GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

U mbajt peng 24 ditë nga rusët/ Rrëqeth nëna ukrainase: Burrin dhe vajzën m’i vranë para syve

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
U mbajt peng 24 ditë nga rusët/ Rrëqeth nëna ukrainase: Burrin dhe vajzën m’i vranë para syve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Viktoria Kovalenko ka treguar se si u mbajt për 24 ditë peng nga rusët, si dhe tmerrin që ka përjetuar në ato dite. “Ishte një shpërthim, ose disa të shtëna. Më shurdhoi. Xhami i pasmë u thye. Buri im bërtiti “dil nga makina,” e nis ajo rrëfimin e saj. Tmerri i asaj dite është pothuajse i paimagjinueshëm. Nëntë ditë pas luftës në Ukrainë, Viktoira dhe burri i saj Petro kishin vendosur të iknin nga Chernihiv, në veri të vendit. Ata donin t’i mbanin fëmijët të sigurt.

Veronika, 12 vjeç ishte vajza e Viktorias nga martesa e saj e parë. Vajza tjetër e saj, Varvara është vetëm 1 vjeç. Ata u larguan me makinë nga shtëpia e tyre, por teksa ndodheshin në periferi të qytetit pranë fshatit Yahidne, gurët në rrugë ua bllokuan rrugën. Petro u tërhoq, doli dhe filloi t’i heqë nga rruga. Disa sekonda më vonë, makina e tyre u qëllua. Viktoria pa vajzën e saj Veronika dhe burrin e saj të vrarë para syve të saj. “Vajza ime e madhe Veronika filloi të qante sepse kokën ma kishte prerë një copë xhami dhe po më rridhte gjak. Vajza filloi të bërtiste, i dridheshin duart. Më pas doli nga makina dhe unë shkova ta ndjek. Sa dola e pashë të rrëzohej. Kur u afrova i kishte ikur koka. Makina ishte goditur nga një predhë ruse dhe shpërtheu në flakë”, tha Viktoria.

Ajo nuk e pa më Petron, por heshtja e tij i tha Viktorias se edhe burri i saj kishte vdekur. Ajo iku nga makina që digjej. 24 orët e ardhshme ishin një përpjekje e dëshpëruar për të qëndruar gjallë. Viktoria dhe foshnja e saj, Varvara, gjetën strehë në një makinë të parkuar, por më pas të shtënat filluan përsëri. Ajo vrapoi në një ndërtesë të vogël që ishte përdorur qartë nga ushtarët.

Të nesërmen, ata u zbuluan nga patrullimi i trupave ruse. Ata u dërguan në një shkollë në Yahidne dhe u mbajtën rob në bodrum. Nëna dhe foshnja kaluan 24 ditët e ardhshme atje, në kushte të tmerrshme. Viktoria pa njerëzit që vdisnin rreth saj, të paaftë për të marrë kujdesin mjekësor që kishin nevojë. BBC ka vizituar bodrumin dhe ka folur me njerëzit e tjerë të mbajtur atje. Të burgosurit përshkruajnë trupat e shtrirë të pambledhur për orë të tëra, ndonjëherë me ditë. Tani Viktoria dhe Varvara janë në Lviv në perëndim të Ukrainës.

Etiketa: i vrane vajzenLuftenena nga ukrainarrefimRusitortureUkraine

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Tea i jep fund lidhjes me të dashurin misterioz, ja arsyeja

Tea i jep fund lidhjes me të dashurin misterioz, ja arsyeja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani
Aktualitet

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26

Protesta para Kryeministrisë ka marrë tjetër drejtim në mbrëmje, pas disa orësh pa incidente. Fillimisht, drejt godinës është hedhur një...

Lexo më shumë
Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26
Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

17:42 - 21/10/26
Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

17:16 - 21/10/26
E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë

E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë

16:53 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com