GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

U kërkua burgosja për binjakët/ Pse Gjykata e Lartë shpëtoi vëllezërit Romeo e Donald Veshaj?

10:08 - 30/05/22
në Show Biz
Kohë leximi: 5 min
A A
U kërkua burgosja për binjakët/ Pse Gjykata e Lartë shpëtoi vëllezërit Romeo e Donald Veshaj?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy ditë më parë, Gjykata e Lartë vendosi që të linte në fuqi vendimet e dy shkallëve të gjyqësorit të Vlorës për dënimin me burg të dy vëllezërve Romeo dhe Donald Veshaj.

Ishte një kërkesë e prokurorit të Apelit të Vlorës që i kërkoi kësaj Gjykata të shfuqizonte vendimin e shkallës së parë dhe të Apelit për dënimin me shërbim prove për djemtë dhe t‘i kthente në dënim me burg për shkak të veprës së rëndë që kishin kryer.

Gjykata e Lartë ka vendosur në 27 maj të mos pranojë rekursin e Prokurorisë së Vlorës, e cila kërkonte dënimin e tyre me burg për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje të një shtetasi.

Rekursi është bërë nga prokurori i Prokurorisë së Apelit të Vlorës, Pelivan Malaj, i cili kërkonte që dy vëllezërit të kryejnë dënimin në burg dhe jo t’u pezullohet ashtu si ka vendosur Gjykata e Vlorës dhe Gjykata e Apelit.

Dy gjykatat shpallën fajtorë dy vëllezërit për plagosje të rëndë me dashje të kryer në bashkëpunim dhe i dënuan me 2 vite burg por në bazë të nenit 59 të Kodit Penal urdhëruan pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim.

Pavarësisht kundërshtimit të Prokurorisë ky vendim ngelet në fuqi pasi Gjykata e Lartë nuk e ka pranuar rekursin e organit të akuzës.

VENDIMI

Sipas të dhënave mbetet në fuqi shërbimi i provës, gjithsesi pritet vendimi i zbardhur për detajet. Prokuroria e Vlorës nuk pranoi vendimin e Gjykatës së Apelit të këtij rrethi që lidhet me ngjarjen e rëndë të disa viteve më parë e që ka protagonistë dy vëllezërit Veshaj dhe e çoi çështjen në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar burg për ta, për shkak se një person ka mbetur i dëmtuar përjetësisht jo vetëm fizikisht.

Gjykata e Lartë vendosi “Mospranimin e rekursit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë kundër vendimit nr.252, datë 05.04.2017, të Gjykatës së Apelit Vlorë”. Dy vëllezërit janë dënuar me shërbim prove për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në vitin 2013, kur Romeo dhe Donaldi ishin gjimnazistë.

Në përfundim të hetimeve, me vendimin e datës 11 korrik 2013 u vendos mosfillimi i çështjes, pasi i dëmtuari nuk u paraqit për ekzaminim pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë dhe në vijim ka tërhequr ankimin e paraqitur lidhur me ngjarjen. Por me shkresën e datës 5 gusht 2013, të dërguar nga IML rezultonte së dëmtimet e A.L., ishin klasifikuar si plagosje të rëndë!

Si u dhunua barbarisht i riu dhe më pas tërhoqi padinë

Sipas të dhënave të dosjes, bëhet me dije se ngjarja ndodhi me 7 shkurt 2013 në afërsi të shkollës së mesme në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, ku si pasojë e një sherri të ndodhur mes disa personave, u godit me mjete të forta Arjan L., banues po në këtë lagje. Dy vëllezërit Veshaj ishin atëherë nxënës të shkollës së mesme “Reald”. Më 6 shkurt 2013 rreth orës 13:30, Arjani ka qenë pranë shkollës i shoqëruar nga një person tjetër në pritje të së fejuarës së tij, e cila ishte nxënëse në këtë shkollë.

Nga dosja mësohet se në kohën që vajza ka dalë nga shkolla afër saj ka kaluar një makinë, duke xhiruar gomat dhe bërë veprime provokuese, të cilat kanë shqetësuar Arjanin dhe menjëherë ky i fundit ka ndaluar drejtuesin e mjetit, që ka rezultuar të jetë Romeo Veshaj me të cilin ka debatuar dhe më pas të dy janë larguar. Të nesërmen, rreth orëve të drekës, Arjani ka qenë po në afërsi të shkollës në shoqërinë e tre kushërinjve të vajzës në pritje të kësaj të fundit. Më pas, dy prej tyre janë larguar, ndërsa Arjani dhe njëri prej kushërinjve dhe vajza janë nisur në drejtim të një qendre tregtare po në lagje.

Në bazë të hetime rezultoi se “viktima” e tyre mori dëmtime të përjetshme në fytyrë, por pavarësisht kësaj vepre të rëndë penale që binte mbi dy vëllezërit, ai u tërhoq nga padia ndaj tyre. /Panoramaplus/

Etiketa: donalddonald dhe romeo veshajRomeo

Lajme të lidhura

Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën
Show Biz

Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën

23:42 - 07/02/26
Zbuloi shifrën që ka marrë për të hyrë në “BBV”, Ledion Liço reagon ndaj Ilir Vrenozit
Show Biz

Zbuloi shifrën që ka marrë për të hyrë në “BBV”, Ledion Liço reagon ndaj Ilir Vrenozit

19:20 - 07/02/26
I përfundon kontrata, Luiz Ejlli ka një mesazh për televizionin
Show Biz

Luiz Ejlli futet në shtëpinë e Big Brother VIP 5, çfarë do të ndodhë në Prime-n e së shtunës

17:59 - 07/02/26
Para
“Opozita i dha fund…”, Braçe: Na duhet një president që ta pranojë Shqipëria

“Opozita i dha fund...”, Braçe: Na duhet një president që ta pranojë Shqipëria

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com