GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U plagos me thikë nga ish i dashuri, flet gruaja: Unë e denoncoja në mëngjes, policia e nxirrte në darkë

12:52 - 08/11/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U plagos me thikë nga ish i dashuri, flet gruaja: Unë e denoncoja në mëngjes, policia e nxirrte në darkë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Manderina Çela, gruaja 46-vjeçare, nënë e tre fëmijëve dhe gjyshe e një nipi u plagos dy ditë më parë nga 41-vjeçari Ilir Çami teksa ndodhet ende në gjendje të rënduar në spitalin e Korçës.

Ajo rrëfeu ngjarjen e rëndë në emisionin “Me zemër të hapur”, teksa tha se nuk ka pasur asnjë lidhje me autorin. Ndërkohë që u raportuar se kishte pasur një marrëdhënie dhe madje dhe vetë 41-vjeçari e kishte pohuar këtë gjë në polici, gruaja mohoi çdo lidhje me të.

Ajo tha se e ka futur dikush, të cilin do e denoncojë në polici, por pa ia thënë emrin. Manderina rrëfeu se gjatë përndjekjes 3-vjeçare e ka denoncuar mbi 10 herë Ilir Çamin, por ndërsa ajo e denonconte në mëngjes, policia e nxirrte në darkë.

“Jam shumë keq, kam dhimbje. Plagët i kam në grykë, në dorë, në krahë. Kisha nipin të shtruar në spital. Erdha këtu që t’i sillja gjërat. Ai më kishte prerë rrugën. Këtë gjë e ka bërë prej 3 vitesh. E kisha denoncuar dhe në polici. Unë e denoncoja në mëngjes, policia e nxirrte në darkë.

Nuk e kam pasur as të dashur, asgjë. Unë një burrë kam pasur. Nuk janë të vërteta ato që kanë nxjerrë. Nuk kam pasur asnjë lidhje me të. Atë e ka futur dikush. Jam 46 vjeçe, nënë e tre fëmijëve, jam edhe gjyshe.

Nuk kam pasur njohje fare. Është i futur nga dikush. Më ka parë për herë të parë te katedralja e Korçës. Më ka kërkuar për të pirë kafe, nuk kam pranuar. E denoncova në polici. Unë e fusja në mëngjes, policia e nxirrte në darkë.

Kam bërë mbi 10 denoncime. Para gati një viti ka qenë në arrest shtëpie. Më ka ardhur dhe te shtëpia. U kap me burrin tim, unë lajmërova policinë, erdhi e mori.

Në momentin që më shtriu në tokë, më futi thikën në fyt, aty kam parë një burrë që erdhi e hoqi, më nuk mbaj mend gjë, kam rënë pa ndjenja.

Pardje nuk më foli fare. U shkëmbyem në rrugë, ai në punë të tijën, unë në punën time.

Më ka kërkuar shumë herë për të pirë kafe, unë nuk e pranova asnjëherë. Nuk e di se çfarë qëllimi kishte. Jam shumë e tronditur. As fëmijët dhe as bashkëshorti nuk ndihen mirë. Të lutem vetëm të dhënat që janë dhënë janë të gabuara. Motra ka qenë shumë e tronditur dhe asaj i kishte rënë të fikët. Dhe mund ta denoncoj personin që e ka futur Ilir Camin. Erdhi policia dje për denoncimin, por nuk isha në vetëdije”, tha Manderina Çela.

Etiketa: Manderina ÇelaPlagosjePolicia e Korces

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
Makina del nga rruga dhe merr flakë, shpëton mrekullisht familja

Makina del nga rruga dhe merr flakë, shpëton mrekullisht familja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com