GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U kapën me kokainë dhe kanabis, arrestohen dy të rinjtë në Divjakë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur, arrestohet babai “monstër” në Patos
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Fierit ka vënë në pranga Tomas Feracakun, 26 vjeç dhe Antonio Haskon 29 vjeç, të cilët u kapën në flagrancë duke qarkulluar me qindra doza kokaine dhe kanabisi në fshatin Grabian

Mësohet se, gjatë kontrolleve në mjetet dhe banesat e tyre, u sekuestruan lëndët narkotike, një peshore elektronike, një grirëse, tre celularë dhe automjeti me të cilin lëviznin. Sipas policisë, dyshohet se këta shtetas siguronin lëndë narkotike në sasi të konsiderueshme, të cilën më pas e ndanin në doza dhe e përgatisnin për shitje në zona të ndryshme.

Njoftimi

Fier/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Flagranca”. Shpërndanin lëndë narkotike kokainë e kanabis, kapen dhe vihen në pranga dy shtetas në momentin që do të shisnin lëndët narkotike.
Sekuestrohet kokainë dhe kanabis, e ndarë në qindra doza, gati për shitje. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Operacionale”, në vijim të kontrolleve intensive për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Flagranca”.Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit T. F., 26 vjeç, dhe A. H., 29 vjeç, të dy banues në fshatin Grabian, Divjakë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas siguronin lëndë narkotike në sasi të konsiderueshme, të cilën më pas e ndanin në doza dhe e përgatisnin për shitje në zona të ndryshme. Shërbimet e Policisë, pas sigurimit të informacionit, organizuan dhe finalizuan ndërhyrjen në momentin që këta shtetas po lëviznin me automjet në fshatin Grabian, duke i kapur në flagrancë me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë të ndarë në doza, të cilat do t’i shisnin në zona të ndryshme.Gjatë kontrollit fizik dhe në banesa u gjetën dhe u sekuestruan dhjetëra doza të tjera lënde narkotike (kokainë dhe kanabis), të cilat u morën në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin e përdorur, një grirëse për përpunimin e lëndës narkotike, një peshore elektronike dhe 3 aparate celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: Divjakedroge

Lajme të lidhura

Ovacione dhe duartrokitje para Kryeministrisë, studentët e Mjekësisë i bashkohen protestës kundër Ramës
Aktualitet

Ovacione dhe duartrokitje para Kryeministrisë, studentët e Mjekësisë i bashkohen protestës kundër Ramës

12:04 - 20/10/26
Dhuna policore ndaj të rinjve! Aktivistë të Shoqërisë civile kallëzojnë në SPAK Edi Ramën dhe kreun e Policisë
Aktualitet

Dhuna policore ndaj të rinjve! Aktivistë të Shoqërisë civile kallëzojnë në SPAK Edi Ramën dhe kreun e Policisë

11:43 - 20/10/26
Refuzojnë dialogun, pedagogë dhe studentë sfidojnë kryeministrin poshtë zyrës së tij: Pa dorëheqje s’ka dialog
Aktualitet

Refuzojnë dialogun, pedagogë dhe studentë sfidojnë kryeministrin poshtë zyrës së tij: Pa dorëheqje s’ka dialog

11:25 - 20/10/26
Para
Aksident në Sarandë, kamioni del nga rruga dhe përmbyset pranë tunelit të Skërficës

Aksident në Sarandë, kamioni del nga rruga dhe përmbyset pranë tunelit të Skërficës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ovacione dhe duartrokitje para Kryeministrisë, studentët e Mjekësisë i bashkohen protestës kundër Ramës
Aktualitet

Ovacione dhe duartrokitje para Kryeministrisë, studentët e Mjekësisë i bashkohen protestës kundër Ramës

12:04 - 20/10/26

Studentët e Mjekësisë i janë bashkuar protestuesve të mbledhur para Kryeministrisë, ku vijojnë thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama dhe kërkesat...

Lexo më shumë
Dhuna policore ndaj të rinjve! Aktivistë të Shoqërisë civile kallëzojnë në SPAK Edi Ramën dhe kreun e Policisë

Dhuna policore ndaj të rinjve! Aktivistë të Shoqërisë civile kallëzojnë në SPAK Edi Ramën dhe kreun e Policisë

11:43 - 20/10/26
Refuzojnë dialogun, pedagogë dhe studentë sfidojnë kryeministrin poshtë zyrës së tij: Pa dorëheqje s’ka dialog

Refuzojnë dialogun, pedagogë dhe studentë sfidojnë kryeministrin poshtë zyrës së tij: Pa dorëheqje s’ka dialog

11:25 - 20/10/26
Rama nxjerr drejtoreshën e MIA-s për të dialoguar, studentët e përzënë: Duam dorëheqje!

Rama nxjerr drejtoreshën e MIA-s për të dialoguar, studentët e përzënë: Duam dorëheqje!

11:19 - 20/10/26
Pedagogët dhe studentët heqin karriget e Ramës para Kryeministrisë: Refuzojmë dialogun!

Pedagogët dhe studentët heqin karriget e Ramës para Kryeministrisë: Refuzojmë dialogun!

11:09 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com