Çfarë u bë me Piramidën, që kushtoi 18 milionë euro?

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zgjedhjet vendore u mbyllën dhe Bashkia Tiranë shfrytëzoi çdo mundësi për fushatë dhe propagandë. Nuk u kursyen paratë për asfalt elektoral, apo fasada godinash, shkollash dhe kopshtet. Një pjesë të mirë të parave shkuan edhe për Piramidën, me të cilën Veliaj dhe Rama kanë kohë që mburrën dhe bëjnë propagandë duke thënë se Tirana do të bëhet kryeqyteti i Teknologjisë.

Tenderi që pasuroi Dulakët dhe Fushën

Por, ky ishte një tjetër premtim, realizimi i të cilit duket ende larg. Kujtojmë se Bashkia Tiranë ka hapur disa tendera për rikonstruksion e rijetëzim të Piramidës, duke e prezantuar si projektin më të madh të inovacionit (nënkupto ca llaç dhe bojë dhe një vjedhje fondesh).

Epo këto tenderë për të rikonstruktuar këtë godinë “muze” të diktatorit, u kanë kushtuat taksapaguesve 18 milionë euro! Kujtojmë se këto para shkuan në duart e oligarkëve më të mëdhenj si Shkëlqim Fusha me firmën “Fusha shpk” dhe vëllezërve Dulaku me firmën “Edil -al -it”.

Shikojini këto shifra të frikshme në dokumentin e mëposhtëm:

 

Erion Veliaj dhe Edi Rama inaugurojnë TUMO-n

Por, për veç këtij fakti, që përbën një abuzim të hapur dhe është denoncuar fortë nga mediat. Sot shohim se gjithçka paska qenë propagandë për të fushatën e zgjedhjeve që sapo mbyllëm.

Sepse, ende pa përfunduar punimet në prag zgjedhjesh, me datë 12 maj 2023 kryebashkiaku Veliaj, i shoqëruar nga Kryeministri Rama, hapi hyrjen për qytetarët tek Piramida.

“Sot hapim qendrën më të madhe digjitale në Ballkan për të rinjtë dhe të rejat e gjithë Shqipërisë”, deklaroi Veliaj.

 

“Piramida e Rilindur do të bëhet zemra e Shqipërisë së Re të Inovacionit dhe streha më e madhe në rajon e të rinjve e të rejave që i përkushtohen teknologjisë digjitale”, u shpreh Rama.

 

 

Bëri ndriçim me drita shumë ngjyrëshe, vendosi dhe pak muzikë e ua serveri të rinjve të Tiranës si një qendër të madhe inovacioni.

Në fakt, atë mbrëmje gjithçka u bë në kuadër të fushatës, sepse Piramida nuk ka përfunduar ende. Sikur shohim edhe nga foto më poshtë, fill një ditë më pas, më 13 Maj 2023, hyrja për tek Piramida u mbyll sërish. U rrethua me tela dhe aty jashtë shihen vetëm punëtorë bangladeshas që kryejnë punimet. Ku është qendra digjitale më e madhja e Ballkanit?!

 

13 maj 2023, Piramida

Pra, këto 18 milionë euro u hodhën vetëm për reklamë në këtë fushatë zgjedhore. Se kur do të vihet në funksion kjo qendra “Tumo” nuk dihet ende.

Ç’ është thënë?

U tha se Piramida do të funksionojë për trajnime, do të ketë biblioteke, salla ku njerëzit mund të mblidhen, salla ku mund të ekspozojnë punimet e tyre dhe qendër TUMO. Kjo e fundit do të jetë një lloj i ri i përvojës arsimore në kryqëzimin e teknologjisë dhe dizajnit. Institucioni arsimor TUMO Tirana do të drejtojë Piramidën pas rinovimit të saj. Ai do të ofrojë programe arsimore parashkollore për 12 – 18-vjeçarët, si robotika, animacioni, zhvillimi i lojërave, muzika dhe filmi.

Ç’mund të bëhet?

Piramida e Tiranës u ndërtua si muze në vitin 1988, në kujtim të ish udhëheqësit komunist Enver Hoxha. Në vitin 1991 pas rënies së komunizmit, ajo shërbeu si qendër konferencash dhe Qendër Ndërkombëtare e Kulturës. Gjatë Luftës së Kosovës 1999, ndërtesa u përdor si zyrë e NATO-s. Ndërsa më pas vazhdoi të shërbejë si qendër kulturore dhe mori emrin e ish të përndjekurit politik, Pjetër Arbnori, ish kreu i parlamentit pluralist shqiptar pas rënies së regjimit komunist.

Administrimi godinës linte për të dëshiruar, ajo u bë strehë për pub-e dhe redaksi televizionesh dhe po degradonte fizikisht.

Më pas, demokratët bënë projektin për ta kthyer në godinë të Parlamentit, por me ardhjen në pushtet të PS-së në vitin 2013, ky plan u anulua. Ideja e ngritjes së një qendre Inovacioni tek Piramida dalëngadalë është shndërruar në një qendër për fëmijë dhe më pas mos u çudisni që të shini të lindë aty ndonjë qendër e re tregtare.

Kur vjen fjala tek kultura dhe Inovacioni, Rama dhe Veliaj kanë treguar se i përdorin këto fjalë me kuptimin “shembje”, “leje ndërtimi”, “kullë”, “qendër tregtare”, “beton”, “tender”, “përvetësim”./ Esmeralda Hida/   

Lexo edhe:  Kontrata “skuqet” me shkelje/ Veliaj jep vulën, 2 mln euro shtesë për Piramidën, Fushës dhe Dulakut

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Edi RamaErion VeliajFusha shpk.piramidashpenzime

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion
Breaking Views

Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion

13:06 - 14/08/26
Para
Rëndohet bilanci në Itali/ Shkon në 8 numri i viktimave

Rëndohet bilanci në Itali/ Shkon në 8 numri i viktimave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kosova në krizë politike/ PDK bllokon hyrjen e godinës së Qeverisë së Kosovës, protestës i bashkohet edhe Aleanca
Kosovë & Rajon

Kosova në krizë politike/ PDK bllokon hyrjen e godinës së Qeverisë së Kosovës, protestës i bashkohet edhe Aleanca

09:57 - 20/08/26

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë vijuar edhe të enjten aksionin e tyre para ndërtesës së Qeverisë së...

Lexo më shumë
The Guardian: Pakti me Ramën për refugjatët po i kthehet në fatkeqësi politike Melonit

“Shkel të drejtat e njeriut”, Amnesty International kërkon fundin e marrëveshjes Rama-Meloni për emigrantët

09:38 - 20/08/26
Identifikohet shqiptari që u vra më armë zjarri në Itali

Katër shqiptarëve u zihet pritë dhe sulmohen me thika dhe çekiç, njëri në gjendje të rëndë

09:25 - 20/08/26
Pelegrinazhi dhe historia e Abaz Aliut që pushoi 5 ditë në malin e Tomorrit

Pelegrinazhi dhe historia e Abaz Aliut që pushoi 5 ditë në malin e Tomorrit

09:07 - 20/08/26
Dy brigje, një kauzë: Aktivistët lundrojnë nga Italia në mbështetje të “Revolucionit të Flamingove”

Dy brigje, një kauzë: Aktivistët lundrojnë nga Italia në mbështetje të “Revolucionit të Flamingove”

08:44 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com