GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U përdor nga autorët në masakrën e Shkodrës, video e momentit të grabitjes së “Range-it”

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U përdor nga autorët në masakrën e Shkodrës, video e momentit të grabitjes së “Range-it”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mediat kanë publikuar videon që tregon momentin e grabitjes së mjetit të përdorur në vrasjen e Shkodrës.

Sipas denoncimit të pronarit të mjetit, grabitja është bërë poshtë banesës së tij dhe menjëherë pas konstatimit është bërë dhe denoncimi në muajin prill.

Edhe pse u dogj plotësisht pas ngjarjes, ekspertiza ka mundur të rikuperojë numrin e shasisë së makinës dhe prej saj është identifikuar mjeti.

Makina “Range Rover Sport” është konfirmuar se është vjedhur në Durrës dhe është denoncuar nga pronarët më 17 prill të këtij viti. A2 CNN mëson se makina ka qenë në pronësi të një punonjësi të sigurisë në Portin e Durrësit.

Një ditë më parë shkoi në 4 numri i viktimave nga ngjarja kriminale e ndodhur në Shkodër më 30 tetor, ku iu bë atentat Hamza Licit dhe Arlind Bushatit. Drejtuesi i motorit të aksidentuar nga makina e viktimave të atentatit, Bashkim Basha, ndërroi jetë në spital.

67-vjeçari po udhëtonte me bashkëshorten e tij me motor kur u përplas nga makina e Licit dhe Bushatit, të cilët ishin objektivat e atentatit. Bashkëshortja e tij humbi jetën në vend.

Hamza Lici humbi jetën në momentin e atentatit, ndërsa Arlind Bushati vdiq në spital një ditë më vonë.

Autorët e ngjarjes së rëndë, tashmë me katër viktima, janë ende të paidentifikuar.

Atentati risolli edhe një herë në vëmendje konfliktin e ashpër shumëvjeçar mes fiseve Bajri dhe Lici. Sipas të dhënave paraprake policore, objektiv i këtij atentati ka qenë një nga viktimat, Hamza Lici, i cili udhëtonte në automjet së bashku me Arlind Bushatin, i cili gjithashtu mbeti i vrarë nga breshëria e plumbave.

Policia dyshon se në automjetin e autorëve kanë qenë të paktën tre persona: dy që kanë qëlluar me armë dhe shoferi i automjetit. Menjëherë pas ngjarjes, automjeti i autorëve u largua nga vendngjarja dhe u dogj pranë ish-repartit ushtarak në fshatin Golem, jo më larg se pesë minuta nga vendi ku ndodhi atentati./a2

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2024/11/672a1d959e4ec.mp4
Etiketa: ShkodërVrasje

Lajme të lidhura

Protesta/ I moshuari tërhiqet zvarrë nga policia, futet me forcë në furgon
Aktualitet

Protesta/ I moshuari tërhiqet zvarrë nga policia, futet me forcë në furgon

22:44 - 17/11/26
50 grabitje luksoze në Francë/ Shqiptari Edison Pula del para gjykatës nën masa të rrepta sigurie
Aktualitet

50 grabitje luksoze në Francë/ Shqiptari Edison Pula del para gjykatës nën masa të rrepta sigurie

22:20 - 17/11/26
51 organizata shqiptaro-amerikane kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës/ Letra me 10 kërkesa
Aktualitet

51 organizata shqiptaro-amerikane kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës/ Letra me 10 kërkesa

22:07 - 17/11/26
Para
Në Itali nderojnë Kristjan Asllanin, të gjithë banorët në shesh

Asllani kalon dëmtimin, stërvitet me grupin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria U21 tregon forcën ndaj Spanjës, kuqezinjtë i bëjnë ballë iberikëve dhe ndajnë pikët
Breaking Views

Shqipëria U21 tregon forcën ndaj Spanjës, kuqezinjtë i bëjnë ballë iberikëve dhe ndajnë pikët

22:50 - 17/11/26

Shqipëria U21  ia del që të marrë barazim historik ndaj Spanjës U21, në miqësoren e luajtur në “Air Albania”. Pavarësisht...

Lexo më shumë
Protesta/ I moshuari tërhiqet zvarrë nga policia, futet me forcë në furgon

Protesta/ I moshuari tërhiqet zvarrë nga policia, futet me forcë në furgon

22:44 - 17/11/26
50 grabitje luksoze në Francë/ Shqiptari Edison Pula del para gjykatës nën masa të rrepta sigurie

50 grabitje luksoze në Francë/ Shqiptari Edison Pula del para gjykatës nën masa të rrepta sigurie

22:20 - 17/11/26
51 organizata shqiptaro-amerikane kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës/ Letra me 10 kërkesa

51 organizata shqiptaro-amerikane kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës/ Letra me 10 kërkesa

22:07 - 17/11/26
Aktivisti nga protesta para Kryeministrisë: “Dhuna është lëvizja e fundit e një qeverie të korruptuar”, thirrje shqiptarëve për 28 nëntorin

Aktivisti nga protesta para Kryeministrisë: “Dhuna është lëvizja e fundit e një qeverie të korruptuar”, thirrje shqiptarëve për 28 nëntorin

22:00 - 17/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com