GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U kapën 80 mijë litra naftë kontrabandë, Gjykata merr vendimin për kapitenin e peshkarexhës në Durrës

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
U kapën 80 mijë litra naftë kontrabandë, Gjykata merr vendimin për kapitenin e peshkarexhës në Durrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën “Arrest me burg” për kapitenin Flamur Aliu dhe mekanikun Nuri Xheka, të peshkarexhës në të cilën u sekuestruan 80 mijë litra naftë kontrabandë.

Pavarësisht se avokatët mbrojtës kanë kërkuar një masë më të lehtë, atë të “detyrim paraqitje”, gjykata ka lënë në fuqi masën e sigurisë së kërkuar nga Prokuroria.

Mësohet se gjykatëse ka qenë Besjana Garxenaj.

Ndërkaq kujtojmë që Gijotina.com ka mundësuar dëshminë e kapitenit Flamur Aliu të peshkarexhës asokohe.

Dëshmia e Kapitenit

Në datën 14 korrik 2022 pasi bëmë përgatitjet për gjueti dhe ishim regjistruar në Kapitenerinë detare Durrës, u nisëm për gjueti peshku. Mbasi hodhëm rrjetën udhëtuam në drejtim të jugut të Shqipërisë për në ujërat ndërkombëtare. Dua të theksoj se dolëm në ujërat ndërkombëtare duke tërhequr rrjetat e peshkimit dhe zumë peshk dhe e sistemuam nëpër arka dhe e futëm në frigorifer.Kjo gjueti vazhdoi për rreth 7 ditë nëpër ujërat ndërkombëtare të detit Mesdhe në drejtim të shtetit të Libisë.Dua te theksoj se sasia e naftës që kishim për udhëtim vajti deri në fund.Me që mua më kishin thënë se në Libi, në qytetin e Bengazit nafta ishte shumë e lirë. Mu mbush mendja duke u thënë edhe marinarëve që me që nafta po mbaronte u drejtuam tek ky qytet. Unë kisha ngarkesë peshku të kualitetit të lartë që në Bengazi shkonte mbi 100 dollar për kile. Kështu që unë në marrëveshje me disa libianë që flisnin italisht ramë dakord që ata të më blinin peshkun dhe të më furnizonin me naftë për motorin e anijes. Sipas llogaritjeve, peshkun libianet e vlerësuan në 20.000 dollarë dhe blerjen e naftës e bëmë në të zezë ku peshku i konvertuar në dollarë u llogaritën për naftë në një litër 0.25 dollar.Kështu me furnizimin e ri me naftë që çmimi ishte 10 herë më i lirë se në Shqipëri u nisëm për në Durrës dhe mbërritëm aty në mëngjesin e datës 22 korrik 2022 rreth orës 8.30.Nga që marinarët ishin të lodhur dhe të pa ndërruar i urdhërova që të iknin në shtëpitë e tyre dhe vetë u nisa në banesë dhe me pas shkova në Tepelenë. Dua të theksoje se këtë sasi nafte që i takonte anijes meqë binte ditë e shtunë ose e djelë e lashë për ditën e hënë 25 korrik 2022 që ta raportoja në Doganë në datën 23 korrik 2022 ditën e shtunë duke parë televizorin në Tepelenë kishte dalë emri im dhe akuzohesha se kisha bërë kontrabandë.U çudita dhe njëkohësisht i revoltuar erdha ditën e hënë dhe u paraqita me avokatin tim në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Meqë nuk kishte prokuror të gatshëm na thanë se do të hidhet shorti se kujt prokurori do ti kalonte kjo çështje për të cilën unë akuzohesha nga policia. Në këto kushte unë jam i gatshëm të paraqitem në Prokurori dhe ti deklaroj gjithë ato që thashë më sipër mbasi e ndjej veten të pastër.Marrja e kësaj sasie nafte prej 73 mijë litra ishte vetëm për motorin e anijes për shume rrugë dhe kostoja na dilte pozitive në krahasim me çmimin e naftës që shitet në Shqipëri.

Ne kemi të drejtë të blejmë naftë ku do, por nuk duhet të shkelim ligjet e shtetit shqiptar”, ka deklaruar ai.

Lajme të lidhura

U përfol se ishte nisur nga Vlora, ministri grek i Mbrojtjes për dronin në Lefkada: Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze
Aktualitet

U përfol se ishte nisur nga Vlora, ministri grek i Mbrojtjes për dronin në Lefkada: Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze

22:48 - 12/05/26
‘Ky është përdhunim…’- Bogdani ‘përplaset’ me Stojanin në KLP: Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur
Aktualitet

‘Ky është përdhunim…’- Bogdani ‘përplaset’ me Stojanin në KLP: Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur

21:25 - 12/05/26
Hakmarrje dhe vrasës me pagesë, saga e përgjakshme mes Nikulajve dhe Lekstakajve
Aktualitet

Hakmarrje dhe vrasës me pagesë, saga e përgjakshme mes Nikulajve dhe Lekstakajve

20:26 - 12/05/26
Para
Dështimi i negociatave për Presidentin/ Vasili ironizon: Alibeaj “debil i dobishëm”

“Vjedhje e hapur nga hajdutët e qeverisë”, Petrit Vasili: Bordi uli çmimin e naftës me vetëm 1 lek

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jam i vetmi që depozitova platformë për kryetar”, Salianji: Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë!
Breaking Views

“Jam i vetmi që depozitova platformë për kryetar”, Salianji: Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë!

23:05 - 12/05/26

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ftuar në emisionin Studio24, ka folur për situatën brenda Partisë Demokratike, pasi nuk u lejua të...

Lexo më shumë
U përfol se ishte nisur nga Vlora, ministri grek i Mbrojtjes për dronin në Lefkada: Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze

U përfol se ishte nisur nga Vlora, ministri grek i Mbrojtjes për dronin në Lefkada: Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze

22:48 - 12/05/26
Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë!

Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë!

22:00 - 12/05/26
‘Ky është përdhunim…’- Bogdani ‘përplaset’ me Stojanin në KLP: Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur

‘Ky është përdhunim…’- Bogdani ‘përplaset’ me Stojanin në KLP: Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur

21:25 - 12/05/26
“Me shkarkoni, të bie dhe unë rehat”/ Ristani ‘shpërthen’ gjatë debatit në Këshillin Bashkiak

“Me shkarkoni, të bie dhe unë rehat”/ Ristani ‘shpërthen’ gjatë debatit në Këshillin Bashkiak

20:42 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com