GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

U investua nga FSHF, stadiumi “Niko Dovana” me fushë të re (Foto)

10:45 - 31/03/22
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
U investua nga FSHF, stadiumi “Niko Dovana” me fushë të re (Foto)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teuta është rikthyer të luajë në stadiumin “Niko Dovana” pas disa muajsh për shkak të përmirësimit të infrastrukturës. Fusha e stadiumit është inauguruar në ndeshjen e djeshme që durrsakët zhvilluan ndaj Laçit në shtëpi, e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Një investim që është bërë i mundur falë bashkëfinancimit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Bashkisë Durrës.

Teuta do të ketë mundësinë tashmë të luajë të gjitha ndeshjet e mbetura të kampionatit në shtëpi, me fushën që është në gjendje optimale. Të pranishëm në ceremonie simbolike të inaugurimin e fushës së stadiumit “Niko Dovana” ishin Presidenti i klubit të Teutës, Edmond Hasanbelliu, anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Fatbardh Jera dhe Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako.

Në një prononcim për fshf.org, znj. Sako shprehet se fusha e re, por edhe dy anekset e stadiumit janë një bashkëfinancim i Federatës Shqiptare të Futbollit me Bashkinë e Durrësit, ndërsa thekson se do të investohet në qytetin bregdetar, për të shtuar numrin e terreneve sportive.

“Ky është një bashkëfinancim i Bashkisë së Durrësit bashkë me Federatën. Ne do të jemi gjithmonë në mbështetje të sportit dhe në mbështetje të të rinjve. Ky investim nuk vjen vetëm për stadiumin, por edhe për dy anekset, të cilat do t’i shërbejnë edhe zinxhirit të ekipit të fëmijëve dhe të të rriturve dhe shpresojmë se do të përmirësojë lidhjet e të rinjve me sportin në këtë qytet. Të rinjtë janë e ardhmja e këtij qyteti dhe nëpërmjet këtij sporti jo vetëm qëndrojmë shëndetshëm por është shumë e rëndësishme të shtojmë edhe edukimin dhe lidhjen e sportit me të rinjtë. Ne, përvecc këtij investimi do të vazhdojmë edhe me ndërhyrje të tjera në qytet, në mënyrë që të gjithë ekipet private dhe publike që ka qyteti të gjejnë vend dhe hapësirë për të ushtruar aktivitetet sportive të natyrave dhe disiplinave të ndryshme”.

I pranishëm në këtë inaugurim ishte edhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF, z.Fatbardh Jera, i cili vlerëson investimin e ndërmarrë nga FSHF në bashkëpunim me Bashkinë e Durrësit, për të përmirësuar terrenet sportive në Durrës. Jera thekson se fokusi i Federatës së Futbollit është rritja e numrit të terreneve sportive në vend, ndërsa shprehet se bashkëpunimi me pushtetet vendore do t’i jepte suport për vazhdimësi.

“Ishte kënaqësi që isha pjesë e këtij inaugurimi. Një fushë jashtëzakonisht e mirë dhe do të thoja “një fushë e mirë, një sport edhe më i bukur”. Federata Shqiptare e Futbollit e ka në fokusin e saj që të bëjë sa më shumë terrene sportive të mira, në mënyrë që niveli i futbollit të rritet sa më shumë. Them që është një rrugëtim i gjatë dhe i mundimshëm, por shumë i frytshëm. Mendoj që edhe e ardhmja e fëmijëve tanë ka për të qenë shumë e mirë, sa i përket terreneve sportive. FSHF ka në fokus implementimin e projektit të 100 fushave. Është një investim i jashtëzakonshëm i ndërmarrë nga FSHF dhe unë gjej rastin të përgëzoj edhe Bashkinë e Durrësit, një bashkëpunim i mirë, sa i përket anës së financave, por edhe një bashkëpunim i ndërsjellë, me pushtetet vendore do të na japë një suport më të mirë, sa i përket vazhdimësisë”.

Etiketa: fshfNiko dOVANAstadium i ri

Lajme të lidhura

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak
Sport

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

15:26 - 18/03/26
Disiplina ndëshkon Dinamon dhe Tiranën me bllokim të merkatos, nuk shlyejnë pagat e lojtarëve
Sport

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet)

14:35 - 18/03/26
Përplasje ‘titanësh mes Realit dhe City-t, Atalantën e pret ‘ferri’ përballë Bayern (Supersfidat)
Sport

Champions League/ Barcelona e favorizuar në shtëpi, Liverpool kërkon përmbysjen e madhe

09:53 - 18/03/26
Para
Pritjet nga zgjedhjet në Serbi, Vuçiç përsëri mund të jetë fitues?

Pritjet nga zgjedhjet në Serbi, Vuçiç përsëri mund të jetë fitues?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…
Fact-Checking & Analize

Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

16:00 - 18/03/26

  https://youtu.be/0M0vPLHKK4c SPAK nuk është edhe aq i frikshëm, sidomos për oligarkinë që lidhet me Kryeministrin Rama. Ky raport krijon...

Lexo më shumë
Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

15:26 - 18/03/26
Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto

15:14 - 18/03/26
Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

15:01 - 18/03/26
Disiplina ndëshkon Dinamon dhe Tiranën me bllokim të merkatos, nuk shlyejnë pagat e lojtarëve

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet)

14:35 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com