GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

U kujtua dhe Sako për rrugët/ Xhiron pa garë 400 MLN Lekë për vëllezërit Ibrahimi

14:45 - 13/04/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
U kujtua dhe Sako për rrugët/ Xhiron pa garë 400 MLN Lekë për vëllezërit Ibrahimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas tenderëve qesharak për bojëra, mobilie, klor dhe naftë, më në fund kryebashkiaka e Durrësit, Emiriana Sako,  u kujtua të hedh sytë nga rrugët e qytetit. Pasi nuk është vënë dorë për më shumë se 20 vjet. Por, Sako kur zgjohet flet me vlera të larta edhe pse shërbimet janë minimaliste. Këtë herë ajo ka firmosur tenderin me vlerë 500 milionë lekë për  “Rehabilitim Rruga e Dëshmoreve”.

Dhe nuk do të rikonstruktohet e gjithë rruga, por do të arnohet segmenti nga kryqëzimi me rrugën Mujo Ulqinaku tek Stacioni i Trenit. Gara për këtë projekt është hapur në 3 mars dhe kontrata është lidhur me 12 prill. Kot e ka zgjatur kaq shumë garën Sako, sepse fituesi ka qenë i paracaktuar dhe këtë e tregojnë faktet e më poshtme.

Në dokumente tregohet se për këtë projekt kanë paraqitur interes 20 firma.

Kryebashkiaka me sa duket ka përtuar t’i shqyrtojë një nga një dhe i ka skualifikuar të gjitha që në fazën e parë. Kështu në fazën e dytë mbeti vetëm oferta e kompanisë  “ED KONSTRUKSION Shpk”. E cila pa konkurrencë fare u shpall fituese.

Komisionit vlerësues i është dashur të shkoj deri tek oferta e 7 që të shpallë fituesin. Ndërsa për të tjerat as nuk është lodhur fare dhe i ka përjashtuar me argumentin se nuk kanë bërë deklaratën për punëtorë të thjeshtë.

Përveç faktit se ky është një argument diskriminues, ajo që na bie tjetër në sy është kriteri i vlerës së ofertave. Sako e ka shkelur me të dyja këmbët, sepse ka rrëzuar 6 oferta të tjera që ishin më të lira. Konkretisht ofertat e tyre kanë qenë me vlerë nga 320 milionë lekë deri në 370 milionë lekë. Deri në 180 mln lekë më lirë se shpenzimet që pret të bëjë Sako.

Pavarësisht këtyre detajeve, Sako shpalli fituese ED KONSTRUKSION Shpk, me ofertë 400 milionë  lekë, sa 100% e fondit limit.

Ky fakt përbën një tjetër shkelje dhe na vërteton që tenderi ka qenë i hartuar posaçërisht si një dhuratë për ED KONSTRUKSION Shpk, në pronësi të vëllezërve  Alfred dhe Eduart Ibrahimi.

Vëllezërit Ibrahimi ishin shkëputur disa kohë nga procedurat tenderuese, pasi po fitonin të ardhura vetëm nga prokurimet me “red flag”. Por, Rilindja i ka kthyer sërish në skemë dhe madje firma e tyre po preferohet për ortakëri nga të gjithë kryebashkiakët e Ramës.

Sipas analizës së të dhënave edhe nga Open Data Albania, nga 40 procedurat që ka fituar e vetme, 10 prej tyre me vlerë kontrate rreth 2.8 milionë Euro rezultojnë në shkelje flagrante të ligjit.

Ndërsa shohim që vetëm në 4 vitet e fundit kjo firmë ka rrëmbyer nga Thesari i Shtetit 24 milionë euro nga bashki të ndryshme.

Lexo edhe: Përmbyset mjeti i tonazhit të rëndë në aksin Përrenjas -Librazhd

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimED KONSTRUKSIONEmiriana Sakorrugetendervellezerit ibrahimi

Lajme të lidhura

Emiriana Sako e nis vitin me Enkelejda Gojashin dhe Lediana Matën, dy shoqet marrin 350 MLN lekë për një punë në Rrashbull
Breaking Views

Emiriana Sako e nis vitin me Enkelejda Gojashin dhe Lediana Matën, dy shoqet marrin 350 MLN lekë për një punë në Rrashbull

15:02 - 16/01/26
Për Vitin e Ri, Niku i Ndraghetës dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliardë lekë nga Gonxhe për oksigjenin e spitaleve
Breaking Views

Për Vitin e Ri, Niku i Ndraghetës dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliardë lekë nga Gonxhe për oksigjenin e spitaleve

19:29 - 14/01/26
Anuela hap thesarin për Lavdimir Barajn, 2 miliardë lekë çohen prapa Dajtit, ja prapaskenat e tenderit
Breaking Views

Anuela hap thesarin për Lavdimir Barajn, 2 miliardë lekë çohen prapa Dajtit, ja prapaskenat e tenderit

15:21 - 13/01/26
Para
Si renditen kandidatët në fletët e votimit për bashkitë e mëdha

Si renditen kandidatët në fletët e votimit për bashkitë e mëdha

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni me 12 të arrestuar në Itali e Shqipëri, Antimafia: Tre celula me në krye shqiptarë
Aktualitet

Hyri ilegalisht në Itali pasi e dëbuan, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar

23:00 - 17/01/26

Një 42-vjeçar është riarrestuar nga karabinierët italianë, pasi kishte hyrë në vend ilegalisht, duke thyer urdhrin e gjykatës për dëbim...

Lexo më shumë
SHBA kërcënoi BE me tarifa të reja, reagojnë liderët evropianë: Evropa do të përgjigjet e bashkuar

SHBA kërcënoi BE me tarifa të reja, reagojnë liderët evropianë: Evropa do të përgjigjet e bashkuar

22:25 - 17/01/26
Makina del nga rruga në Sarandë, plagosen dy të rinjtë (Emrat)

Makina del nga rruga në Sarandë, plagosen dy të rinjtë (Emrat)

22:24 - 17/01/26
Rama i ekzaltuar nga ftesa e Trump, PD: Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës

Rama i ekzaltuar nga ftesa e Trump, PD: Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës

21:31 - 17/01/26
Përmbysje e çmendur! Bayern shpartallon me 5 gola Leipzig dhe ecën i qetë drejt titullit kampion

Përmbysje e çmendur! Bayern shpartallon me 5 gola Leipzig dhe ecën i qetë drejt titullit kampion

21:06 - 17/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com