GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

“U kemi lënë Amerikën!”

11:38 - 12/04/22
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Betejat për beton!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Edi Oga

Kur dikush nuk ndjehet mjaftueshëm i fuqishëm për të luftuar një kundërshtar, përdor shprehjen ngushëlluese dhe (jo) gjithmonë efikase “I kam lënë Zotin!” Kjo do të thotë se herët a vonë, ky person që i ka bërë keq dhe nuk ka marrë shpagim, do ta gjejë të keqen nga Zoti. I dëmtuari do të përdorë të gjitha “aksionet” e veta që ka tek i Gjithpushtetshmi, me lutje apo kurbane, që ky i fundit të derdhë mbi keqbërësin ndëshkimin që meriton, madje edhe ca më tepër.

Të pazotë për t’i përzgjedhur, për t’i kontrolluar, për t’i hetuar e për t’i ndëshkuar, shqiptarët po aplikojnë të njejtën “formulë” kundrejt politikanëve dhe pushtetarëve të korruptuar, ata i kanë lënë atyre “Amerikën”, alias Departamentin e Shtetit, i cili nëpërmejt një fjalë latine me një parashtesë mohuese, u “shkatërron” atyre karrierën dhe u copëton pasurinë. Si rrjedhim shqiptarëve u rikthehet shpresa tek e ardhmja, sepse përveç Zotit në Qiell, ata “i sheh” edhe Zoti në Tokë, Amerika!

“Po sikur janë pak nga dy non-grata në vit!”, thotë njëri në kafe. Sepse “nongratllëku” o miq nuk është si “llotaria amerikane”, i përgjigjet tjetri përballë. Pastaj, nëse do bëhej hall kaq i madh për të gjithë të korruptuarit e një vendi, ndërhyn i treti, ata do të reagonin. Do bëheshin bashkë, do hiqnin mënjanë një pjesë nga pasuria e tyre dhe me to do të blinin zyrtarë atje në Amerikë. Se njerëz janë, edhe ata e hanë “lekun”!

Pas katër orësh diskutime, bien të tre dakord. “U kemi lënë Amerikën!”

“Kamarier, i kam unë këto kafet. Mos u merr lekë atyre!” (sherr)

Etiketa: Edi Ogakryesore2

Lajme të lidhura

Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani
Opinion

Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani

12:20 - 06/04/26
Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Para
“Rama u bë zëdhënës i kompanive të naftës”/ Berisha paralajmëron protesta

Scholz injoroi “Open Balkan”, Berisha: Qëndrim në interesin tonë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

11:55 - 07/04/26

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka denoncuar se maxhoranca po tenton që ta kalojë me shpejtësi projektligjin për Portet, që...

Lexo më shumë
“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

11:29 - 07/04/26
Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com