Një i moshuar është shpallur i zhdukur nga familjarët në Divjakë. Mësohet se 83-vjeçari, Prokop Prifti është larguar nga banesa tre ditë më parë dhe nuk është kthyer më. Familjarët e tij pasi kanë vënë në lëvizje policinë janë shprehur për mediat se kanë humbur kontaktet me 83-vjeçarin dhe pas largimit të tij nga banesa nuk kanë asnjë informacion për vendodhjen e tij. Nëse keni një informacionicion telefononi në numrat e kontaktit +355 69 68 39011; +355 68 36 77 348.
Discussion about this post