GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U kap në fermë kanabisi, dënohet me 16 muaj burg shqiptari (EMRI)

10:47 - 28/01/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U kap në fermë kanabisi, dënohet me 16 muaj burg shqiptari (EMRI)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 26-vjeçar shqiptar u dënua me 16 muaj burgim dhe me shumë gjasa me një dëbim nga Britania e Madhe, pasi u kap në një fermë kanabisi.Shqiptari mund të vuajë gjysmën e dënimit, pra 8 muaj burg dhe më pas të përballet me largimin e detyruar të tij nga ishulli.

Shqiptari i identifikuar si Feti Spahiu u arrestua nga policia në Newport, në zonën e Risca, pak para Krishtlindjeve. I pandehuri punonte si kopshtar në në një ndërtesë, e përshtatur si fermë kanabisi, ku në të paktën 5 dhoma kultivoheshin narkotikë.

Shqiptari u pëball me gjykimin në Newport Crown Court, ndërsa hetuesi Megan Jones e cilësoi si një organizim i sofistikuar, me ventilim dhe ndriçim, ambientin e përshtatur për kultivimin e kanabisit.

I pandehuri ishte i vetmi person që u gjet në adresë.

“Ai i tha policisë se erdhi në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht me një gomone nga Franca në vitin 2022. I pandehuri jetonte në Londër përpara se të sillej në Newport gjashtë javë para arrestimit të tij.

Ai tha se ishte kërcënuar për familjen e tij. I pandehuri tha se nuk mund të jepte përshkrime të këtyre njerëzve.

Spahiu u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit. Veprat penale janë kryer më 22 dhjetor 2023. Ai nuk ka asnjë dënim të mëparshëm. I pandehuri e ka ndjekur procedurën me ndihmën e një përkthyesi shqip”, raportojnë mediat, referuar gjykimit të shqiptarit.

Avokati Stuart John, i kërkoi gjykatës t’i jepte lehtësira klientit të tij për pranimin e fajit.

Avokati shtoi se “ai luajti një rol të kufizuar nën drejtim. Ai ishte kopshtar dhe përdorej nga njerëzit më lart në zinxhir. I pandehuri është përdorur si emigrant i paligjshëm. Kur të lirohet, thotë se do të kthehet menjëherë në Shqipëri”.

Gjykatësi, Recorder Sean Bradley, tha se ky ishte një operacion profesional me një sasi të konsiderueshme droge për përdorim komercial.

“Pranohet se keni marrë pagesë të kufizuar për rolin tuaj”, tha gjykatësi.

Etiketa: BritaniKryesore1Shqiptari

Lajme të lidhura

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë
Aktualitet

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit
Aktualitet

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital
Aktualitet

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26
Para
Ja 5 supersticionet më të zakonshme, a duhet t’i besojmë vërtet?

Ja 5 supersticionet më të zakonshme, a duhet t'i besojmë vërtet?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq...

Lexo më shumë
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com