GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘U largua për jetë më të mirë’! Përlot babai i 27-vjeçares argjentinase që u vra nga i dashuri shqiptar

në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
‘U largua për jetë më të mirë’! Përlot babai i 27-vjeçares argjentinase që u vra nga i dashuri shqiptar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Maria Clara Urdangaray, është 27-vjeçarja argjentinase, e cila vdiq pasi u hodh nga kati i gjashtë i një hoteli në Fushë Kosovë.

Ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të ditës së martë.

27-vjeçarja shtetase argjentinase, vdiq në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

I dyshuar për këtë vepër që u cilësua si “vrasje”, është një kosovar me nënshtetësi zvicerane.

Atij iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh, e arsye për këtë është rreziku që ai të arratisej.

Ndonëse çështja është ende në hetim, familja e viktimës për mediat spanjolle thotë se krimi nuk kalon pa u ndëshkuar.

Babai i asaj ka rrëfyer i pikëlluar historinë e njohjes së vajzës me njeriun që dyshohet se ia mori jetën në një hotel në Fushë Kosovë.

Çifti kishin disa muaj që ishin bashkë.

“Është një femicid. Një partner i dyshuar i saj e hodhi nga ballkoni”, tha Facundo Urdangaray, babai i së viktimës.

Ai shtoi se tani po përpiqen ta riatdhesojnë trupin në Argjentinë me ndihmën e Ministrisë së Jashtme, megjithëse nuk do të jetë e mundur menjëherë.

“Na kanë thënë se autopsia, procesi ligjor dhe ekspertiza do të zgjasin deri në 15 ditë”, tha ai.

Gjithçka ka ndodhur gjatë orëve të para të së martës në një ndërtesë në Fushë Kosovë. Viktima ndodhej në dhomën që ndante me partnerin e saj shtetas zviceran dhe dyshohet se në atë moment mes të dyve ka pasur një debat, pas së cilit ndodhi edhe krimi.

Për momentin sipas medias spanjolle, shkaku është sekret, ndaj nuk dihen detaje të tjera të rastit.

Kush ishte Maria Clara dhe si u njoh me njeriun që dyshohet se ia mori jetën?

Maria Clara ishte një vendase nga La Plata dhe ishte transferuar në Spanjë në nëntor të vitit të kaluar, “në kërkim të një të ardhmeje më të mirë”. “Ajo ka jetuar në Barcelonë për dy ose tre muaj derisa e ka takuar këtë njeri (të dyshuarin e arrestuar) dhe kanë shkuar të jetojnë së bashku në Zvicër”, tha babai.

“Kanë qenë bashkë për katër muaj deri në këtë fundjavë që ishte udhëtimi. Ata kishin udhëtuar në Kosovë për martesën e vëllait të këtij personi dhe duket se natën duhet të ketë qenë, nuk dihen rrethanat që ka ndodhur kjo gjë. Burri tha, duke shtuar: “Çifti i dyshuar, në një lloj debati, e hodhën nga ballkoni dhe ajo vdiq në spital”.

Urdangaray deklaroi se nëna e vajzës së saj e kishte kontaktuar të dielën dhe se kjo ishte “hera e fundit” që ata folën.

“Ajo na dërgoi video nga dasma, dukej mirë dhe e lumtur, nuk e kuptoj”, ka shtuar ai.

Ai komentoi gjithashtu se lajmin tragjik e mori vesh nga një mike e Klarës që ndodhej në Barcelonë.

“Nuk isha shumë e sigurt që ishte vajza jonë dhe ajo na tha një mijë çudira dhe po bën gjithçka për ta bërë transferimin si sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.

“Ajo që na duhet është ta viralizojmë këtë, së pari që të mos ndodhë më dhe të riatdhesojmë vajzën time sa më shpejt të jetë e mundur”

Etiketa: 27-vjeçarja argjentinasee vrare nga shqiptariflet babai

Lajme të lidhura

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta
Aktualitet

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi
Aktualitet

Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

19:14 - 09/11/26
Para
Me Balilin e Bajrin, del foto e Tahirit në burg. Mesazhi i gazetarit

Me Balilin e Bajrin, del foto e Tahirit në burg. Mesazhi i gazetarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash
Breaking Views

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26

Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve Vlorë, Klevis Kaso ka dhënë një intervistë për Report Tv pas rasteve të shtuara të banorëve që...

Lexo më shumë
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!

Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!

21:30 - 09/11/26
Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

21:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com