GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm me “Touareg”, në pranga 20-vjeçari në Kukës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm me “Touareg”, në pranga 20-vjeçari në Kukës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vijon operacioni “Morina”! Policia ka prangosur në flagrancë Elket Osmanin, i cili po transportonte emigrantë të paligjshëm drejt kufirit të Morinës, ndërsa veç tij u prangos edhe një i shpallur në kërkim. Në pranga u vendos Besnik Metallari, banues në Kukës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Kukës

Vijon operacioni policor i koduar “Morina”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Vihet në pranga 1 tjetër shtetas që u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Gjithashtu, kapet një shtetas i shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Kukës dhe DVKM Kukës, për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, në vijim të operacionit policor koduar “Morina”, specialistët për Hetimin e Trafiqeve në DVP Kukës arrestuan në flagrancë një tjetër shtetas, me iniciale: E. O., 20 vjeç, banues në fshatin Martanesh, Bulqizë.

Ky shtetas u arrestua në flagrancë, pasi në vendin e quajtur ” Ura e Drinit të Zi”, është kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar kundrejt fitimit, me automjetin tip “Touareg”, shtetas të huaj, që të kalonin në mënyrë të paligjshme në drejtim të Kosovës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Touareg” dhe një telefon.

Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.
—
Gjithashtu, efektivët e DVP Kukës, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, bënë të mundur kapjen e shtetasit B. M., 52 vjeç, banues në Kukës, i shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshme të kufijve”. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, shtetasit B. M. iu gjetën një sasi parash dhe sende të tjera. Shtetasi B. M. do t’i dorëzohet DVP Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: emigrante te p[aligjshemKukes

Lajme të lidhura

‘France 24’, jehonë protestës: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij
Aktualitet

‘France 24’, jehonë protestës: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij

23:18 - 24/10/26
“Largimi i Ramës është i shpejtë”- Ervin Salianji: Kryeministri, ‘vrasës me pagesë’, paguan policët 2500 euro për të dhunuar qytetarët
Aktualitet

“Largimi i Ramës është i shpejtë”- Ervin Salianji: Kryeministri, ‘vrasës me pagesë’, paguan policët 2500 euro për të dhunuar qytetarët

22:33 - 24/10/26
Studentët njoftojnë sërish protestë nesër në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Studentët njoftojnë sërish protestë nesër në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

22:11 - 24/10/26
Para
Procedohet penalisht një 45-vjeçare për zjarrin në Kurbin, i vuri flakën barit në tokën e saj, i doli jashtë kontrollit

Zjarr i madh në Himarën e vjetër, rrezikohen disa banesa

TË FUNDIT

Rama provokon protestuesit, nxjerr prapë karriget para Kryeministrisë
Breaking Views

Rama provokon protestuesit, nxjerr prapë karriget para Kryeministrisë

09:01 - 25/10/26

Kryeministri Rama nuk ka ndonjë ide se si mund të dalë nga kriza. Nxjerr cdo ditë karrige per dialog,një skenë...

Lexo më shumë
Sot, zgjedhje të jashtëzakonshme në Serbi, studentët përballë Vuçiçit, shans ‘i artë’ për Koalicionin Shqiptar

Sot, zgjedhje të jashtëzakonshme në Serbi, studentët përballë Vuçiçit, shans ‘i artë’ për Koalicionin Shqiptar

08:48 - 25/10/26
Qiell gri dhe shira të rrëmbyer, parashikimi i motit për ditën e sotme

Qiell gri dhe shira të rrëmbyer, parashikimi i motit për ditën e sotme

07:45 - 25/10/26
Horoskopi për ditën e diel, çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Horoskopi për ditën e diel, çfarë kanë parashikuar yjet për ju

07:30 - 25/10/26
‘France 24’, jehonë protestës: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij

‘France 24’, jehonë protestës: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij

23:18 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com