GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“U manipulua shorti”/ Gjykata e Lartë reagon pas deklaratës së Salianjit: Pse u ndryshua gjyqtari relator

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“U manipulua shorti”/ Gjykata e Lartë reagon pas deklaratës së Salianjit: Pse u ndryshua gjyqtari relator
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Lartë ka reaguar lidhur me akuzat e ish-deputetit Ervin Salianji, i cili pretendon se ky institucion ka manipuluar shortin për përzgjedhjen e relatorit që do të shqyrtojë rekursin e bërë prej tij, pasi qëllimi është që ai të ngelet në burg dhe të mos e ketë mundësinë për të kandiduar për zgjedhjet e 11 Majit.

Gjykata e Lartë thotë se Albana Boksi është caktuar relatore nga shorti automatikisht pas regjistrimit të çështjes elektronik.

Por, sipas institucionit të drejtësisë, për shkak se gjyqtari Sokol Binaj ka shqyrtuar më herët një rekurs të bërë nga Ervin Salianji për pezullimin e vendimit të Apelit, çështja i ka kaluar sërish atij, bazuar në Urdhrin nr. 106, datë 15.05.2023 të Kancelarit të Gjykatës së Lartë.

“Përmes regjistrimit elektronik në Sistemin e Menaxhimit të Çështjeve Gjyqësore (ICMIS), që nuk administrohet nga Gjykata e Lartë, por nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, shorti cakton automatikisht një gjyqtar relator për çdo çështje të regjistruar. Për këtë çështje është caktuar nëpërmjet shortit elektronik si gjyqtar relator, anëtarja e Kolegjit Penal, Albana Boksi.

Bazuar në Urdhrin nr. 106, datë 15.05.2023 të Kancelarit të Gjykatës së Lartë “Për disa masa organizative lidhur me menaxhimin e çështjeve gjyqësore”, është e detyrueshme që “kur për shqyrtimin e kërkesës për pezullimin e ekzekutimit të vendimit civil/administrativ/penal të regjistruar më parë dhe për shqyrtimin e rekursit të regjistruar më vonë, janë caktuar dy gjyqtarë relatorë të ndryshëm nga sistemi ICMIS, çështja gjyqësore të kalojë në emër të gjyqtarit të caktuar për shqyrtimin e pezullimit të ekzekutimit të vendimit civil/administrative/penal”.

Referuar këtij urdhri dhe për të respektuar përputhshmërinë me praktikën që është ndjekur në të gjitha rastet e kësaj natyre, është kryer kalimi i çështjes për shqyrtimin e rekursit tek gjyqtari Sokol Binaj, i cili është gjyqtari që ka shqyrtuar më parë kërkesën për pezullim të ekzekutimit të vendimit, e regjistruar me numrin 77303-00022-00-2024, datë 01.10.2024.

Mospërmbushja e një veprimi të tillë do të konsiderohej në kundërshtim me rregullat e vendosura për gjyqtarin natyral dhe me standardin e gjykatës së caktuar me ligj.” – thuhet në reagimin e Gjykatës së Lartë.

Ervin Salianji ndodhet prej 27 shtatorit të vitit të kaluar në burgun e Fierit, pasi Gjykata e Apelit e dënoi me 1 vit burgim për shkak se i prishi imazhin Qeverisë duke denoncuar Geron Xhafajn, vëllain trafikant droge të ish-ministrit Fatmir Xhafaj.

Etiketa: GjykatarelatorSalianji

Lajme të lidhura

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26
“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju
Breaking Views

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

22:17 - 15/09/26
“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto
Aktualitet

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Para
Regjistrimi i diasporës, Boçi: Aplikacioni i KQZ, i ngadaltë dhe me vështirësi teknologjike

Regjistrimi i diasporës, Boçi: Aplikacioni i KQZ, i ngadaltë dhe me vështirësi teknologjike

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26

Mbyllet protesta e 108 kundër Ramës. Pas thirrjeve në mbështetje të protestuesve të ndaluar dhe që po mbahen në Bllokun...

Lexo më shumë
“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

22:17 - 15/09/26
“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

21:18 - 15/09/26
“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

20:49 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com