GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

U mbajt peng për 246 ditë nga Hamasi, Noah feston si e “çmendur”! Ndërkohë i dashuri vazhdon i zhdukur

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
U mbajt peng për 246 ditë nga Hamasi, Noah feston si e “çmendur”! Ndërkohë i dashuri vazhdon i zhdukur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Duhet të festojmë çdo moment, të vlerësojmë çdo ditë”, shprehet 26-vjeçarja Noah Argamani, e cila këtë vit përjetoi orët më të errëta të jetës së saj, pasi u mor peng nga Hamasi.

Ditën e djeshme, siç raporton Daily Mail , Noah dhe babai i saj kanë organizuar një festë të madhe, duke festuar rikthimin e saj me të afërmit dhe miqtë, ku e reja duket se po argëtohej me shpirt. Të dy shihen duke kërcyer dhe shijuar momentin, ndërkohë që Noa kishte veshur bikini të verdha, ngjyrë që tregon mbështetjen e pengjeve.

Më 7 tetor 2023 , Noah ishte pjesë e festivalit, ku u sulmua nga Hamasi, të cilët vranë qindra njerëz e morën peng dhjetëra të tjerë, përfshirë Noan dhe të dashurin e saj Avinatan Or.

Në një nga videot e publikuara në atë kohë, Noah shihej e tmerruar mbi një motoçikletë, kur u rrëmbye nga terroristët. Deri më sot nuk dihet se ku është i dashuri i saj apo nëse është gjallë. Në qershor, pas 246 ditësh ndalim, ushtria izraelite arriti të shpëtonte Noah. Ajo arriti të shihte nënën e saj 61-vjeçare , Liora, e cila ishte e sëmurë rëndë me kancer në tru. Kjo ishte një nga gjërat e para që ajo pyeti ushtarët që e shpëtuan, “a është gjallë nëna ime?”. Sot ajo është një nga figurat që i bën presion qeverisë Netanyahu dhe komunitetit ndërkombëtar për fatin e rreth 100 pengjeve që ende mbahen nga Hamasi. Ajo madje foli në samitin e G7 në Tokio, duke thënë se çdo natë në duart e Hamasit “kishte frikë se do të ishte e fundit”.

“Është një mrekulli që jam këtu. Abinatan, miku im, është ende atje dhe ne duhet t’i kthejmë ata para se të jetë tepër vonë. Ne nuk duam të humbim më shumë njerëz sesa kemi humbur tashmë”, u shpreh ajo.

Ndërsa nëse është e drejtë të festohet, me mbi 100 pengje ende të zhdukur, Argamani tha: Kam pritur 246 ditë për këtë moment. Nuk është ideale ta bësh këtë festë ndërkohë që ka ende një luftë në vazhdim, me ushtarët tanë ende në fushën e betejës dhe 109 pengje ende në Gaza, duke përfshirë edhe partnerin tim, i cili më mungon tmerrësisht. Por, në të njëjtën kohë, jam e lumtur që festoj jetën me të gjithë ju.

Etiketa: FesteHamasNOA

Lajme të lidhura

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta
Botë

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Para
I shpëtoi atentatit me 10 plumba në Berat, dëshmon Altin Halili: Hakmarrje mbi vrasjen që bëra…

I shpëtoi atentatit me 10 plumba në Berat, dëshmon Altin Halili: Hakmarrje mbi vrasjen që bëra...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte
Breaking Views

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26

Detaje te reja mbi hetimet që lidhen me deputeten e Partisë Socialiste, Sara Mila. Sipas burimeve, agjentët kanë pasur në...

Lexo më shumë
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

22:00 - 11/11/26
Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

21:30 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com