GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U kap me kokainë në Portin e Durrësit, burg për Gentjan Malindin

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
U kap me kokainë në Portin e Durrësit, burg për Gentjan Malindin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme ka dënuar më 8 vite e 8 muaj burg Gentjan Malindin, i cili akuzohet për trafikimin e 137 kilogram kokainë në Portin e Durrësit në vitin 2019. Malindi u arrestua në Vorë më 27 tetor të vitit që lamë pas, teksa ishte duke lëvizur me automjet.

Kujtojmë se droga ishte nisur nga Ekuadori dhe u pikas në portin e Pireut në Greqi, dhe më pas përfundoi në portin e Durrësit. Bëhet fjalë për 4 kontejnerë me banane dhe në brendësi të tyre kanë qenë 137 kilogramë kokainë. Kontejnerët u zbuluan në Pire, aty ku policia greke gjeti drogën e nisur nga Ekuadori.

Në 4 kontejnerët me destinacion Shqipërinë, policia ka pasur të dhëna se në tabanin e dyshemesë së tyre ka pasur kokainë. Policia greke nuk ka ndërhyrë, por ka dhënë informacion tek pala shqiptare. Kontejnerët kanë ardhur në Shqipëri, dhe prokuroria shqiptare bashkë me policinë, kanë hequr drogën dhe kanë vendosur pako me oriz dhe GPS.

Pas tri ditësh, në Portin e Durrësit kanë shkuar dy personat, Gentian Maldini dhe Altin Myslimhaka, të cilët po prisnin të merrnin drogën, por në vend të kokainës kanë marrë orizin.

Malindi, biznesmen në Durrës është i njohur për trafikun e drogës, ndërkohë që në vitin 2013 ishte i arrestuar për trafik lëndësh narkotike.

Etiketa: BurgdrogeGjykataKokaineKryesore1

Lajme të lidhura

Arben Kola: Vlora Hyseni shiti Shqipërinë te UDB-ja, Rama i inkriminoi të gjitha gratë e kabinetit
Aktualitet

Arben Kola: Vlora Hyseni shiti Shqipërinë te UDB-ja, Rama i inkriminoi të gjitha gratë e kabinetit

21:06 - 24/09/26
Qytetarët përmbyllin fjalimet te Kryeministria, nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Qytetarët përmbyllin fjalimet te Kryeministria, nisin marshimin në rrugët e Tiranës

20:46 - 24/09/26
“Bashkohuni të gjithë që të shpëtojmë Shqipërinë”, Sazan Guri: Po vidhemi çdo ditë, miliona arsye për të qëndruar në shesh
Aktualitet

“Bashkohuni të gjithë që të shpëtojmë Shqipërinë”, Sazan Guri: Po vidhemi çdo ditë, miliona arsye për të qëndruar në shesh

20:25 - 24/09/26
Para
Ra me makinë në Shkumbin, ja gjendja e shoferit nga Librazhdi

Ra me makinë në Shkumbin, ja gjendja e shoferit nga Librazhdi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit. Bllokohen në Itali
Breaking Views

Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit. Bllokohen në Itali

21:14 - 24/09/26

Kroacia dhe Italia kanë bllokuar produkte shqiptare me probleme. Ndërsa Italia ka bllokuar një sasi açugesh nga Shqipëria pasi kanë...

Lexo më shumë
Arben Kola: Vlora Hyseni shiti Shqipërinë te UDB-ja, Rama i inkriminoi të gjitha gratë e kabinetit

Arben Kola: Vlora Hyseni shiti Shqipërinë te UDB-ja, Rama i inkriminoi të gjitha gratë e kabinetit

21:06 - 24/09/26
Qytetarët përmbyllin fjalimet te Kryeministria, nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Qytetarët përmbyllin fjalimet te Kryeministria, nisin marshimin në rrugët e Tiranës

20:46 - 24/09/26
“Bashkohuni të gjithë që të shpëtojmë Shqipërinë”, Sazan Guri: Po vidhemi çdo ditë, miliona arsye për të qëndruar në shesh

“Bashkohuni të gjithë që të shpëtojmë Shqipërinë”, Sazan Guri: Po vidhemi çdo ditë, miliona arsye për të qëndruar në shesh

20:25 - 24/09/26
Shqiptari humb jetën në Padova pas rënies në gropën e ashensorit

Shqiptari humb jetën në Padova pas rënies në gropën e ashensorit

20:15 - 24/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com