GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“U japin më pak ushqim se shuma e caktuar”/ Raporti i KLSH zbulon skandalin në Shtëpinë e Fëmijës në Tiranë

09:28 - 29/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“U japin më pak ushqim se shuma e caktuar”/ Raporti i KLSH zbulon skandalin në Shtëpinë e Fëmijës në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një auditim është kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë.

Në këtë raport që zbulon një skandal tepër të madh, janë marrë në shqyrtim një sërë faktorësh mbi veprimtarinë e këtij institucioni. Sipas të dhënave, rezulton se në Shtëpinë e Fëmijës nuk është respektuar niveli i kuotave financiare për shërbimet ditore mbi ushqimet. Duke bërë që fëmijët, të konsumojnë më pak ushqim sesa është përcaktuar me ligj.

Sipas arsyetimit të bërë në raport, përgjegjësia për këtë gjë, bie mbi ministrinë Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Raporti i KLSH:

Nga stafi i Shtëpisë së Fëmijëve Shkollorë Tiranë, nuk është zbatuar niveli i kuotave financiare për shpenzimet ditore të ushqimeve, në kundërshtim me kërkesat e pikës 1 të Udhëzimit nr. 689, datë 02.10.2018 “Për nivelin e kuotave të shpenzimeve për Ushqime, në institucionet publike rezidenciale e komunitare të përkujdesjes shoqërore”. Ligji 121/2016 në nenin 24 pika 6 përcakton se Ministri përgjegjës për çështjet sociale nxjerr udhëzim për procedurat dhe zbatimin e standardeve të shërbimeve. Por lidhur me standardet e shërbimeve sociale shtetërore dhe metodologjinë dhe nivelit e përcaktimit të tarifave, MSHMS nuk ka nxjerrë akte të reja nënligjore në zbatim të neneve 24, pikat 4 dhe 6; 26, pika 2; 27 pika 3; 35, pika 4; 40, pika 2; dhe 46, pika 3, të këtij ligji. Lidhur me nevojat ditore të fëmijëve për lëndë ushqyese dhe kalori, menuja ushqimore përgatitet për të gjithë fëmijët e institucionit pa dallim grup- moshe, gjinie ose gjendjeve të veçanta. Në hartimin e menusë nuk merr pjese ekipi multidisiplinar, në mospërputhje me kërkesat Rregullores së Brendshme të Organizimit dhe Funksionimit të Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”, me nr. 2712 Prot, datë 31.12.2015, neni “detyrat funksionale te mjekut”, pika 4. Vlera në lekë e përcaktuara për kuotën ditore për fëmijët nuk i përgjigjet të njëjtës sasi ushqimore që duhet të konsumojnë fëmijët, për shkak të mos respektimit të saj nga institucioni, si dhe mos indeksimit të kuotës ushqimore sipas indeksit të çmimeve të publikuara nga INSTAT. Për pasojë vlerat e kuotës së ushqyerjes në vitin 2019, vitin 2020 dhe vitin 2021, për muajt e përzgjedhur për auditim, kanë qenë më të ulëta se kuota e miratuar, kjo e fundit përgjegjësi drejtpërdrejt e Shtëpisë së Fëmijëve Shkollorë Tiranë, dhe akoma me e ulët për shkak të mos indeksimit të çmimeve, përgjegjësi kjo e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Niveli i kuotave financiare të shpenzimeve për Ushqime, nuk është i përditësuar, duke qëndruar në vlera të njëjta të kostos ditore për çdo grup moshe të fëmijëve, prej vitit 2018, në kundërshtim me VKM nr.518 datë 04.09.2018 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror komunitar e rezidencial, kriteret, procedurat për përfitimin e tyre dhe masën e shumës për shpenzime personale për përfituesit e shërbimit të organizuar” Kreu V, pika 71 dhe Udhëzimit të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr.689 datë 02.10.2018 “Për nivelin e kuotave të shpenzimeve për Ushqime, në institucionet publike rezidenciale e komunitare të përkujdesit shoqëror”, ndonëse përgjatë këtyre viteve ka inflacion të madh dhe rritje çmimesh në produktet ushqimore bazë, si pasoje e situatës së Covid-19 dhe situatave globale. Kështu, nisur nga të dhënat e INSTAT në faqen zyrtare, në lidhje me ndryshimet mesatare vjetore të indeksit të çmimeve të konsumit, për grupin “Ushqime dhe pije alkoolike”, nga grupi i auditimit u përllogaritën se sa duhet të ishin ndryshuar këto kuota çdo vit, për koston ditore për secilën grup moshë, duke konstatuar se: Për grup moshën 6-12 vjeç, nga 440 lekë/ditë në vitin 2018, në fund të vitit 2021 duhej të bëhej në 487,35 lekë/ditë, pra do të ishte rritur me 47 lekë/ditë. Për grup moshën 13-15 vjeç, nga 480 lekë/ditë në vitin 2018, në fund të vitit 2021 duhej të bëhej në 531,66 lekë/ditë, pra do të ishte rritur me 52 lekë/ditë. Për grup moshën 16-18 vjeç, nga 500 lekë/ditë në vitin 2018, në fund të vitit 2021 duhej të bëhej në 553,81 lekë/ditë, pra do të ishte rritur me 54 lekë në ditë. Sa më sipër, mos përditësimi i ndryshimeve mesatare vjetore të indeksit të çmimeve të konsumit nga institucioni i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Shërbimi Social Shtetëror, ka ndikuar drejtpërdrejtë në llogaritjen e fondit limit, vlerë e cila nuk jep garanci të jetë përllogaritur saktë dhe në përputhje me nevojat ditore fëmijëve për ushqim duke shpenzuar më pak lekë të vlerës ditore për secilin grup moshe për fëmijë.

Etiketa: Kryesore1shtepia e femijesTiranezyber hallulli

Lajme të lidhura

Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Aktualitet

Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a

07:59 - 22/04/26
Autoriteti i Dosjeve për 2025: 15 emra pjesë e ish-sigurimit, 12 emra prej tyre u propozuan për tituj nderi, 3 për poste publike
Aktualitet

Autoriteti i Dosjeve për 2025: 15 emra pjesë e ish-sigurimit, 12 emra prej tyre u propozuan për tituj nderi, 3 për poste publike

22:57 - 21/04/26
Foto/ 30-vjeçari u qëllua për vdekje me armë zjarri, ja kush është viktima
Aktualitet

Foto/ 30-vjeçari u qëllua për vdekje me armë zjarri, ja kush është viktima

22:31 - 21/04/26
Para
Tronditet Italia, lojtari humbi ndjenjat në fushë. Ndërron jetë

Arti në zi/ Ndahet nga jeta solistja e parë e trupës së baletit shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prezantohet trajneri Gvozdenovic: Objektivi i Elbasanit është “Final Four”
Sport

Gvozdenovic beson te finalja para sfidës me Egnatian: Ndeshja do të jetë e hapur, por do bëjmë maksimumin

08:12 - 22/04/26

Elbasani do të presë sot Egnatian në stadiumin “Elbasan Arena” për aktin e dytë gjysmëfinal të Kupës, pas barazimit 1-1...

Lexo më shumë
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a

Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a

07:59 - 22/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Prill 2026

07:39 - 22/04/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për sot, 22 Prill 2026

07:36 - 22/04/26
Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin: Do të zgjasë deri kur…

Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin: Do të zgjasë deri kur…

23:16 - 21/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com