GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U përmbytën brenda në shtëpi, banorët e Vlorës: Askush nuk ka ardhur të pyesë nëse jemi gjallë

11:32 - 06/10/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
U përmbytën brenda në shtëpi, banorët e Vlorës: Askush nuk ka ardhur të pyesë nëse jemi gjallë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndonëse situata është drejt normalizimit, gjurmët e asaj që ndodhi dy ditë më parë janë ende të dukshme në Vlorë.

Përmbytjet masive që pushtuan Vlorën shkak kryesor duket se kanë mospastrimin e kanaleve të ujërave të larta në qytet të cilët nga mbeturinat dhe prurjet shumta të shiut kthyen pas ujin që vërshuar kryesisht në lagjet pranë tyre.

Se kush ka përgjegjës për situatën e pa ndodhur më parë në Vlorë do të bëhen verifikime. Edhe stacionet e pompave që tërheqin ujin ishin të amortizuara, pa investime ndër vite. Lagjja “Kushtrimi’ ku kalon dhe kanali është një nga lagjet më të dëmtuara.

Ata shprehen se askush nuk ka ardhur për t’i pyetur nëse janë gjallë apo vdekur dhe jo më të bëhet fjalë për dëmshpërblim.

Një grua e moshuar me lot në sy tregon se gjithçka është shkatërruar në banesën e saj.

“Gjysmë metër brenda uji, jashtë 1 metër. Kam 24 orë në këmbë. Po i hedh poshtë, nuk vlejnë më, vijnë erë. Ça të thotë nëna. Gjithçka është e shkatërruar. Gjithçka e përmbytur. Ja uji akoma në banesë. Nuk ka ardhur asnjë të na pyesë a jeni gjallë a vdekur. Të gjitha banesat në lagje janë përmbytur”, tha gruaja.

Ajo tregoi se janë përmbytur dhe herë të tjera dhe nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim.

“Kemi marrë dy batanije ushtarake kur jemi përmbytur herën e kaluar. Dy batanije dhe unë dhe kjo gjitonja se shkuam bashkë. Erdhi një burrë dhe grua, dhe ne e kishim nxjerrë dollapin jashtë se s’kishim çfarë t’i bënim, ai tha ku di unë që s’e ke nxjerrë vetë. Shkatërrimi ka qenë njësoj. Niveli i ujit ishte pak më pak se kësaj radhe”, tha gruaja.

Banorët e saj thonë për mediat se kanali kishte vite pa u pastruar edhe pse ata i kishin bërë thirrje disa herë bashkisë. Hera e fundit që ishte pastruar ishte 6 vite më parë.

“U pastrua para 6 vitesh me një skrep të madh zinxhir. 15 vite më parë e pastruan me goma e bënë xham. Në kohën e Lelit i prishi të gjitha e u bënë mure. Kishim kohë që u thoshim hajde pastroni e nuk vjen njeri. Shirat u përplasën skishin ku të venin. U bllokua aty. Gjithë mbeturinat prishën murin aty, shpërtheu atje (Foto) shpërtheu. Ky është kanali u ujrave që mbledh ujrat që nga pas spitalit. Atje ka qenë liqen por e kanë prishur këta miqt. E ujrat vijnë të gjithë këtu. Aty janë të bllokuara.  Duhet të vijnë ta pastrojnë..” – thotë banori Agim Dinaj.

Më tej ai thotë se kanali është i papastruar në të gjithë vijën e tij, teksa tregon edhe dëmet e rënda nga përmbytja.

“Dynjanë është bërë dëm. Unë kam dyqanet poshtë janë prishur të tëra. Edhe këtu mirë që ishte plaku që mori fëmijët se do I kishte marrë uji para” – shprehet ai.

Edhe një banore, banesa e të cilës është dëmtuar shumë nga përmbytjet thtoë se familja e saj ka bërë disa kërkesa për vite të tëra duke i kërkuar autoriteteve vendore të shkonin të pastronin kanalin, por kërkesa e tyre kishte rënë në vesh të shurdhët.  Edhe stacionet e pompave që tërheqin ujin ishin të amortizuara, pa investime ndër vite

“Është bërë katastrofë të keqen nëna. Kam hedhur poshtë dhe po hedh poshtë’ thotë një banore tepër e tronditur nga humbjet me të cilat përballen.

Para dy ditësh këtu është bërë një katastrofë e paparë. E pallogaritur. Vetëm nga kanali. Nga ura aty. E kanë bërë të papërgjegjshmit. Kemi bërë kërkesa  të mirëmbahet kanali. Kemi kohë që e kemi bërë. Ku nuk kemi vajtur. Kemi vajtur tek ujësjellësi, tek të gjithë kemi vajtur. Njëri thotë kështu, tjetri ashtu. Njëri do ta pastrojë. Por nuk u pastrua.  S’kemi lënë institucion pa bërë kërkesë. Shtëpia më ka krisur. Brenda dhe jashtë.

 

Goditja e parë ka qenë këtu. Shyqyr që më hoqi burri fëmijët. Unë me gjithë djalin e nusen, jemi mbytur nëpër atë lumin e madh që kalonte nëpër Vlorë. Mezi erdhën në shtëpi të largonim fëmijët. Kemi parë llahtar.” – thotë ajo.

Etiketa: banoreKryesore1pembytje

Lajme të lidhura

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin
Aktualitet

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin

15:30 - 17/12/25
Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë
Aktualitet

Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë

15:15 - 17/12/25
Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve
Aktualitet

Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve

14:57 - 17/12/25
Para
Bardhi nga Fieri: Të gjithë më 7 Tetor për t’i dhënë fund shtetit personal të Ramës

Bardhi nga Fieri: Të gjithë më 7 Tetor për t’i dhënë fund shtetit personal të Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin
Aktualitet

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin

15:30 - 17/12/25

Prokuroria e Posaçme nuk i ka dhënë leje Erion Veliajt që të marrë pjesë fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak...

Lexo më shumë
Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë

Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë

15:15 - 17/12/25
Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve

Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve

14:57 - 17/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
“Sqaroja k**vës se s’do hapim procese të reja”/ Përgjimet Balluku-Berberi: Ka rënë dakord me Ramën! S’më pëlqen…

“Sqaroja k**vës se s’do hapim procese të reja”/ Përgjimet Balluku-Berberi: Ka rënë dakord me Ramën! S’më pëlqen…

14:45 - 17/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com