Benjamin Pavard do të duhet të dalë para drejtësisë gjermane. Në fillim të sezonit, francezi u arrestua në gjendje të dehur. I kontrolluar nga policia, ai kishte 1.4 gram alkool në gjak në momentin e analizës, rreth orës 02:00 të mëngjesit.
Mbrojtësi ishte penalizuar rëndë nga Bayerni, i cili e gjobiti me pesë shifra. Sipas informacioneve të L’Equipe, Benjamin Pavard tani do të dalë para gjykatës së qarkut të Mynihut të mërkurën e ardhshme.
Atij mund t’i pezullohet patenta për një vit dhe gjobën me pagën deri në dy muaj.
Discussion about this post