Policia e Korçës ka vënë në pranga 33-vjeçarin K.P., pasi u jap duke drejtuar mjetin tip ATZ “Benz” më gjendje të dehur.
Gjithashtu uniformat blu kanë arrestuar 61-vjeçarin L.B., banues në Bilisht pasi u kap duke drejtuar mjetin traktor pa leje drejtimi dhe pa targa.
Ndërsa 30-vjeçari S.B., është proceduar penalisht pasi në lagjen nr.2 në Pogradec gjatë kontrollit në lokalin e tij u gjeten një aparat celular që dyshohet se e përdorte për vendosjen e lotarive të palejuara.
Qarku Korçë-Informacion- Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
L.B., 61 vjeç, banues në Bilisht, pasi pranë fshatit Bitinckë, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin traktor tip “Ford”, pa targa.
K.P., 33 vjeç, banues në Korçë, pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Drenovës” në rrugën Korçë-Ersekë, ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin tip ATP “Benz”, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal për shtetasin S. B., 30 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular, të cilin dyshohet se e përdorte për vendosjen e lotarive të palejuara.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.