GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U kallëzua në SPAK nga Basha, reagon kandidati i PD-së Arjan Ndoja: Personazh që përdoret në mënyrë komike në TikTok-un e Ramës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
U kallëzua në SPAK nga Basha, reagon kandidati i PD-së Arjan Ndoja: Personazh që përdoret në mënyrë komike në TikTok-un e Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-prokurori, tashmë kandidat për deputet i koalicionit “Shqipëria Madhështore”, Arjan Ndoja ka reaguar pasi u kallëzua në SPAK nga Lulzim Basha i cili kërkon nisjen e hetimeve ndaj tij për veprat penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale Ndoja thotë se lajmin për kallëzimin nga Basha e mori përmes mediave dhe se në asnjë rast nuk ka shitur mandate deputetësh, leje ndërtimi dhe nuk ka shpërdoruar besimin e zgjedhësve të një zone dhe aq më pak, shton ai, atë të mijëra demokratëve. Ai thekson se nuk i ka hedhur në rrugë anëtarët e Partisë Demokratike dhe as votuesit e kësaj force për t’i dhënë pushtet në tavolinë Edi Ramës.

Ndoja e cilëson akuzën si të stisur dhe thotë se këtë gjë mund ta bëjë dikush që ndien rrezik nga kandidimi i tij, ose ndonjë personazh që përdoret në mënyrë komike në batutat folklorike në TikTok-un e Ramës. Gjithashtu Ndoja thotë se mbetet i përkushtuar në realizimin e misionit të tyre si ekip për ndryshimin e qeverisjes së vendit.

Postimi:

Sot mësova nga mediat se Z. Lulzim Basha më paska bërë kallëzim penal në SPAK si një kandidat për deputet i opozitës që u bën presion votuesve për të mbledhur vota! Unë jam Arian Ndoja, i arsimuar në Drejtësi dhe Ekonomi, kam mbaruar Shkollën e Magjistraturës duke marrë titullin Magjistrat Prokuror, kam gradën Doktor i Shkencave Juridike, dhe jam pjesëtar i një familjeje të nderuar intelektuale. Gjatë gjithë jetës time marrëdhëniet me njerëzit i kam ndërtuar vetëm përmes punës, dialogut, respektit dhe mirëkuptimit. Në asnjë rast unë nuk kam shitur mandate deputetësh, leje ndërtimi dhe nuk kam shpërdoruar besimin e zgjedhësve të një zone dhe aq më pak atë të mijëra demokratëve.

Unë nuk i kam hedhur në rrugë anëtarët e Partisë Demokratike dhe as votuesit e kësaj force për t’i dhënë pushtet në tavolinë Edi Ramës. Përtej falsitetit të akuzës së stisur, më lind natyrshëm mendimi se këtë gjë mund ta bëjë dikush që ndien rrezik nga kandidimi im, ose ndonjë personazh që përdoret në mënyrë komike në batutat folklorike në TikTok-un e Edi Ramës. Ajo që e bën edhe më absurde këtë akuzë është fakti që, nga komunikime me anëtarët e simpatizantë të Partisë Demokratike pas marrjes dijeni për këtë kallëzim, më thuhet se Z. Lulzim Basha, edhe pse ka justifikuar 10 vjet humbje në opozitë me vjedhjet dhe presionet e bëra nga Edi Rama, nuk ka marrë asnjëherë iniciativën në një dekadë, si kryetar opozite, të padisë qoftë edhe një personazh apo eksponent të botës së krimit të organizuar për presion, vjedhje apo blerje votash.

Përkundrazi, më thuhet nga strukturat dhe simpatizantët se ai ka përdorur djersën, sakrificat, mundin e madje dhe gjakun e atyre demokratëve që janë përballur me bandat e Edi Ramës vetëm për të rritur vlerat e marrëveshjeve që bën me të! Sulme të tilla vetëm sa më përforcojnë bindjen se Edi Rama ka filluar ta ndjejë erën e humbjes në Qarkun e Durrësit dhe se deri ditën e zgjedhjeve duhet të dedikojmë çdo shqisë, energji dhe mundësi për të rikthyer Durrësin në bastion të demokracisë për realizimin e misionit të Shqipërisë Madhështore! Mbetem i përkushtuar në realizimin e misionit tonë si ekip për ndryshimin e qeverisjes së vendit.

Etiketa: BASHANdoja

Lajme të lidhura

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit
Aktualitet

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

23:05 - 13/11/26
Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani
Aktualitet

Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

22:40 - 13/11/26
Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi
Aktualitet

Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

22:15 - 13/11/26
Para
Maliq/ Makina përplas të miturin, përfundon në spital 8-vjeçari

Piu lëndë helmuese, vdes tragjikisht një 60-vjeçar në Shkodër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror
Botë

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror

23:25 - 13/11/26

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në SHBA ka urdhëruar pezullimin e të gjitha fluturimeve në nisje nga aeroportet amerikane, duke...

Lexo më shumë
Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

23:05 - 13/11/26
Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

22:40 - 13/11/26
Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

22:15 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com