GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

U ndalua për tejkalim shpejtësie, autobusit në autostradën Prishtinë-Mitrovicë iu kapën 57 emigrantë

22:37 - 02/06/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
U ndalua për tejkalim shpejtësie, autobusit në autostradën Prishtinë-Mitrovicë iu kapën 57 emigrantë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të mërkurën rreth orës 22:00 të mbrëmjes, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, policia ka ndaluar një autobus për shkak të tejkalimit të shpejtësisë, ndërsa pas kontrolleve brenda autobusit policia ka vërejtur se janë 57 shtetas të huaj.

Rruga që pikënisje e ka Prishtinën zakonisht shërben për qytetarët që për destinacion e kanë Vushtrrinë e më pas Mitrovicën, megjithatë për disa persona me prejardhje nga Lindja e Mesme që të mërkurën po udhëtonin me autobus, stacioni i fundit ishte përtej kufirit.

Lidhur me ngjarjen bëhet me dije se autobusi që u ndalua në fshatin Milloshevë ishte me targa vendore, ndërsa shoferi ishte personi me inicialet S.U.

Gjithashtu mësohet se pasagjerë ishin 48 sirianë, pesë shtetas nga Egjipti, dy nga Iraku, një palestinez dhe një shtetas nga Bangladeshi.

Nga ana tjetër, sipas policisë së Kosovës, dyshohet se shtetasit e huaj kishin ardhur përmes rrugëve ilegale nga Turqia, ndërsa synim kishin shtetet perëndimore. Drejtuesi i autobusit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa pritet edhe kërkesa për masën e paraburgimit.

“Lidhur me këtë rast, prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka ndaluar një person të dyshuar për veprën penale “kontrabandimi me emigrantë”. Prokuroria brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit dhe pritet vendimi prej anës së Gjykatës”.

Ndërkohë emigrantët janë pranuar dhe trajtuar nga zyrtarë policorë nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, ndërsa pas kësaj 57 emigrantë janë dërguar në Qendrën e Azilit në Magure.

MPB ka treguar se numri i aplikuesve për mbrojtje ndërkombëtare që gjenden aktualisht në Qendrën e Azilit në Magure është 93 persona, ndërkaq kapaciteti i kësaj qendre është 100 persona. Qendra tjetër e azilit në Vranidoll ka kapacitet për 116 persona dhe aktualisht nuk është i vendosur asnjë Azilkërkues.

Etiketa: autobuzEmigrantëKosovemitrovice

Lajme të lidhura

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit
Breaking Views

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit

15:30 - 09/03/26
Para
“Ka tre muaj në BBV, paguhet me taksat tona”, Artan Hoxha ironizon Monika Lubonjën

Artan Hoxha: Dumani ka thënë se Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të deputetit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com