GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U kapën me mina telekomandë, sa u dënuan të arrestuarit (Emrat)

19:08 - 25/04/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
FOTO/ Ja si ka ‘shpërthyer’ makina e kreut të PD në Vaun e Dejës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Apelit hodhi poshtë kërkesën e dy të akuzuarve, Agron Manuka dhe Imer Losha, të arrestuar dy vite më parë me lëndë plasëse në makinë dhe la në fuqi dënimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Manuka është dënuar me 10 vite burg, kurse Losha me tetë vite për akuzën “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Të pandehurit kërkonin deklarimin e pafajshëm për veprën penale për të cilën akuzohen.

Ata u arrestuan në 23.11.2021 rreth orës 22:00, ndërsa udhëtonin në rrugën nacionale Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit me rrugën e vjetër për në Rubik.

NJOFTIM PER MEDIA

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Më datë 23.11.2021 rreth orës 22:00, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë në bazë të informacionit të marrë në rrugë operative, sipas të cilit dy persona lëviznin me një automjet, në të cilin kishte lende plasëse, i cili ndodhej në rrugën nacionale Lezhë-Milot, rruga e vjetër, pranë kryqëzimit me rrugën e vjeter për në Rrubik. Shërbimet policore në zbatim të planit të masave kanë bërë ndalimin dhe kanë ushtruar kontroll në mjetin tip benz. Gjatë kontrollit të mjetit në sediljen e parë është gjetur një çante sportive, në të cilën ishin 30 cope cilindra me lende eksploziv, kapsolla detonatore elektrike, si dhe dy aparate celular të lidhur me përcjellësa elektrik, gati për t’u montuar në minë me telekomandë, në mjet u gjenden shtetasit me iniciale A.M dhe I.L.

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurve me iniciale A.M dhe I.L, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 25 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me vendimin nr. 391, datë 30.11.2022 ka vendosur:

1.Deklarimin fajtor të të pandehurit A.M për kryerjen e veprës penale “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/2-25 i K.Penal dhe dënimin e tij me 10 ( dhjetë) vite burgim.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit I.L për kryerjen e veprës penale “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/2-25 i K.Penal dhe dënimin e tij me 8 ( tetë) vite burgim.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve bërë nga:

– I pandehuri me iniciale I.L, i cili kërkoi deklarimin e pafajshëm për veprën penale për të cilën akuzohet.

– I pandehuri me iniciale A.M, i cili kërkoi prishjen e vendimit objekt ankimi dhe deklarimin e pafajshëm pasi fakti nuk parashikohet si vepër penale.

Në përfundim të gjykimit, më datë 25.04.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Vojsava Osmanaj dhe anëtare znj. Valdete Hoxha dhe znj. Lutfije Celami, vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 391, datë 30.11.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Tiranë, 25.04.2023

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM/ TCH/

Etiketa: lende plasesetelekomande e mina

Lajme të lidhura

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona
Aktualitet

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë
Aktualitet

Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

09:29 - 01/02/26
Para
Meloni merr pjesë në përvjetorin çlirimit të Italisë nga fashizmi

Meloni merr pjesë në përvjetorin çlirimit të Italisë nga fashizmi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret
Breaking Views

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26

Kryeministri Edi Rama tha se tashmë qeveria është gati të dëmshpërblejë të gjithë të dëmtuarit nga zjarret e verës së...

Lexo më shumë
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

09:29 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com