U la në burg pa afat për aksidentin, shoferi i betonieres : Tentova të hap dyert e makinës së djegur, por…

Aleksandër Krrashi, shoferi i betonieres që u përplas nga pas nga katër të rinj në Fushë Prezë, duke shkaktuar vdekjen e tyre, është paraqitur sot përpara gjykatës. Ai është lënë në burg pa afat, ndërsa ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen tragjike.

Në dëshminë e tij, Krrashi u shpreh: “Iu shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave. Kur makina më goditi nga pas, dola menjëherë dhe tentova të hap dyert. Makina shpërtheu në flakë dhe ishte e pamundur ta ndihmoja më tej. Mora kontakt me kompaninë dhe kërkova që të sillnin një betoniere me ujë për të shuar flakët. E njoftova dhe familjen time dhe më pas shkova në shtëpi. Pas ndërrimit të rrobave, bashkë me katër familjarë të mi, shkova në Komisariatin e Kamzës ku dhe u dorëzova”, ka thënë ai përpara gjykatësve.

Aleksandër Krrashi do të mbetet në burg ndërkohë që hetimet për aksidentin e rëndë vazhdojnë.

Lajme të lidhura

Para

Discussion about this post

TË FUNDIT