GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“U lavdërua nga Rama, por me borxhe në shtet – ‘Capital Point’ e ‘Forbes Global’ figuron debitore në Tatime”

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“U lavdërua nga Rama, por me borxhe në shtet – ‘Capital Point’ e ‘Forbes Global’ figuron debitore në Tatime”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Capital Point”, kompania e cila u bë pjesë e rrjetit Forbes Global Properties rezulton të jetë nën masën e sigurimit tatimor për shkak të borxheve të papaguar në Tatime. Kompania, e cila u lëvdua publikisht nga kryeministri Edi Rama, është vënë nën masë që në tetor të vitit të kaluar për shkak se nuk ka paguar 18 mijë euro detyrime të prapambetura.

“Tatimpaguesit i është dërguar dokumenti “Njoftim dhe kërkesë për të paguar”, por ai nuk ka paguar ende. Këto detyrime janë subjekt i masave shtrënguese në përputhje me legjislacionin përkatës tatimor,” thuhet në shkresën e Tatimeve.

Drejtoria e Mbledhjes së Detyrimeve Tatimore të Papaguara Rajoni Qendror thekson se nëpërmjet kësaj mase synon që në Qendrën Kombëtare te Biznesit të mos lejohet tjetërsimi mbi pasurinë dhe të drejtat e tjera pasurore që i përkasin këtij tatimpaguesi, deri në shlyerjen e plotë të detyrimeve tatimore.

Capital Point nën sekuestro tatimore

Capital Point është një agjenci pasurish të paluajtshme, që zotërohet nga Ilda Zaloshnja dhe një shtetas amerikan nga Massachusetts i quajtur Brandan Arthur Mativi. Një ditë më parë kompania mbajti një event publik ku njoftoi bashkimin me rrjetin Forbes Global Properties.

Në ceremoninë, ku ishte i ftuar drejtori ekzekutiv i Forbes Global Properties, ishte i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama, i cili i përgëzoi publikisht të dy pronarët e Capital Point për sjelljen e Forbes Global Properties në Shqipëri.

“Do të flas dy fjalë në anglisht, së pari duke shprehur falënderime shumë të sinqerta për një çift që e bëri të mundur një gjë të tillë dhe është diçka që t’ju them të vërtetën ishte diçka për të cilën isha skeptik, sepse ne e dimë shumë mirë që Forbes Property nuk është degë po themi këtu, është ajo e mirëfillta, e vërteta, dhe të shohësh drejtuesin ekzekutiv që vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një grup jo të vogël, për të kremtuar këtë mbrëmje është vërtetë një arritje mjaft e madhe, kështu që përgëzime,” tha Rama. /Kapitali.al

Lajme të lidhura

Aston Villa bie në Nottingham, Braga mund Freiburg në gjysmëfinalen e parë
Breaking Views

Aston Villa bie në Nottingham, Braga mund Freiburg në gjysmëfinalen e parë

23:27 - 30/04/26
“PD, pasuri e shqiptarëve, jo pronë private”/ Iu ndalua kandidimi, reagon Ervin Salianji
Breaking Views

“PD, pasuri e shqiptarëve, jo pronë private”/ Iu ndalua kandidimi, reagon Ervin Salianji

22:55 - 30/04/26
“Beu” i Këlcyrës “Deal” me Zeqillarin/ Zbardhet skema si u manipulua tenderi 1.2 MLD lekë
Breaking Views

“Beu” i Këlcyrës “Deal” me Zeqillarin/ Zbardhet skema si u manipulua tenderi 1.2 MLD lekë

21:38 - 30/04/26
Para
Kosove/ IKSHPK: Uji i Badocit është i sigurt për pije

Kosove/ IKSHPK: Uji i Badocit është i sigurt për pije

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 1 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:55 - 01/05/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 1 Maj 2026

07:43 - 01/05/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 1 Maj 2026

07:38 - 01/05/26
Aston Villa bie në Nottingham, Braga mund Freiburg në gjysmëfinalen e parë

Aston Villa bie në Nottingham, Braga mund Freiburg në gjysmëfinalen e parë

23:27 - 30/04/26
“PD, pasuri e shqiptarëve, jo pronë private”/ Iu ndalua kandidimi, reagon Ervin Salianji

“PD, pasuri e shqiptarëve, jo pronë private”/ Iu ndalua kandidimi, reagon Ervin Salianji

22:55 - 30/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com