GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U premtoi BE kundrejt 1 mijë eurove emigrantëve të paligjshëm, shpallet në kërkim 29-vjeçari në Tiranë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U premtoi BE kundrejt 1 mijë eurove emigrantëve të paligjshëm, shpallet në kërkim 29-vjeçari në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 29-vjeçar që transportonte 2 emigrantë të paligjshëm është shpallur në kërkim gjatë operacionit “Tranzit 27”. Mësohet se ky shtetas po i transportonte me një automjet të marrë me qira ndërsa u kishte premtuar BE kundrejt shpërblimit monetar 600-1000 euro për person.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Tranzit 27”, transportonte 2 emigrantë të paligjshëm, shpallet në kërkim 29-vjeçari.

Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, pasi kundërshtuan punonjësit e Policisë, gjatë zhvillimit të operacionit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas transportonte emigrantë, nga Korça në drejtim të Tiranës, me destinacion pikat kufitare, me qëllim kalimin në vendet e BE-së, organizuan dhe finalizuan operacionin “Tranzit 27”, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Në kuadër të këtij operacioni u shpall në kërkim shtetasi E. P.(A)., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Ky shtetas, ditën e djeshme, po transportonte me një automjet të marrë me qira, 2 emigrantë të paligjshëm, kundrejt shpërblimit monetar nga 600 deri në 1000 euro për person. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Pallatet e verdha”, ky shtetas ka braktisur mjetin dhe është larguar.

Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi R. Ç., 24 vjeç, si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit R. Ç., 28 vjeç dhe B. Gj., 37 vjeç. Gjatë zhvillimit të operacionit, këta shtetas kanë prishur rendin dhe qetësinë publike dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht edhe 2 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Vijon puna për kapjen e drejtuesit të mjetit, shtetasit E. P.(A). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.”-njofton policia.

 

Lajme të lidhura

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit
Aktualitet

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit

15:14 - 25/10/26
Aktualitet

Dita e 13 e protestës studentore/ Nis grumbullimi i studentëve te Ministira e Arsimit

14:34 - 25/10/26
Alarm për lirinë e medias gjatë protestave/ 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit
Aktualitet

Alarm për lirinë e medias gjatë protestave/ 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

13:00 - 25/10/26
Para
Korrupsion me subvencionet në bujqësi, gjykata lë në burg fermerin dhe zyrtarin

Korrupsion me subvencionet në bujqësi, gjykata lë në burg fermerin dhe zyrtarin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin
Breaking Views

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26

Prijësi i listës së Koalicionit Shqiptar, Shaip Kamberi, dhe Ardita Sinani njoftuan se, sipas rezultateve preliminare, koalicioni ka siguruar dy...

Lexo më shumë
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26
Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

21:48 - 25/10/26
Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

20:40 - 25/10/26
Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

19:57 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com